Komisioni Europian: Liria e mediave element bazik në shoqëri demokratike
Komisioni Europian për rastin e privimit nga ana e Kuvendit të Kosovës për të ndjekur seancën konstituese të ekipit të Kosovo onlajn, vuri në dukje se nuk komenton raste konkrete, por përsërit se liria e shprehjes dhe liria e medias janë elementë bazik për shoqëri demokratike dhe të drejtave themelore.
“Nuk komentojmë raste konkrete, sepse i takon Kuvendit të Kosovës të merret me këtë çështje”, bëhet e ditur në përgjigjen e zëdhënësit të Komisionit Europian për pyetjen e shtruar nga Kosovo Onlajn, sesi do t’a komentonte faktin se gazetarëve të portalit tonë nuk u lejohet të raportojnë nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pavarësisht faktit se i gjithë dokumentacioni i nevojshëm për akreditim është dorëzuar në kohën e duhur dhe në mënyrë të plotë.
“Në përgjithësi, përsërisim se liria e shprehjes dhe liria e medias janë elementë bazik të shoqërive demokratike dhe të drejtave themelore, siç parashikohen nga aktet e BE dhe standardet ndërkombëtare”, shtohet në përgjigje.
Kujtojnë se çdo vit, Komisioni vlerëson përputhshmërinë e vendeve në proces zgjerimi me këto standarde dhe rregulla bazike në raportet e tij të zgjerimit.
“Autoritetet publike dhe aktorët politikë kanë përgjegjësi të veçantë për të promovuar mjedis të sigurtë dhe stimulues për gazetarët dhe ekspertët e medias dhe për të kontribuar në diskutim publik të respektueshëm”, konkludohet në përgjigjen e zëdhënësit të Komisionit Europian.
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës u mohoi mundësinë e ndjekjes së seancës konstituive disa mediave që raportonin në gjuhën sërbe, pavarësisht asaj çka dorëzuan në kohë dokumentacionin e plotë për akreditim.
Mes mediave që nuk u lejua të hynin në ndërtesën e Kuvendit, ishin Kosovo Onlajn dhe RTS.
komentet