Vendimi ndaj Thaçit zbulon standarte të dyfishta të pazgjidhura të Perëndimit ndaj Kosovës

Hašim Tači
Burim: Kosovo Online

Sërbia nuk kërkon asgjë tjetër veç trajtimit të barabartë dhe se ajo që ndodhi gjatë konfliktit në Kosovë e Metohi të quhet me emrin e vërtetë. Vendimi i shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, ish-kryeministër e president i të ashtuquajturës Kosovë dhe ish-komandant i të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), si dhe tre ish pjestarëve të saj të tjerë, për shumë u paraqit surprizues. Thaçi u dënua me dënim me vetëm 25 vite burg. Jakup Krasniqi ish-zëdhënës i UÇK anëtar i Drejtorisë për Çështje Politike, mori të njëjtin dënim.

Ata u gjykuan për krime lufte e krime ndaj njerëzimit të kryera gjatë konfliktit në Kosovë në vitet 1998-1999. "Ata janë penalisht përgjegjës për krime lufte që përfshijnë ndalimin e 385 personave, trajtimin mizor të 49 të tjerëve, torturën e 303 personave e vrasjen e 96 personave", thuhej në vendim. Gjykata më tej spegoi se viktimat ishin shqiptarë kosovarë të cilët të akuzuarit i konsideronin kundërshtarë politikë dhe bashkëpunëtorë të pushtetit të atëhershëm të Republikës Federative të Jugosllavisë, si dhe sërbë e romë. Gjykata rrëzoi akuzat për krime ndaj njerëzimit.

Përse vendimi shkaktoi surprizë mes shumë në komunitetin shqiptar, por dhe mbarë botën?

Vendimet e mëhershme të gjykatave ndërkombëtare që u morën me ish Jugosllavinë, së bashku me raportimet e njëanshme të mediave masive gjatë luftërave etnike e fetare në hapësirën e ish Jugosllavisë në vitet ‘90, krijuan pamje të thjeshtuar të çunave të mirë e të keq. Pavarësisht faktit se krime mjaft të rënda lufte u kryen nga të gjitha palët, media globale e të njëanshme të Perëndimit, paraqesnin Sërbinë si Izrael rajonal, ndërsa sërbët si agresorë e ndërhyrës në territor të huaj, e përafërt me mënyrën se si portretizohen hebrenjtë në Palestinë, sikur të mos kenë lidhje historike apo shpirtërore me atë vend. Kur kësaj i shton faktin se hyrën në konflikt me popujt e besimit islam, fuqitë perëndimore në atë kohë vështirë se mund të gjenin viktima të lehta të përshtatshme e kolaterale sesa sërbët, ndërsa përpiqeshin të tregonin qasjen e tyre të balancuar me botën myslimane.

Për rjedhojë, 27 vite pas konfliktit të armatosur, pashmangshmërisht lind pyetja: si mundet që liderët e palës që luftonin ndaj sërbëve ku vazhdimisht paraqitej si çlirimtare, viktimë e krimeve më të rënda të luftës dhe i preferuari i Perëndimit, në përgjithësi nuk dënoheshin?

Njerëzit asistojnë në protestë pas vendimit të Gjykatës së Hagës që dënoi ish liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVK), përfshirë ish presidentin Hashim Thaçi, u dënuan për krime lufte në Prishtinë më 1 tetor 2026.

Megjithatë, problemi është më i thellë se konstatimi se ndikimi i këtij vendimi është më i vogël dhe se mbërriti mjaft vonë. Çështja kyçe është se ky vendim nuk vë në pikëpyetje aktivitetet terroriste të UÇK gjatë konfliktit në Kosovë dhe agresionin e NATO ndaj Republikës Federative të Jugosllavisë. Liderët politikë e ushtarakë të UÇK kanë qenë pikërisht njerëzit që tani janë dënuar: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Në këtë mënyrë, Odat e Specializuara të Kosovës, të njohur si Gjykata Speciale për Kosovën, praktikisht liron UÇK.

