Jovanoviq: Shumë shtete po e kuptojnë sesa i rrezikshëm është precedenti kosovar, për këtë nuk ka njohje të reja 

Vladislav Jovanović
Burim: Kosovo Online

Ish shefi i diplomacisë jugosllave Vlladisllav Jovanoviq thotë se njohjet e reja të Kosovës prej vitesh janë bllokuar pasi në botën mbarë tashmë po fryjnë “erëra” të ndryshme dhe se shumë vende po ndërgjegjësohen sesa e rrezikshme është tentativa për shpalljen njëanshmërisht të pavarësisë nga një anë e pakicës kombëtare dhe qëndrimi në kuadër të së drejtës ndërkombëtare.

Më shumë se tre vite prej shtatorit të vitit 2020 kur Izraeli njohu Kosovën, nuk ka patur njohje të reja. Vitin e fundit sipas fjalëve të presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq, gati 28 shtete u tërhoqën nga njohja e pavarësisë së Kosovës, ndërsa Jovanoviq për Kosovo onlajn shprehet se kjo nuk është surprizuese. 

"Në botë tashmë po fryjnë erëra të tjera, shumë vende janë 'në pritje' të shikojnë se çfarë mundësish gjeopolitike po ndërmerren. Nga ana tjetër vështirë të shkohet tek shitja e atij rasti special sui generis, pasi i tillë rast deri më sot nuk është rregjistruar në raportet ndërkombëtare që një pakicë kombëtare në territorin ku rron, t’i hiqet me forcë vendit anëtar të Kombeve të Bashkuara dhe OSBE, të shpallë pavarësinë, e të njihet vetëtimthi nga fuqitë mbrojtëse në Perëndim, nën presion ndaj vendeve të tjera për të bërë të njëjtën gjë. Kur e arritën këtë në numër të mjaftueshëm, më pas nisën me presion ndaj vendit amë që të hiqte dorë nga e drejta e vetos dhe të lejonte një shtet të porsalindur të një pakice kombëtare të hynte në KB” thotë Jovanoviq.

Ky i fundit shton në këtë se pakicat kombëtare përmes të gjitha dokumenteve bazike ndërkombëtare, kartës së KB, dokumentin themeltar të OSBE, nuk kanë të drejtë për vetvendosje dhe as për shtet, por për autonomi. Më e shumta që mund të kishin të drejta, shprehet tek presioni ndaj shtetit amë, është pikërisht për autonomi. Ndaj Kosova duhej të qëndronte nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, pra të merrej Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të KB, e cila vlerëson sovranitetin e RFJ, pra të Sërbisë. Atë dokument, megjithatë, Kosova dhe Perëndimi e injoron.

“Tani kemi botë në të cilën shumica e vendeve me pakica kombëtare, të cilët gjithmonë mund të ngrenë kokën dhe të kërkojnë më shumë se sa u lejohet, dhe ai i ashtuquajturi rast i veçantë është rruga që të çon në tundim të tillë dhe të gjitha këto vende tani janë edhe më të bindura se nuk mund të lejojnë që rast i tillë të zyrtarizohet, absolutizohet dhe të mbetet e drejtë ndërkombëtare. Dhe këtë e dinë para së gjithash amerikanët të cilët janë dhe prindërit e të ashtuquajturit shteti i Kosovës”, thekson ai.

Jovanoviq vijon duke thënë se si pasojë e kësaj duket se koha nuk punon për t’a ndaj nxitojnë që t’a mbyllin sa më parë këtë histori.

"Për pasojë të tilla tentativa bëhen që Sërbia të nxitet me shpejtësi që në këmbim të Bashkësisë së Komunave Sërbe t’u japë dorë të lirë Kosovës që të hyjë në KB. Për këtë janë rritur presionet, ndërsa ne, sipas meje, kemi detyrim të menjëhershëm të vazhdojmë aty ku e lamë dhe të kërkojmë tërheqjen e njohjeve të Kosovës nga të gjithë, përfshirë edhe fuqitë perëndimore. Ky proces i mosnjohjejve duhet të vazhdojë energjikisht dhe hapur, sepse kjo është e drejta legjitime e shtetit që të mbrohet prej përpjekjeve agresive të vendeve të tjera për të pakësuar territorin e vet për llogari të një pakice kombëtare. Kjo nuk është shkelje e marrëdhënieve të mira me ta, është e drejtë legjitime që bazohet në dokumentet e OSBE dhe Kartën e KB”, beson Jovanoviq.

Ky i fundit kujton se Sërbia u dakordësua me marrëveshjen e Uashingtonit si shenjë e vullnetit të mirë për të kontribuar në klimën e mirë në dialog, ndonëse u rrit aktiviteti nga mosnjohjet e Kosovës.

“Megjithatë, nuk kemi marrë shpërblim për vullnetin e mirë që treguam. Përkundrazi morëm një përshpejtim joparimor të dialogut me kërcënime dhe me thirrje direkte se mund të përfitojmë këtu këtë BKS të dobët, por me kusht që të ngremë duart nga Kosova. Për mua, situata është e qartë, na duhet që sa më parë t'i drejtohemi parimeve tona dhe të kërkojmë miq aty ku egzistojnë, nëse ata që ishin miqtë tanë deri dje, kjo nuk dëshirojnë të jenë më” ka përmbyllur Jovanoviq.