Vuçiq: Është e qartë se disa bëjnë aleanca ushtarake kundër Sërbisë, shqetësuese heshtja e BE dhe Nato
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq është shprehur sot për deklaratën e bashkëpunimit ushtarak mes Sllovenisë dhe Kroacisë dhe duke marrë në konsideratë marrëveshjen e hershme të bashkëpunimit të nënshkruar mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit, se është e qartë se disa bëjnë aleanca ushtarake kundër Sërbisë, si dhe është shqetësuese heshtja e njerëzve nga BE dhe NATO dhe se për këtë do të tentojë të bisedojë me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës së NATO Mark Rute. Vuçiq tha se Ushtria e Sërbisë është e gatshme të mbrojë vendin nga çdo sulm dhe se Sërbia nuk ka ndërmend që të godasë ndokënd.
“Kjo është gjë e lehtë për ne. Kemi përvojë negative nga vitet ’90, ku këta të njëjtët u mblodhën kundër sërbëve dhe Sërbisë. Dhe fatkeqësisht, ishin të suksesshëm dhe të fortë jo për madhështinë e forcave dhe zgjuarisë së tyre, por si pasojë e mbështetjes nga jashtë. Ishin të mençur dhe në fund fituan, pasi fitorja për ta është kur dëbojnë sërbët nga vatrat shekullore, në Krajina, në Kosovë e Metohi, në një pjesë të mirë të B&H, ashtu ku ishte dhe e kundërta, kur ndodhën edhe persekutime të popullit boshnjak. Por kur shikon gjithë këtë, është e qartë se diçka përgatisin” ka thënë Vuçiq për TV Pink.
Ai tha se gjatë vizitës në Kinë pa se të gjithë, aq më pak kinezët, përgatiten për diçka në të ardhmen.
“Shikoni të gjitha vendet europiane, armatosen deri në maksimum, e pastaj në rajon ai lloj formimi i boshteve shumështresore kundër Sërbisë është i rëndësishëm, sepse Sërbia shikohet si faktor që nuk është mjaftueshëm i bindur dhe nuk u shërben interesave të të tjerëve veçse interesave të saja. Dëshirojnë që çështja sërbe të mos jetë dominuese dhe të mos vendoset kurrë në themel” tha Vuçiq.
I takon Sërbisë të mos reagojë ndaj saj ashtu sikurse ata do të reagonin-histerikisht.
Duke kujtuar se Prishtina nuk njihet nga katër vendet e NATO, theksoi se të gjithë heshtin për aleancën ushtarake me Zagrebin dhe Tiranën.
Tha se dje gjatë nënshkrimit të deklaratës mes Sllovenisë dhe Kroacisë, u zbulua pa mëdyshje se përse bëhet fjalë, për shkak të situatës në B&H dhe Kosovë.
"Këtu mund të flasim për raportin ndaj popullit sërb, sepse mendojnë se kanë të drejtë të përzihen në punët e brendshme të vendit tonë, në Kosovë e Metohi. Dhe kur bëni aleancë ushtarake me Kroacinë, është e qartë se kundër kujt është... Nuk është kundër Austrisë, vendi gjoja neutral, por kundër Sërbisë", paralajmëron sërish.
Ndaj, thekson ai, Sërbia duhet të reagojë me durim e qetësi, për të forcuar kapacitetet e saja ushtarake, por edhe pozicionin e saj politik në botë.
Duhet të kuptohet, shton, se për lëvizje të tilla të gjithë ata aktorë kanë sfond të fortë në NATO dhe janë të vetëdijshëm për qëllimet.
“Kjo është direkt kundër popullit sërb dhe Sërbisë dhe këtë duhet t’a marrim parasysh që të forcojmë pozitën tonë, që armata jonë të jetë e fortë”, shtoi Vuçiq.
Në këtë kuptim, njoftoi se në paradën ushtarake të 20 shtatorit, do të shikohet ndryshim i madh krahasuar me atë që dikur dukej Ushtria e Sërbisë, e cila sot është faktor pengese thelbësore.
“Dëshirojmë të forcojmë ushtrinë tonë. Që njerëzit të dinë se jemi gati të mbrojmë vendin nëse sulmohemi në çfarëdolloj mënyre, por që nuk dëshirojmë asnjë konflikt, luftëra, as nuk mendojmë të sulmojmë ndokënd. Është e qartë se disa po bëjnë aleanca ushtarake kundër nesh. Më shqetëson heshtja e njerëzve nga BE dhe NATO. Do tentoj të flas me Mark Rute. Vështirë se mund të më thotë sërish se nuk di se për çfarë bëhet fjalë, si marrëveshja e Zagrebit, Prishtines dhe Tiranes, jo rastësisht e quajtur 'pakti tresh'”, tha Vuçiq.