Odat e Specializuara të Kosovës u themeluan në vitin 2015 me vendim të së ashtuquajturit Kuvend i Kosovës nën presionin e fortë ndërkombëtar të Unionit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Detyra kryesore e Odave të Specializuara është të hetojë dhe procesojë krimet e rënda penale ndërkufitare e ndërkombëtare, para së gjithash krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, të nisura apo të kryera në Kosovë mes 1 janarit të vitit 1998 dhe 31 dhjetorit të vitit 2000. Arsyeja zë fill nga raporti i Këshillit të Europës të vitit 2011 të cilin e bëri senatori zviceran Dik Marti ku tregoi përfshirjen e pjestarëve të UÇK në rrëmbime, vrasje e tregti ilegale të organeve humane. Duke pasur parasysh rrezikun e lartë nga frikësimi dhe rrjedhja e informacionit, gjykata mori detyrën që të sigurojë mjedis të sigurt për kryerjen e procedurave. Selia e saj për këtë arsye u zhvendos në Hagë, ndërsa stafi dhe gjyqtarët e përbënin vetëm ekspertë ndërkombëtarë.

Kurth për botën dhe publikun

Vendimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve përfaqëson kurth për bashkësinë ndërkombëtare dhe publikun. Në praktikë, ai përcakton grup të dënuar si një organizatë kriminale, anëtarët e të cilit në shkallën e parë u shpallën fajtorë për vrasje individuale. Me fjalë të tjera, nuk u dënuan për persekutim e vrasje sistematike, pra krime kundër njerëzimit të kryera në baza etnike e fetare. Ndonëse platforma zyrtare politike e UÇK sigurisht, nuk shpalli zyrtarisht persekutim etnik apo fetar, strategjia dhe aktivitetet e saja ushtarake në terren në praktikë përfshinin dhunë masive me motive etnike dhe dëbim të popullsisë joshqiptare. Ndonëse dënimet e dhëna janë mjaft të rënda, kualifikimi juridik i krimit vijon praktikën e gjykatave të mëparshme, sipas së cilës vetëm krimet e luftës ndaj sërbëve nuk trajtohen si krime kundër njerëzimit.

Trazirat e sotme gjeopolitike e veçanërisht administrata e presidentit Tramp, krijon kushtet në të cilat kjo narrativë mund të ndryshojë. Shpresojmë që politika “autopilot” e ndjekur prej dekadash të mos përsëritet në këtë rast si refleks. Presim qëndrim të bazuar në fakte. Sërbia pret të njëjtën nga Izraeli, vend që prej dekadash është përballur me kërcënime e sulme terroriste në masë që asnjë vend tjetër nuk mund të krahasohet. Gjithçka kulminoi me masakrën e 7 tetorit të vitit 2023, humbjen më të rëndë të jetës hebreje qysh nga Holokausti, e shënuar me vrasje brutale e patologjike, dhunë seksuale dhe pengmarrje të foshnjave, fëmijëve, shtatzënave dhe civilëve të të gjitha kategorive të tjera.

Sërbia nuk kërkon asgjë tjetër veç trajtimit të barabartë dhe që ajo çka ndodhi gjatë konfliktit në Kosovë e Metohi të quhet me emrin e duhur. Drejtësia e vonuar, megjithatë, nuk u sjell ngushëllim familjeve të viktimave të UÇK apo qindra mijëra sërbëve që braktisën Kosovën e Metohinë pas përfundimit të luftës.
Natyra e asaj organizate pasqyrohet edhe në faktin se nga 220 mijë sërbë që braktisën Kosovën e Metohinë për shkak të persekutimit, kërcënimeve dhe kushteve të padurueshme të jetesës, pas luftës dhe vendosjes së pushtetit civil të ish komandantëve të UÇK të cilët uniformat e tyre ushtarake i zëvendësuan me rroba civile, u kthyen vetëm 2%.

Rezultati i aktiviteteve të UÇK nën Thaçin dhe bashkëpunëtorëve të tij ishin 2,187 sërbë të vrarë, kryesisht civilë përfshirë kositës në Stari Gracko, si dhe njerëz që u rrëmbyen e u vranë në hakmarrjet e pasluftës, sulme dhe rrëmbime pas 12 qershorit të vitit 1999. Fati i 570 joshqiptarëve të tjerë mbetet i panjohur.

Gjatë masakrës tre-ditore ndaj sërbëve nga 17-19 mars të vitit 2004, u vranë 10 sërbë, u shkatërruan apo u dogjën 35 kisha e manastire bashkq me 935 objekte sërbe përfshirë 738 shtëpi dhe 10 objekte publike, si shkolla, qendra postare e shëndetësore. Gjithsej 4,012 sërbë u dëbuan nga gjashtë qytete dhe nëntë fshatra. Dy fshatra, Sllatina dhe Svinjare u shkatërruan plotësisht.

