Nastiq: Sërbët në Kosovë përballen me kufizim të të drejtave fetare e të trashëgimisë kulturore

Beograd_231106_Žaklin Nastić 05
Burim: Kosovo Online

Ish deputetja e Bundestagut gjerman Zhaklin Nastiq vlerëson se sërbët në Kosovë po përballen me kufizimin e të drejtave fetare dhe kërcënimit të identitetit kulturor duke bërë të ditur se vendosja e detyruar eventuale e guidave shqiptarë të licensuar për të shoqëruar peligrinët, paraqet pengesë të shtuar për besimtarët dhe një formë më shumë kontrolli tek objektet e shenjta sërbe.

Nastiq vuri në dukje se ndërsa Europa flet për lirinë fetare dhe të drejtat e njeriut, sërbët në Kosovë po përjetojnë ngacmime edhe në këtë fushë.

"Tani pelegrinët, të cilët prej shekujsh kanë vizituar manastiret e tyre të shenjta, duhet të trajtohen si turistë. Ata që dëshirojnë t'i luten Zotit duhet t'u binden rregullave të autoriteteve shqiptare, të cilat, nga perspektiva sërbe, gjithmonë e më shumë shtypin historinë, identitetin dhe trashëgiminë e tyre kulturore në baza etnike e fetare-falë të ashtuquajturës 'luftë çlirimtare' të Perëndimit", shkruan Nastiq në rrjetin social "X".

Ajo tha se kishte vizituar personalisht Graçanicën dhe se sikurse theksoi, në kujtesë i mbeti imazhi i manastirit nën mbrojtjen e forcave të sigurisë.

"Atë imazh kurrë nuk do t’a harroj: tela me gjemba, pjestarë të forcave të sigurisë dhe manastiri që duhet ruajtur. Kushdo që ka qenë një herë aty e kupton menjëherë se këto vende nuk janë atraksione turistike, por vendet e shenjta të një populli që prej dekadash lufton për të ruajtjur historinë dhe besimin e vet në mes të Europës, duhet t'i mbrojë nga sulmet, sepse Kosova e Metohia, sipas këtij qëndrimi, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, është shndërruar në shtet artificial përmes luftës. Sulmet e shumta ndaj kishave dhe manastireve ortodokse sërbe, si dhe masakra e marsit në vitin 2004, janë ende pjesë e atij realiteti të ashpër sot", theksoi ajo.

Duke folur për mundësinë e vendosjes së detyruar që pelegrinët të shoqërohen nga guida turistike të licencuara, Nastiq vlerësoi se për shumë sërbë kjo nuk përfaqëson masë administrative neutrale, por çështje kontrolli mbi trashëgiminë kulturore e fetare.

"Dhe tani pikërisht ata që vijnë për t'u lutur, duhet të jenë nën shoqërimin e guidaave “shtetërore” turistike shqiptare të licencuara? Për shumë sërbë, kjo me të drejtë nuk është masë administrative neutrale, por hap tjetër drejt marrjes nën kontroll të trashëgimisë së tyre kulturore e fetare dhe shtypjes së saj. Manastiret e Deçanit, Graçanicës, Patriarkana e Pejës dhe Virgjëresha Mari e Levishkës janë dëshmitarë shekullorë të historisë sërbe. Ato meritojnë mbrojtje e jo përvetësim politik. Liria fetare nënkupton që besimtarët mund të vizitojnë vendet e tyre të shenjta pa pengesa të panevojshme shtetërore. Pikërisht këto pengesa sipas qëndrimit të saj, do të zbatoheshin nga okupatorët", konkludon Nastiq.