Pyetjes nëse disa do të kërkojnë ndonjë vatër të re konflikti në Kosovë apo në Republikën Sërbe, Vuçiq u përgjigj se kishin marrë informacion se mbrëmë në takimin e delegatëve në Beograd, ndërsa bllokuesit sulmonin policinë në Novi Sad, morën vendimin që do të kishte urdhëruar Albin Kurti-që më 19 shtator të organizonin demonstrata ndaj Zyrës për Kosovë e Metohi, pasi nuk mund të gjenin askënd në Universitetin e Prishtines që do t'i mbështeste.
"Dhe tani, sikur vetë Kurti të kishte urdhëruar se çfarë të bënte, do të demonstrojnë kundër Zyrës për K&M. A mendoni se është e mundur që kjo të jetë rastësore?" pyeti presidenti i Sërbisë.
Ky i fundit pyeti se nëse dikush mendon se e gjithë kjo u ka rënë në mendje kroatëve, sllovenëve, Prishtines, Tiranës dhe Zagrebit.
"Dikush tjetër është se kush do të donte të mbante nën kontroll hartën gjeopolitike, sikurse e mbajtën pas Kongresit të Berlinit, luftërave ballkanike, Luftës së Parë Botërore. Kur Pashiq kërkoi daljen në det të Sërbisë, thanë se nuk mundeshin e kështu i dhanë Gjakovën. Janë pikërisht të njëjtët që atëherë i thanë Pashiqit atë që u thonë sot të tjerëve se si të angazhohen kundër Sërbisë dhe popullit sërb", tha Vuçiq.
Ndaj, përsëriti, Sërbia tani duhet të jetë më e zgjuar sesa në vitet '90, të mos nxitohet në konflikte, të shmangë luftërat, të mbrojë fëmijët, stabilitetin, sigurinë, të forcohet çdo ditë, me forcën e ushtrisë që është një faktor pengues.
Ndonëse të gjitha këto akte janë qartësisht armiqësore ndaj Sërbisë, duhet që topi të largohet, shtoi presidenti.
Vuçiq nënvizoi se njerëzit nuk duhet të shqetësohen, sepse nuk janë aq të fortë që të rrezikojnë Sërbinë ata që nën mbështetjen e perëndimit, përmbushën qëllimet e tyre e madje dhe kryerjen e krimeve të rënda si "Stuhia" apo "Vetëtima".
Kur është fjala për Republikën Sërbe, tha se çdokush në botë di se çfarë ndodhi në lidhje me Millorad Dodik dhe si "pushtuesi gualajter" mori vendimet e veta përkundër parimeve themelore demokratike, legjitimitetin politik dhe ligjshmërinë.
"Por kjo është koha në të cilën jetojmë. Ata që më shpesh i referohen sundimit të ligjit dhe demokracisë janë ata që më pak interesohen për këtë dhe udhëhiqen vetëm nga interesat e tyre politike", konstatoi presidenti Vuçiq.
Rreth deklaratave të Borko Stefanoviqit nga Brukseli, që Kinën dhe Rusinë i quajti despotë lindorë, Vuçiq tha se kjo u tha nga njeriu që një herë tha se nuk kishte problem me njohjen e Kosovës, por vetëm kërkoi që të mbaheshin zgjedhje më parë për të fituar.
"Kështu u sollën, kur Kosova vetshpalli pavarësinë, ndërsa ata heshtën. Unë besoj se Sërbia duhet të bashkëpunojë me Brukselin, por kjo nuk do të thotë që të fyejmë një vend kaq të madh si Kina apo Rusia. Ata njerëz nuk e kuptojnë që Kina po përparon më shpejt, se është investitori më i madh në Sërbi. Investitorë të rinj më të mëdhenj mund t’i presim nga Azia, ata në këto momente janë shumë më të fuqishëm se Europa", tha ai, duke shtuar se kjo nuk e ndryshon faktin që Sërbia është në rrugën europiane.
Vuçiq për kërcënimet e eurodeputetëve se do t’i ndërpriten fondet Sërbisë, kujtoi se bëhet fjalë për njerëz që mbështesin pavarësinë e Kosovës.