Dimensioni fetar gjithashtu duhet të merret parasysh, veçanërisht duke marrë në konsideratë se pikërisht Kisha Ortodokse Sërbe (SPC) sot është një nga institucionet kyçe që mbijetoi në kushte pothuajse të pamundura në Kosovë e Metohi. Ajo përfaqëson fortesë që as UÇK dhe as pushteti aktual ekstremist në Kosovë e Metohi nuk kanë arritur ende t’a heqin. Pothuajse përditë jemi dëshmitarë të përpjekjeve të përfaqësuesve të institucioneve të përkohshme në Prishtinë, me anë të formave të ndryshme të presionit, pamundëson mbijetesën e mëtejshme të KOS në krahinën jugore sërbe.
Gjatë vitit 2021, pushteti në Prishtinë intensifikoi përpjekjet diplomatike për të përvetësuar trashëgiminë kulturore sërbe. Këto përpjekje u udhëhoqën nga Albin Kurti, kryeministër i Institucioneve të Përkohshme në Prishtinë, i cili u përcolli letra zyrtare 54 liderëve botërorë dhe UNESKO.

Në ato letra dhe paraqitje publike, u paraqitën "argumente" se manastiret dhe kishat ortodokse në Kosovë e Metohi, përfaqësojnë "trashëgiminë kosovare", nën kërkesat për të ndryshuar statusin e tyre formal dhe hequr përgjegjësinë e Sërbisë për ato monumente.

Katër objekte fetare ortodokse sërbe-Manastiri i Deçanit, Patriarkana e Pejës, Graçanica dhe Virgjëresha Mari e Levishkës-do të hiqeshin kështu nga Lista e Trashëgimisë Botërore nën Rrezik, nën spegimin se kushtet e sigurisë kanë ndryshuar dhe se institucionet kosovare janë të afta t'i mbrojnë. Pushteti është veçanërisht kundër termit "trashëgimi kulturore sërbe" në dokumentet zyrtare, duke insistuar në atë që këto monumente kulturore dhe kisha ortodokse u përkasin të gjithë qytetarëve dhe "shtetit të Kosovës", pavarësisht përkatësisë etnike. Kosova është djepi i kombit sërb, duke pasur parasysh rëndësinë e saj të jashtëzakonshme historike, shpirtërore e kulturore në identitetin kolektiv dhe mitologjinë kombëtare të sërbëve, veçanërisht për shkak të lidhjes me Mesjetën dhe Betejën e Kosovës në vitin 1389 kundër ushtrisë pushtuese të Perandorisë Osmane nën komandën e Sulltan Muratit I, si dhe për shkak të manastireve dhe kishave nga shekujt XII dhe XIV.

Kosova është Jerusalemi sërb dhe në kuptimin formal-juridik, Galileja sërbe: territori sovran i Republikës së Sërbisë ku beteja demografike është humbur gradualisht në disa raste. Shumica e vendeve të BE kanë kthyer kokën për vite me radhë para kësaj tentative për të promovuar revizionizëm kaq radikal historik dhe minuar të drejtat fetare e njerëzore.

Komponenti radikal fetar, i cili kaq shpesh anashkalohet kur flitet për aktivitetet e UÇK ideologjia e së cilës ishte baza e përpjekjeve për t'u shkëputur nga Sërbia, tregohet në dritën e duhur përmes pjesëmarrjes së një numri të konsiderueshëm shqiptarësh nga Kosova e Metohia në operacionet e Shtetit Islamik, nga të cilët disa ishin edhe komandantë ushtarakë. Një nga pjestarët më të kërkuar të Shtetit Islamik, ishte shqiptari nga Kosova e Metohia xhihadisti Lavdërim Muhaxhiri, i njohur dhe si Abu Abdullah al-Kosovi. Ndodhej në listën amerikane të terroristëve më të kërkuar dhe pati rol kyç në rekrutimin e shqiptarëve për operacione terroriste në Lindjen e Mesme.

Në kundërshtim me propagandën sistematike dhe të organizuar të zhvilluar ndër dekada, e cila palën sërbe e paraqiste si të vetmen përgjegjëse për gjithçka çka ndodhi në Kosovë gjatë viteve ‘90, sërbët dhe jo-shqiptarët e tjerë praktikisht u zhdukën nga ai territor. Detyrimet e ndërmarra me synim krijimin e Bashkësinë së Komunave Sërbe nuk janë përmbushur. Ashtu sikurse në disa vende të Lindjes së Mesme, shtypja dhe zhdukja e komuniteteve kristiane vijon me pak shqetësim të treguar nga pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare.

