Latinoviq: Kosova pa njohje të reja sepse shumë vende nuk kanë gjetur arsye për të ndryshuar qëndrimin e tyre
Nënkryetarja e Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Branka Latinoviq, thotë se fakti që 28 shtete kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitet e kaluara flet për suksesin e diplomacisë serbe dhe se nuk ka pasur njohje të reja në tre vitet e fundit do të thotë se shumë vende nuk kanë gjetur një arsye për të ndryshuar qëndrimin e tyre.
Tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës, pretendon Latinoviq, është rezultat i punës së palodhur të diplomacisë serbe.
“Kjo është para së gjithash pasqyrë e veprimtarisë së diplomacisë serbe dhe e suksesit që ka arritur në këtë drejtim, gjegjësisht se ka arritur të bindë një numër të caktuar vendesh për nevojën e tërheqjes së njohjeve. Tani, disa e kanë tërhequr me kusht, disa e kanë tërhequr në dukje përgjithmonë, por do të shohim se cili do të jetë efekti përfundimtar i gjithë kësaj. Sido që të jetë, ka ndodhur diçka që nuk ka ndodhur në periudhën e mëparshme dhe që pakkush e priste se do të ndodhte, por në radhë të parë është rezultat i punës së palodhur dhe suksesit të vetë Serbisë, pra diplomacisë së saj”, ka theksuar Latinoviq për Kosovo online.
Përveç faktit se, siç tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq, 28 shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës që kur ai ishte në pushtet dhe nuk ka pasur njohje të reja në tre vitet e fundit dhe Izraeli ishte i fundit që e bëri këtë në shtator 2020.
Latinoviq thekson se ka kaluar shumë kohë që nga viti 2008, kur Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë dhe se shumë vende e kanë parë realitetin.
“Kur bëhet fjalë për faktin se nuk ka pasur rritje të numrit të shteteve që e njohin Kosovën, para së gjithash duhet të kemi parasysh realitetin që ka kaluar shumë kohë që nga viti 2008, kur u bë shpallja e pavarësisë dhe se shumë vende" "lexuan se çfarë do të thotë dhe nuk gjetën asnjë element apo arsye për të ndryshuar qëndrimin e tyre", pohon Latinoviq.
Ajo thekson faktin se akterët e tjerë të bashkësisë ndërkombëtare, gjegjësisht shtetet tjera që e mbështesin Kosovën, nuk kanë qenë të përfshirë në këtë drejtim, sepse, siç thekson ajo, kanë vlerësuar se ky është realiteti dhe se në kushtet aktuale nuk ka vend për pikëpamjet e vendeve individuale të ndryshuara.
“Tani nxharja aktuale është në lidhje me këto pesë shtete anëtare të BE-së, pra katër anëtarë të NATO-s, është se njëri prej tyre mund ta njohë Kosovën. Por ne shohim që as atje nuk po ndodh asgjë. Domethënë që të gjithë kanë përsëritur qëndrimin e tyre të mëparshëm se çështja e njohjes së Kosovës nuk është në rend dite dhe se të gjithë i mbajnë qëndrimet e tyre të mëparshme”, ka përfunduar Latinoviq.
komentet