Kfor tela me gjëmba në Jarinjë, në Leshkë pyesin për tubimin e sotëm

Kfor u okolini Leška
Burim: Kosovo Online

Në Jarinjë dhe Leshkë dhe përreth saj, mëngjesin e sotëm është forcuar prezenca e patrullimeve të Kforít, informon nga terreni korrenspodentja e Kosovo online.

Disa xhipa me ushtarë britanikë ku këta të fundit pyesin banorë sërbë të zonës nëse do të shkojnë apo jo në protestën e sotme që do të organizohet në vendkalimin e Jarinjes të thirrur nëpërmjet rrjeteve sociale nga disa organizata të djathta prej Malit të Zi, Sërbisë dhe Republikës Sërpska të Bosnjës. Protesta është parashikuar të mbahet në orën 13.

Sërbët nga Leposaviqi që prej tetë ditësh po qëndrojnë në barrikada si pasojë e arrestimit të Dejan Pantiqit dhe sërbëve të tjerë nga veriu, sonte kanë vërrejtur lëvizje të njësive të Kfor nga baza e Noting Hillit drejt Jarinjes.

"Më shumë se 15 xhipa "hamer" dhe disa kamionë të Kfor kemi vërejtur në mbrëmje në rrugët e fshatrave, thuhet se kanë vendosur tela me gjëmba në disa vende", na ka thënë një prej njerzyve në barrikada.

Kfor deri më tani nuk është shprehur zyrtarisht. Sipas informacioneve nga Jarinja, ata kanë vendosur me nxitim tela me gjemba në afërsi të vendkalimit dhe barrikadave.