Gjuriq: Prishtina për lëvizjet e njëanshme është gjithnjë e më e izoluar në bashkësinë ndërkombëtare
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq u shpreh se me aktivitetet e saj intensive diplomatike, Sërbia arriti të përfitojë partnerë kyç europianë për çështjen e Kosovës dhe theksoi se sjellja e njëanshme dhe dhuna e rregjimit të Albin Kurtit u ndesh me dënimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe çoi deri në izolimin më të keq, transmeton RTV.
Gjuriq tha se pavarësisht asaj se në disa organizata ndërkombëtare në Europë egziston shumicë jo e favorshme për çështjen e statusit të Kosovës, diplomacia sërbe arriti që të ndalë hyrjen e Prishtinës në Këshillin e Europës.
"Thjesht, situata në kontinentin europian për Sërbinë është më e pafavorshmja kur bëhet fjalë për numrin e vendeve që njohin pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë, por për fat disa nga vendet e mëdha europiane e kushtëzuan Prishtinën me formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, duke zbatuar standarde të caktuara për të mbrojtur të drejtat e popullit sërb në Kosovë e Metohi dhe ky është rezultat, mes të tjerave, i angazhimit të diplomacisë sonë", tha Gjuriq i ftuar në Radio Beogradi 1.
Duke folur për Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës, i cili u mbajt në Moldavi në mesin e majit, shefi i diplomacisë sërbe theksoi se Prishtina sërish nuk arriti të përmbushte qëllimet e veta.
"Një lajm shumë i rëndësishëm për ne që erdhi nga ajo seancë është se edhe këtë vit, pra Prishtina në atë seancë të rregullt, nuk arriti me përpjekjet e veta që të hyjë në përbërje të kësaj organizatë që është e rëndësishme, ndonëse në të, ata kanë më shumë se 2/3 e shteteve anëtare që njohin pavarësinë e shpallur njëanshmërisht", theksoi Gjuriq, raporton Tanjug.
Ai shtoi se ky është rezultat i shumë viteve punë në të gjitha nivelet, përfshirë dhe bisedimet mes presidentit Aleksandar Vuçiq dhe liderëve më të rëndësishëm europianë e botërorë, si presidenti francez Emanuel Makron dhe kancelari gjerman Fridrih Merc ku gjithmonë është theksuar se para çdo lloj afirmimi të pozitës prishtinase, duhet të vendoset mbrojtja e të drejtave dhe interesave sërbe.
Duke komentuar lëvizjet dhe presionet e njëanshme ndaj të cilave është e ekspozuar popullsia sërbe në Kosovë, Gjuriq theksoi kundërefektin që kanë lëvizje të tilla në planin ndërkombëtar, kur bëhet fjalë për palën prishtinase.
"Prishtina nga njëra anë, në tre vjet e gjysmë në terren shkaktoi dëme të mëdha për popullin tonë, shkaktoi dëme të mëdha dhe shkaktoi shumë të këqija, nëse doni, interesat e njerëzve të zakonshëm. Disa institucione tona i mbylli me forcë, i detyroi të largoheshin nga ai territor. Sigurisht, nuk pushuan së punuari dhe investimet e Beogradit vetëm sa u rritën. Përpjekjet e Zyrës për Kosovë e Metohi dhe institucioneve të tjera shtetërore vazhduan, kjo është e rëndësishme", deklaroi Gjuriq, shkruan RTV.
Nga ana tjetër, shprehu kënaqësinë ku në bashkësinë ndërkombëtare, kjo sjellje e Prishtinës u dënua në shkallë të caktuar.
Sipas vlerësimit të tij, qasja irracionale e autoriteteve prishtinase shkon në favor të argumenteve të Beogradit.
"Regjimi i Kurtit, sa më i dhunshëm të jetë në terren jo vetëm kundër sërbëve, por edhe kundër të gjithë atyre që mendojnë ndryshe, aq më i izoluar është në bashkësinë ndërkombëtare. Kjo është qasje irracionale në bashkëveprimin me bashkësinë ndërkombëtare dhe kjo është në favorin tonë. Sa më irracionale, radikale, më pak të gatshme për dialog, bisedë dhe bashkëpunim, aq më të forta dëgjohen argumentet nga ana jonë se kemi të bëjmë me një regjim vërtet shovinist që nuk do të ndalet para asgjëje për të arritur qëllimin e nxjerrjes së plotë të popullit tonë nga terreni", theksoi Gjuriq.
Shefi i diplomacisë sërbe theksoi se pikat ndërkombëtare e diplomatike duhet të sjellin përfitime reale për njerëzit që jetojnë në Kosovë.
"Ajo për të cilën duhet të kujdesemi është që sukseset tona të mos jenë si të 'Pirros'. Ndaj është mjaft e rëndësishme që si presidenti ashtu edhe qeveria në vitet e kaluara të përforcojnë me investime materiale popullin tonë në Kosovë e Metohi, në kishën tonë dhe që mbi të gjitha sërbët të kenë dëshirën për të qëndruar dhe për të mbijetuar", tha ministri.
Sërbia dhe Shqipëria janë dakordësuar parimisht për çeljen e konsullatave në Shkodër e Bujanovc
Gjuriq raportoi se Sërbia dhe Shqipëria janë dakordësuar në parim për çeljen e konsullatave në Shkodër dhe Bujanovc.
"Jam i lumtur që pata bisedime të mira me ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ferit Hoxhën me të cilin arritëm marrëveshje në parim për të çelur konsullatat e dy vendeve tona në Shkodër dhe Bujanovc", tha Gjuriq, raporton Nova.
Duke folur për Unionin Europian, Gjuriq tha se Sërbia ka përshpejtuar zbatimin e reformave nga axhenda e BE dhe se anëtarësimi në të është interes kombëtar i Sërbisë.
"Mendoj se është shumë e përgjegjshme dhe e rëndësishme që Sërbia të përshpejtojë rrjedhën e zbatimit të reformave që janë pjesë e axhendës europiane. Unë besoj se interesi ynë kombëtar është që të jemi në atë tryezë, sepse kjo ndryshon jo vetëm 62% e shkëmbimit tonë ekonomik me vendet e BE, por 78% me vendet e BE dhe rajonin. Nëse llogaritni këtë se çdo mënyrë, lidhja jonë jetësore e sigurisë është e lidhur me këtë kontinent dhe vendimet merren aty me ose pa ne, është më mirë të jemi aktorë dhe pjesëmarrës aktivë në vendimmarrje sesa të jemi vetëm objekt vendimmarrjeje", tha ministri Gjuriq.
Ky i fundit foli dhe për marrëdhëniet mes Sërbisë dhe Çekisë dhe tha se "Sërbia në Çeki ka një tjetër fortifikim në Europën Qëndrore".
"Patëm bisedime fenomenale në Çeki, ku kemi ministrin e ri të Punëve të Jashtme, Petar Macenko, i cili deklaroi gjatë vizitës sime se vendimi për të njohur Kosovën dhe Metohinë ishte nën presionin e disa prej qeverive të mëparshme çeke, të cilat deklaruan se çështja e Kosovës dhe Metohisë është çështje sërbe", tha Gjuriq.
0 komentet