Vanovac për mohimin e akreditimit të Kosovo onlajn: Institucionet duhet të jenë shembull të marrëdhënieve me mediat
Kryetarja e Shoqërisë së Gazetarëve të Kosovës e Metohisë (DNKiM) Ivana Vanovac tha se mohimi i akreditimit Kosovo onlajn dhe RTS për ndjekjen e seancës konstituese të Kuvendit të Kosovës është e palejueshme dhe vlerësoi se institucionet ndaj mediave që raportojnë në gjuhën sërbe kanë raport injorues.
"Sa fat që kjo është hera e parë që kemi këtë problem. Në shoqëri demokratike, pikërisht Kuvendi dhe Qeveria duhet të jenë reperët e standardeve demokratike, çka do të thotë ashtu sikurse ato i trajtojnë qytetarët, mediat dhe pakicat, kjo është mënyra se si trajtohen dhe gjithë të tjerët në shoqëri para së gjithash institucionet që sipas hierarkisë janë poshtë Kuvendit dhe qeverisë", tha Vanovac për Kosovo Onlajn.
Ajo shton se Kuvendi i Kosovës tregoi raport tërësisht injorues ndaj disa mediave.
"Ne vazhdimisht e kemi atë problem që përherë një nga mediat tona nuk bëri diçka siç duhet, nuk dorëzoi në kohë e kështu me radhë. Për aq sa jemi njohur, mediat që sot patën probleme, kanë dorrëzuar siç duhet dokumentacionet e nevojshme për akreditim. Madje, do të thoja, Kosovo Onlajn këtë e bëri në janar, pra kanë kaluar shtatë muaj qysh atëherë. Nëse do të analizojmë gërmë për gërmë, derimë tani mund të ishte vendosur, edhe nëse i plotëson kërkesat. Ndonjëherë, problemi mund të mos jetë që akreditimi nuk është miratuar, por ai qëndrim injorues, sikur ajo media nuk egziston, sikur nuk paraqiti kërkesë për diçka sipas ligjit dhe në përputhje me ligjin dhe me dokumentacionin e nevojshëm, pra me rregullat e përcaktuara nga ai sekretariat", tha Vanovac.
Ajo apelon tek institucionet, para së gjithash tek Kuvendi, Qeveria dhe Komisionit Qëndror Zgjedhor, që të jenë shembull për shoqërinë në raport me median dhe të komunikojnë me to.
"Kjo është absolutisht e palejueshme. Çfarëdo të jetë madje dhe nëse ndodh ndonjëherë që ndonjë media bën gabim, mos kini atë qëndrim injorues, nënçmimi, por nëse është e nevojshme t’a kontaktoni, sikurse bëhet dhe me të gjitha mediat e tjera. Unë do të doja vetëm t'ju kujtoja se kohët e fundit patëm situatë të ngjashme me qeverinë kosovare kur një pjesë e medias u lejua dhe një pjesë tjetër u kontestua për ndonjë arsye të paqartë. Patëm probleme të mëdha gjatë zgjedhjeve me Komisionin Qëndror Zgjedhor. Nuk është gjë e parëndësishme t'i mundësojmë medias të raportojë për komunitetin dhe publikun e vet në atë mënyrë që ajo është mësuar dhe që i përshtatet", tha Vanovac.
Sikurse tha, Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë (UNS) dhe Shoqëria e Gazetarëve të Kosovës e Metohisë informojnë rregullisht institucionet ndërkombëtare për raste të tilla dhe apelojnë tek to që të reagojnë dhe dënojnë veprimet e institucioneve në Prishtinë.
"Apeli nuk do të ndalet kurrë dhe unë shpresoj se nuk do të kemi më nevojë të reagojmë në këtë rast. Përherë gjithashtu u drejtohemi organizatave ndërkombëtare, atyre që na mësojnë për atë shoqëri demokratike dhe ato standarde, që të paktën të interesohen, nëse jo të dënojnë ngjarje të tillë, të paktën të interesohen se cili ishte problemi me median konkrete dhe pëese kjo sipas rregullit, diku përherë i njëjti grup mediash ka probleme”, konkludon Vanovac.
Kuvendi i Kosovës u mohoi mundësinë e ndjekjes së seancës konstituese disa mediave që raportonin në gjuhën sërbe, pavarësisht asaj çka dorrëzuan në kohën e duhur komplet dokumentacionin për akreditim. Mes mediave që nuk u mundësua hyrja në ndërtesën e Parlamentit, janë Kosovo Onlajn dhe RTS.
komentet