Gjuriq: Politika e kësaj Qeverie është politikë e mos heqjes dorë nga Kosova e Metohia
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq tha sot në seancën e Kuvendit për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, se politika e Qeverisë së Sërbisë është ajo e mos heqjes dorë nga Kosova e Metohia dhe e zbardhjes së gjithçkaje që regjimi represiv i Albin Kurtit bën ndaj popullit sërb në Kosovë.
Gjuriq tha se Qeveria e Sërbisë në periudhën e mëparshme përmes veprimeve në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Zyrës për Kosovë e Metohi, si dhe përfaqësive konsullaro-diplomatike, ka punuar në mbrojtje të integritetit territorial të Sërbisë dhe duke treguar gjendjen e popullit sërb në Kosovë.
"Do t'ju them dhe ju dhe do t'u them të gjithëve në Sërbi sot se politika e kësaj Qeverie është politika e mos heqjes dorë nga Kosova e Metohia, se politika e kësaj Qeverie është politika e luftës për të ndalimin e afirmimit të mëtejshëm të së ashtuquajturës pavarësi e Kosovës dhe Metohisë, se politika e kësaj Qeverie është politika e zbardhjes së gjithçkaje që regjimi represiv i Kurtit po bën ndaj popullit sërb në Kosovë e Metohi", tha Gjuriq.
Duke i’u drejtuar deputetëve, theksoi se Sërbia ka "marzh minimal për gabime politike" dhe se ndodhet në udhëkryq të interesave ndërkombëtare politike, ekonomike dhe sigurisë.
"Përgjegjësia dhe uniteti duhet të jenë fjalët kyçe në debatin për mocionin e mosbesimit të Qeverisë së Republikës së Sërbisë, në kontekstin e momentit në të cilin po zhvillohet ky debat dhe nuk duhet të humbasim nga pamja asnjë moment dhe e ndiej si përgjegjësi e veçantë si ministër i Punëve të Jashtme të theksoj se ky debat ndërmerret në momentin kur vendi ynë ka marzhim minimal për gabime politike", tha ai.
Gjuriq vlerësoi se Sërbia është në udhëkryq të interesave ndërkombëtare politike, ekonomike e të sigurisë për të cilën sikurse tha, nuk duhet të lejojë që të tjerët të marrin vendime në vend të saj.
"Nuk duhet të lejojmë që të n’a përsëritet situata historike që të tjerët të marrin vendime për ne, ndaj është e rëndësishme që politika jonë e jashtme të jetë pasqyrim i konsensusit në shoqërinë tonë, të jetë pasqyrim i unitetit në shoqërinë tonë dhe pasqyrim i përgjegjësisë kombëtare", tha ministri.
Ai theksoi se Sërbia gjatë periudhës së mëparshme, punoi dhe në zhvillimin e marrëdhënieve me një sërë partnerësh strategjikë kryesorë në bashkësinë ndërkombëtare.
Gjuriq kujtoi se më 17 korrik të këtij viti, Sërbia çeli Dialogun Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar se u çel kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.
"Dhe ky nuk ishte vetëm një takim diplomatik. Ky nuk ishte një mundësi për fotografi. Ky ishte hap thelbësor para në marrëdhëniet mes dy vendeve tona, që mundësoi që marrëdhëniet tona t’i fusim në strukturë, metodologjinë e punës, lidhjen mes ministrive dhe institucioneve të ndryshme”, tha Gjuriq.
Sikurse tha, përmes Dialogut Strategjik u çelën mundësitë për bashkëpunim në fushat e arsimit dhe shkencës, energjisë dhe sigurisë energjetike, si dhe çminimit.
"Me memorandumin e mirëkuptimit që u nënshkrua, krijuam kushtet për siguri më të madhe energjitike dhe zhvillim të mëtejshëm të infrastrukturës energjitike të vendit tonë", tha ministri.
Gjuriq theksoi se Sërbia promovoi Ekspo 2027 në mbarë botën, çeli dyer të reja për ekonominë sërbe dhe zgjeroi rrjetin diplomatik.
"Pra, në kohën që jetojmë, asnjë shtet nuk mund t’i lejojë vetes që të jetë pasiv dhe ne nuk ishim pasiv. Kemi qenë më aktivë se kurrë ndonjëherë", tha ai.
Duke folur për marrëdhëniet me shtetet e tjera, Gjuriq kujtoi vizitën e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq në Kinë, për të cilën e vlerësoi se thelloi bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve, duke bërë të ditur se Sërbia nuk i ka lënë pas dore marrëdhëniet me Federatën Ruse, as me vendet e Azisë, Amerikës Latine dhe Afrikës.
Ai tha se në 60 ditët e mëparshme kishte vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadanë, Brazilin, Panamanë, Armeninë, Uzbekistanin, Moldavinë, Finlandën, Republikën Çeke, Sllovakinë dhe Italinë, duke theksuar se këto takime nuk ishin vetëm protokollare, por pjesë e përpjekjeve për të thelluar pozitën ndërkombëtare të Sërbisë.
Gjuriq vuri në dukje se ka nisur Dialogu Strategjik me Izraelin nën ruajtjen njëkohësisht të marrëdhënieve me vendet arabe.
"E gjitha ka qenë thellimi i pozitës ndërkombëtare të vendit tonë", konkludoi Gjuriq.
komentet