Hoxha: Çelja e konsullatës sërbe në Shkodër nuk rrezikon sovranitetin, prania e Shqipërisë në Bujanovc u shërben interesave kombëtare
Ministri për Europën dhe punët e jashtme të Shqipërisë Ferit Hoxha u shpreh se çelja e Konsullatës së Përgjithshme të Sërbisë në Shkodër nuk rrezikon sovranitetin e Shqipërisë, duke theksuar se reciprociteti është parimi bazë në diplomaci.
Pas polemikave që pasuan pas dakordësisë mes Sërbisë dhe Shqipërisë për të çelur konsullata në Shkodër dhe Bujanovc, Hoxha në një intervistë për Top çenëll tha se nuk heq dorë nga këto iniciativa diplomatike.
Ai theksoi se asnjë shtet nuk do të lejonte prani diplomatike që rrezikon interesat e tij.
"Çelja e një konsullate nuk i jep shtetit dërgues asnjë autoritet, e aq më pak ndonjë sovranitet mbi qytetin, territorin apo popullsinë në të cilën ndodhet. Vendndodhja, rangu, juridiksioni dhe funksionimi i çdo misioni diplomatik që vepron në territorin e Republikës së Shqipërisë rregullohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, por edhe me ligjet dhe rregulloret shqiptare", tha ministri.
Kërkesa e Shqipërisë për çeljen e përfaqësisë në Bujanovc, sipas fjalëve të tij, është qëllim i hershëm i politikës së jashtme. Hoxha beson se angazhimi diplomatik me Sërbinë në asnjë mënyrë nuk e ndryshon mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën.
"Angazhimi diplomatik me Sërbinë në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë nuk do të thotë mungesë ndjeshmërie ndaj Kosovës, e aq më pak relativizim të politikës së Beogradit ndaj saj. Qëndrimi i Shqipërisë për pavarësinë, sovranitetin, integritetin territorial, mëvetësinë, zhvillimin dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës, si dhe mbështetja pa rezerva e shtetit shqiptar, ka qenë dhe është i qartë, konsistent dhe i pandryshuar. Për fat të mirë, pati nga ata që analizuan kontekstin historik dhe gjeopolitik me mendje të ftohtë duke vendosur të vetmen pyetje vërtet të rëndësishme-a po i shërben ky hap interesit kombëtar të Shqipërisë apo jo", tha Hoxha.
Ky i fundit shtoi se kërkesa e Shqipërisë për çeljen e Konsullatës së Përgjithshme në Bujanovc nuk është ide e re apo një reagim momental.
"Ky është qëllim i hershëm i politikës sonë të jashtme, që prej vitesh është theksuar nga përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Sërbi dhe që është mbështetur vazhdimisht nga institucionet shqiptare. Nëse egzistojnë kritika që mund të përcillen, atëherë ky është vetëm hap që u ndërmor shumë më vonë se sa duhej", tha ministri.
Sikurse thotë, nga dita e parë e marrjes së detyrës, vendosi këtë si një nga prioritetet e tij.
"Kjo ishte kërkesa ime e parë në të gjitha kontaktet me përfaqësuesit e Sërbisë, përfshirë dhe ministrin e Punëve të Jashtme. Madje dhe në takimin tonë të parë në prill në Antalia, i cili u mbajt me kërkesën time, tema kryesore e bisedës ishte pikërisht çelja e Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Bujanovc", pohon ai.
Ai vlerësoi se marrëveshje e tillë do t'i mundësonte që shteti të ishte më afër me shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të vet dhe se në këtë diskutim, çështja më e rëndësishme është se çfarë fiton Shqipëria me çeljen e konsullatës në Bujanovc. Sipas fjalëve të tij, debati u zhvillua në mënyrë absurde më shumë në emër të interesave të supozuara të Sërbisë sesa në emër të interesave konkrete të shqiptarëve.
"Kushdo që pretendon se Shqipëria duhet të çelë konsullatën e vet në Sërbi, por pa pranuar se Sërbia ka të njëjtën mundësi në Shqipëri, nuk ofron zgjidhje realiste dhe flet pa mend. E tillë qasje mund të tingëllojë patriotike në rrjetet sociale, por nuk sjell asnjë rezultat konkret për shqiptarët në 'Luginën e Preshevës'. Në rastin më të mirë, tregon padituri të thellë të mënyrës se si funksionon diplomacia dhe marrëdhëniet mes shteteve. Në rastin më të keq, përfaqëson tentativë e vetëdijshme për të ndalur arritjen e qëllimit që i shërben direkt interesit kombëtar", tha Hoxha.
Ministri spegoi se madhësia e komunitetit jashtë vendit nuk është arsyeja e vetme për çeljen e konsullatës, por që vendime të tilla merren dhe në bazë të interesave ekonomike, kulturore, turistike e strategjike. Çka hodhi poshtë kritikat se shqiptarët në komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës dhe sërbët në Shkodër janë në të njëjtën pozitë.
"Është detyra ime të mbroj interesat e Shqipërisë. Sërbia, si çdo shtet tjetër, bën të njëjtën gjë për interesat e veta. Ajo nuk përcakton interesat tona, e as ne të sajat. Nuk vendosim shenjë barazie mes shqiptarëve nga 'Lugina e Preshevës' dhe qytetarëve të Shqipërisë me kombësi sërbe që jetojnë në rrethin e Shkodrës. Përkundrazi, vetë ndryshimi numerik tregon qartë se ku qëndron interesi i vërtetë dhe praktik", theksoi Ferit Hoxha.
Pyetjes nëse ky veprim diplomatik ndryshon raportin e Shqipërisë ndaj Kosovës, Hoxha këtë e mohon.
"Përgjigja është e drejtpërdrejtë: aspak. Angazhimi diplomatik me Sërbinë në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë nuk do të thotë mungesë ndjeshmërie ndaj Kosovës dhe aq më pak relativizim të politikës së Beogradit ndaj saj. Qëndrimi i Shqipërisë ndaj pavarësisë, sovranitetit, integritetit territorial, mëvetësisë, zhvillimit dhe perspektivës euroatlantike të Kosovës, si dhe mbështetja e palëkundur e shtetit shqiptar, kanë qenë dhe janë të qarta, konsistente dhe të pandryshuara. Dialogu dhe marrëdhëniet me Sërbinë nuk janë konfirmim se Shqipëria miraton politikën e saj ndaj Kosovës. Por diplomacia nuk funksionon sipas logjikës së izolimit, por sipas gatishmërisë për të komunikuar, negociuar dhe përmirësuar interesat e vendit madje dhe në rrethana të vështira", konkludon ministri shqiptar.
0 komentet