Është veçanërisht zhgënjyese që, pas vendimit të shkallës së parë ndaj ish liderëve të UÇK më 16 shtator, demonstruesit në Kosovë e Metohi reaguan dhunshëm, ndërsa protestat e mbështetësve të tyre në Hagë shkaktuan trazira në të cilat policia holandeze u detyrua të përdorte topa uji, sprej me piper dhe shkopinj. Në dallim nga pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë, ku u shfaqën përfaqësuesit e pushtetit, elita intelektuale dhe organizatat e shoqërisë civile që dënuan krimet e kryera në emër të popullit të tyre, reagime të tilla në Kosovë e Metohi sot nuk ka. Në fund mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë vendimi i shkallës së dytë pas ankesës.

Për lexuesit hebrenj, kjo pashmangshmërisht të kujton manipulimin e aftë të fakteve historike nga periudha e Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit.

Ndërsa shqiptarët në Shqipëri patën rol fisnik dhe të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e komunitetit të vogël hebre dhe refugjatëve hebrenj çka Shqipëria u bë vendi i vetëm në Europë ku numri i hebrenjve në fund të luftës ishte më i lartë se para Holokaustit, situata në zonën e copëtuar të Kosovës e Metohisë ishte krejtësisht ndryshe. Pjestarët e Ballit Kombëtar, organizatë nacionaliste dhe antikomuniste shqiptare e themeluar në vitin 1942 me qëllim krijimin e Shqipërisë së Madhe, bashkëpunuan ngushtësisht me forcat italiane e më vonë me ato gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht se u deklaruan kundër pushtuesve.

Në Kosovë e Metohi, si dhe në pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi të sotëm, kryen krime të panumërta dhe vrasje masive ndaj joshqiptarëve, veçanërisht ndaj sërbëve. Divizioni i XXI malor Vafen SS "Skenderbeg" (i pari shqiptar) mban përgjegjësi direkte për arrestimin dhe dëbimin e hebrenjve nga Kosova e Metohia gjatë Luftës së Dytë Botërore. I përbërë kryesisht nga shqiptarë kosovarë nën komandën gjermane, njësia u formua në pranverën e vitit 1944 Myftiu i Madh i Jerusalemit Haxhi Amin el Huseini si rekrutues dhe propagandist fetar për njësitë myslimane të Vafen SS të Hajnrih Himler, duke ndihmuar në krijimin e bazës për divizionet ballkanike në thelb të të cilave ishte Divizioni XXI Malor Vafen SS "Skenderbeg".

Fill pas formimit, u shndërrua në mjet kyç në zbatimin e Holokaustit në atë zonë. Më 14 maj të vitit 1944, pjestarët e divizionit "Skenderbeg" kryen bastisje masive në shtëpitë hebraike në Prishtinë. Arrestuan 281 anëtarë të komunitetit, plaçkitën pronën e tyre dhe i’a dorëzuan Gestapos. Hebrenjtë e arrestuar u çuan në kamp të përkohshëm paraburgimi në Prishtinë dhe më pas përmes kampit të Panairit të Vjetër në Beograd, u deportuan në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen.

Veçanërisht duhet përmendur Xhaferr Deva, ministri i Punëve të Brendshme në qeverinë kolaboracioniste, i cili rekrutoi aktivshëm pjestarë dhe bashkëpunoi me shërbimet e inteligjencës gjermane. Gazeta e njohur Jerusalem Post raportoi gjithashtu rreth iniciativave për rindërtimin e shtëpisë së tij në Mitrovicën e Kosovës.

Krimet e luftës gjatë viteve ‘90 në territorin e ish-Jugosllavisë u kryen nga të gjitha palët në konflikt. Fatkeqësisht, krime të rënda lufte u kryen dhe në emër të sërbëve. Të gjitha viktimat e krimeve të motivuara nga urrejtja etnike dhe fetare, meritojnë respekt të barabartë dhe të gjithë autorët meritojnë ndëshkim të barabartë. Viktimat sërbe meritojnë të njëjtin respekt dhe plagët mbeten të pashëruara. Ky është njëkohësisht paralajmërim për njerëzimin; pyetja e vetme është se kush do të etiketohet më pas. "Audiatur et altera pars", maksimë legale latine, paraqet themelin e drejtësisë dhe procesit të rregullt ligjor në sistemet ligjore dhe administrative në mbarë botën.

E shkruar për Jeruzalem post nga: Aleksandar Nikoliq, konsulli i nderit të Republikës së Sërbisë në Izrael dhe dr Vladimir Marinkoviq, ish nënkryetar i Kuvendit Popullor të Republikës së Sërbisë dhe kryetar i kongresit të miqësisë sërbo-amerikan.