MPJ e Serbisë: Presim dhe luftojmë që populli serb në Kosovë e Metohi, ashtu si edhe në hapësirat e tjera të rajonit, të ketë të njëjtat liri dhe të drejta

Ministarstvo spoljnih poslova Srbije
Burim: Ministarstvo spoljnih poslova Srbije

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka uruar Ditën e unitetit serb, të lirisë dhe flamurit kombëtar dhe ka kujtuar se edhe sot lufton që populli serb në Kosovë dhe në hapësirat e tjera të rajonit të ketë të njëjtat liri dhe të drejta, si dhe të mund të gëzojë vlerat që u janë garantuar edhe kombeve të tjera evropiane.

„Ushtria heroike serbe, e udhëhequr nga oficerë trima dhe të kalitur, pas katër vitesh vuajtjesh dhe sakrificash, më 15 shtator 1918 nisi një thyerje të fuqishme dhe të pandalshme të Frontit të Selanikut, me ç’rast filloi çlirimi i Serbisë nga okupimi armik dhe një epokë e re në zhvillimin e shtetit tonë. Me këtë rast Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë uron Ditën e unitetit serb, të lirisë dhe flamurit kombëtar“, thuhet në postimin në rrjetin social „X“.

Ata shtojnë se edhe sot, për fat të keq, populli serb është ende i detyruar të luftojë për të drejtën e jetës së lirë, për të drejtën e lirisë së lëvizjes dhe të fesë, si dhe për parimet e barazisë dhe respektimit të integritetit territorial dhe sovranitetit.

„Presim dhe luftojmë që populli serb në Kosovë e Metohi, ashtu si edhe në hapësirat e tjera të rajonit, të ketë të njëjtat liri dhe të drejta, si dhe të mund të gëzojë vlerat që u janë garantuar edhe kombeve të tjera evropiane. Përkushtimi ynë parimor dhe lufta jonë e qëndrueshme për ruajtjen e barazisë së të gjitha shteteve, respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të parimeve përbëjnë njëkohësisht shtyllën e mbrojtjes së stabilitetit të të gjithë rajonit dhe të shteteve brenda dhe jashtë Evropës. Stabiliteti ynë i brendshëm, fuqia ekonomike dhe ushtarake në funksion të parandalimit të agresionit të mundshëm të jashtëm, së bashku me unitetin dhe harmoninë, bashkëpunimin dhe mbështetjen e ndërsjellë të popullit, kishës dhe shtetit – janë garancia e ruajtjes së lirisë dhe identitetit të kombit serb. Gëzuar festën!“, thuhet në njoftim.