“Flasin për dhunë. Epo, kemi patur mbi 770 sulme në ambientet e partisë sonë! Dhe asnjë sulm i vetëm nuk ishte në ambientet e tyre. Kur shëtisin qindra mijëra njerëz sikurse ishte fundjavën e kaluar, askënd nuk sulmuan, këta janë njerëz që duan Sërbi të paqtë. Ata duan të bisedojnë me të gjithë, me njerëz si këta që fjalë për fjalë urrejnë Sërbinë. Jam i vjetër që të riedukoj këta! Por për ta është normale dhe nuk është dhunë, kur bëjnë aleanca ushtarake me Kroacinë për të ndërhyrë në Kosovë e Metohi dhe Bosnjë-Hercegovinë. Thonë se kanë përgjegjësi. Epo kush ju pyet ju sllovenëve për ndonjë gjë? Mendoni se do ju bëj lajka si ata në Mal të Zi. Nëse në Sërbi doni president të tillë, do t’a keni mundësinë për një vit që t’a zgjidhni. Të zgjidhni president që të dëgjojë Severinën, mos të ofendohet komshiu e kështu me radhë", tha ai.
Vuçiq kujtoi se shumë media kanë shkruar sesi ishte parada e fundit në Kroaci e cila ishte e shkëlqyer, ndërsa thekson se për paradën e Ushtrisë së Sërbisë e cila do të mbahet më 20 shtator, do të shkruajnë se Vuçiq kërcënon me luftë.
"Këtë e kemi dëgjuar prej tri vitesh e gjysmë qysh kur nisi lufta në Ukrainë. Dhe ne ndoshta duhet të bëjmë budallain ndërsa ata bëjnë aleanca të fshehta me Prishtinën", nënvizoi ai.
I pyetur për takimet që pati në Kinë me presidentin kinez dhe rus, Si Gjinping dhe Vladimir Putin, tha se thelbi i të gjitha bisedimeve ishte bashkëpunimi ekonomik.
"Këto janë gjërat që bëjmë ne dhe prej tyre qytetarët kanë përfitim, siç është të themi çmimi i ulët i gazit, çka ishte tema e bisedës me Putin. Përsa i përket bisedës me Si, folëm për investimet në vendin tonë. Si me njërin dhe me tjetrin folëm për bashkëpunimin ushtarako-teknik, për ndërtimin e hekurudhave. E gjithë kjo ka të bëjë me qytetarët e Sërbisë dhe gjithçka u bë për qytetarët. Bisedova me përfaqësues të 13, 14 kompanive dhe jam i kënaqur që po u hapim derën atyre për të ndërtuar fabrikat e tyre këtu", spegoi ai.
Tha se Putin çmon mjaft faktin që Sërbia nuk i vendosi sanksione Rusisë.
"E çmoi këtë presidenti Putin dhe patëm bisedë të mirë, korrekte dhe transparente. Ka qenë pothuajse gjithë udhëheqësia ruse, përfshirë Lavrovin dhe Ushakovin, Reshetnikovin... Të gjithë kanë qenë në atë takim. Ata sigurisht, erdhën për shkak të Kinës. Kur flitet rreth asaj se në çfarë raportesh kam me Putinin, për mua është budallallik deri në dhimbje. Unë përfaqësoj Sërbinë dhe dhe më interesojnë qytetarët e saj. Atij i interesojnë qytetarët e Rusisë. A më çmon personalisht Vladimir Putin, unë mendoj se më mirë flet për atë që Vladimir Vladimiroviç më dha urdhrin dhe ky ishte urdhëri i Aleksandër Njevskit. Më kujtohet takimi ynë i nëntë kur ai më tha: "Unë shikoj që Sërbia hyn në NATO”. Dhe unë i thashë që nuk kuptoj. Ai kur do të tregojë dominim, hesht pak dhe flet butë. Dhe unë e dëgjova dhe i thashë qartësisht se nuk e kemi në plan që të hyjmë në NATO. Dhe këto ai i shikon dhe sot se kanë qenë budallalliqe. Këto gjëra i’a thanë rusofilët tanë fals që duan që të dëmtojnë raportet tona me Rusinë", tha Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se pamja e paradës ushtarake në Tiananmen, ishte e pabesueshme dhe sikurse konstatoi, paksa depresive kur shikon sesa larg kanë shkuar dhe se ne dhe shumë të tjerë kanë ngelur pas tyre.
0 komentet