Molina: Spanja kurrë nuk do t’a mbështesë njohjen e vetshpallur të Kosovës

Dačić sa španskim ambasadorom
Burim: Ministarstvo spoljnih poslova

Zv.kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq ka pritur sot vizitën e lamtumirës së ambasadorit të Spanjës në Beograd, Raul Bartolome Molina, mandati i të cilit mbaron e me këtë rast e falenderoi posaçërisht për pozicionin e palëkundur të Spanjës kur është fjala për respektimin e të integritetit dhe sovranitetit territorial të Sërbisë, pra tek pozicioni parimor për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për eurointegrimin e Sërbisë.

Molina ka theksuar se policioni i Spanjës në lidhje me Kosovën është parimor dhe i palëkundur si dhe se vendi i tij mbështet dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, por dhe se kurrë nuk do të mbështesë njohjen e "vetshpallur" të Kosovës. 

Siç bëhet e ditur në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Daçiq falenderoi ambasadorin Molina për angazhimin dhe kontributin personal në zhvillimin intensiv të dialogut politik dhe zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme mes Sërbisë dhe Spanjës duke kujtuar se në kohën e mandatit të tij në korrik të vitit të kaluar, u realizua dhe vizita historike e kryeministrit Pedro Sançez, kryeministri i parë i Mbretërisë së Spanjës i cili erdhi për vizitë zyrtare në Sërbi, si dhe vizita e presidentit Aleksandar Vuçiq në Madrid në shkurt të të njëjtit vit kur u takua dhe me mbretin spanjoll Filipin VI.

Të dy palët konstatuan se raportet politike të të dy vendeve janë të shkëlqyera dhe pa çështje të hapura, me mbështetje reciproke për çështje me interes jetik kombëtar për të dy vendet, me tendencë të mirë për përmirësimin e mëtejshëm të tyre.

Shefi i diplomacisë sërbe tregoi se në fushën bashkëpunimit ekonomik, është arritur përparim i dukshëm, si dhe se tregtia e jashtme mes dy vendeve vitin e kaluar për herë të parë kaloi shifrën e 1 miliardë eurove.

Ambasadori i Spanjës ka falënderuar ministrin Daçiq për ndihmën dhe mbështetjen që ka pasur gjatë mandatit të tij.

Molina theksoi se duhet të thellohet bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve dhe në këtë kuptim theksoi rëndësinë e praktikës së filluar të mbajtjes së forumeve të biznesit dhe të nënshkrimit të Protokollit Kornizë rreth bashkëpunimit financiar e teknik mes qeverisë së Sërbisë dhe asaj të Spanjës në fushën e projekteve infrastrukturore, të cilat duhet të kontribuojnë dhe shtojnë investimet spanjolle, thuhet në njoftim.