Gjuriq: Nisi kapitull i ri marrëdhēnieve mes Sērbisē dhe SHBA
Me nisjen e dialogut strategjik sot, ka nisur kapitull i ri në marrëdhëniet mes Sērbisë dhe SHBA, deklaroi në Uashington ministri i punēve tē jadhtme tē Sērbisē Marko Gjuriq, duke shtuar se ka diskutuar për situatën në rajon me përfaqësuesit më të lartë të administratës amerikane dhe se u vënē nē dukje se sērbët në Kosovë kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje.
"Sot nisi kapitull i ri në marrëdhëniet mes Sērbisë dhe Amerikës dhe i përgëzoj të gjithë qytetarët për partneritetin strategjik mes Sērbisë dhe SHBA. Kjo është diçka që nuk e kemi pasur as gjatë kohës së Jugosllavisë së madhe," tha Gjuriq.
Ky i fundit theksoi në veçanti se mbarë udhëheqēsia e lartë e Departamentit të Shtetit asistoi në bisedimet me delegacionin e Sērbisē.
"Sesioni u çel nga sekretari i Shtetit, Marko Rubio ku patëm dhe takim të shkurtër me të e më pas diskutime në grupe pune me ndihmës-skretarin e Shtetit për Energjinë dhe Tregtinë, si dhe me përfaqësues të Pentagonit. Në 24 orët e fundit, këtu patëm dhe përfaqësues të NASA ndërsa kulmi ishte biseda me Kristofer Landau, personin me të cilin bashkëpunuam vitin e kaluar për të ndihmuar Republikën Sērbe tē Bosnjēs dhe për të stabilizuar situatën në B&H," tha ministri.
Bëri të ditur se u diskutua një gamë e gjerë temash, duke filluar nga energjia, pasi është e rëndësishme që Sērbia të vazhdojë të forcojë sigurinë energjitike, të ndërtojë korridore të reja energjitike dhe kapacitete energjitike, si dhe infrastrukturë rrugore. Gjuriq tha se marrëveshja e nënshkruar në fushën e arsimit është shumë e rëndësishme. Ai theksoi se u diskutua në detaje për situatën në rajon, si dhe për mënyrat se si mund të realizohen interesat dhe si ato mund të bëhen edhe më plotësuese.
"Përcella përshëndetjet e njerëzve nga Kosova e Metohia, të cilët kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje. Përmenda Manastirin e Deçanit dhe nevojën për të mbrojtur atë manastir, duke pasur parasysh praninë ushtarake përreth tij dhe faktin se ka vite që ndodhet në listën e manastireve më të rrezikuara. Ajo prani ushtarake duhet të vazhdojë," tha ministri Gjuriq.
Ky i fundit shtoi se nuk ka mbetur temë e rëndësishme pa u trajtuar, çka është thelbësore sepse, sikurse tha, kjo do të sjellë rregullsi në komunikimin mes dy vendeve.
"Kjo nuk është një ngjarje e njëhershme, por do të vazhdojë të ndodhë rregullisht dhe do të sjellë me vete krijimin e planit për bashkëpunimin e ministrive të ndryshme. Kjo nuk do të thotë se ne gjithmonë do të dakordēsohemi për gjithçka, apo se do t'i shikojmē disa gjëra në të njëjtën mënyrë. Sērbia ndjek politikë të pavarur, por kemi marrëveshje, konsensus të fortë se duam partneritet strategjik, bashkëpunim afatgjatë dhe marrëdhënie më të mira. Administrata e Donald Trampit dhe ajo e Aleksandar Vuçiqit po e çojnë Sērbinë dhe SHBA drejt një epoke të re marrëdhëniesh," tha Gjuriq.
Ky i fundit tha se nuk do t'u përgjigjet sulmeve ndaj tij.
"Ai i'a kushton këtë sukses mbarē qytetarëve të Sērbisë, i bindur se do të vazhdojmë të bashkuar dhe do të arrijmë rezultate të mira në të ardhmen," konkludoi ministri Gjuriq.
0 komentet