Komandanti i KFOR dhe admirali Vajkof vizitojnê veriun e Kosovës

Vikof i Vergori na severu
Burim: Facebook/NATO Kosovo Force - KFOR

Komandanti i Forcave të Përbashkëta në Napoli admirali Xhorxh M. Vajkof dhe komandanti i KFOR gjeneral-major Roberto Vergori, vizituan sot veriun e Kosovës, informon Kfor.

Sikurse bëhet e ditur në postimin në Fejsbuk, Vajkof dhe Vergori shoqëruan pjesëtarë të KFOR dhe të Policisë Kosovare gjatë patrullimit të përbashkët përgjatë vijës administrative.

Ata u takuan dhe me kryekomunarun e Zubin Potokut, Milosh Peroviq, me të cilin diskutuan dhe vlerësuan situatën e sigurisë në terren.

"KFOR vazhdon të vlerësojë rregullisht situatën në terren, të mbajë kontakte me të gjitha komunitetet dhe të ruajë gatishmërinë operacionale.

Ai mbetet i përkushtuar për përmbushjen e misionit të tij profesionalisht dhe të paanshme", thuhet në deklaratë. Vergori mori komandën e KFOR dje.