Nikoliq: Politika e përjashtimit, terrorit dhe konfliktit erdhi tek Kurti
Kryetarja e Komisionit për Kosovë e Metohi në Kuvendin e Sërbisë Danijela Nikoliq, vlerësoi sot se politika përjashtuese, e terrorit, konfliktit dhe mungesës së kompromisit ka rënë në kokën e kryeministrit në mandatin teknik Albin Kurti dhe se ai nuk do të mund të formojë qeveri dhe se Prishtina e presin zgjedhje të reja, raporton Radiotelevizioni i Graçanicës.
Nikoliq vlerësoi se 53 mandatet e fituara nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ishin të mjaftueshme që Kurti të formonte qeveri dhe që Prishtina është goditur nga krizë e thellë politike.
"Kur udhëheq politikë terrori, udhëheq politikë konflikti, atëherë ajo nis të hajë krijuesin e vet. Dhe ky është Albin Kurti. Nuk mundeni ju me opozitën të bisedoni në mënyrën që bëri ai në fushatë, ku i fyeu, poshtëroi e kështu me radhë dhe pastaj të presësh që ata të dorëzohen dhe të thonë: 'Ej Albin, eja tani në qeveri, ne do të jemi partnerë, etj.'" Pavarësisht kësaj dhe nëse do të dakordësohen afati skadoi definitivisht më 7 gusht”, tha Nikoliq raporton Radio Televizioni i Graçanicës.
Ajo beson se Prishtina po shkon definitivisht drejt zgjedhjeve të reja.
"Por mendoj se zgjedhjet e reja nuk do ta zgjidhin krizën, sikurse dhe ato të mëparshmet. Ato veçse do t’a thellojnë edhe më krizën dhe këtë e pamë, sepse ai nuk ka partnerë me të cilët mund të krijojë diçka që quhet qeveri stabile, as të zgjedhë të ashtuquajturin president ose presidentin e asaj të ashtuquajture Kosovë. Definitivisht nuk ka mbështetje për diçka të tillë", vlerësoi Nikoliq.
Kjo e fundit thekson se Kurti përveç raportit ndaj opozitës së tij, do të godasë kokën dhe në raportin ndaj komunitetit sërb pavarësisht nga ajo, sikurse tha, dimë që ai ka mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare.
"Dhe bashkësia ndërkombëtare shumë herë i ka bërë thirrje Albin Kurtit dhe këtyre institucioneve që në një farë mënyre të konsolidohen përfundimisht të jenë të fortë. Ata tani po bëjnë thirrje për dialog dhe thonë se Kurti duhet të ulet dhe të bisedojë me opozitën. Thjesht, dialogu është i nevojshëm, por që janë disi përjashtues dhe fleksibël kur bëhet fjalë për dialogun mes Beogradit dhe Prishtines. Këto janë standardet e tyre të dyfishta. Dhe disi, kur flitet për dialogun, ajo është gjë opsionale kur bëhet fjalë për Bashkësinë e Komunave Sërbe dhe gjithçka tjetër", tha Nikoliq.
Përsa i përket komunitetit sërb, ajo tha se nuk ka peshën e as fuqinë të bëjë ndonjë gjë kur bëhet fjalë për Albin Kurtin.
“Ne mund të bëjmë atë çka është tek ne, mendoj në terren, mendoj për ato institucione. Ajo që është e rëndësishme për ne dhe në politikën zyrtare të Beogradit është, dhe ajo që bëjmë, është pikërisht të vëmë në dukje lëvizjet e njëanshme të Albin Kurtit. Bashkëbiseduesi ynë është komuniteti ndërkombëtar, një pjesë e territorit tonë nën protektorat ndërkombëtar. Thjesht, me Prishtinën është treguar se nuk ka bisedime kualitative, as nuk ka, nuk ka asnjë sepse Albin Kurti është përjashtues. Për të, politika e kompromisit dhe ajo që duhet të jetë kompromis, në të vërtetë është dobësi. Dhe kjo do t'i kushtojë atij edhe opozitës së tij” beson Nikoliq.
Ajo tregon se incidenti i fundit në Kuvendin e Kosovës, kur deputetja Time Kadrijaj nga partia e Ramush Haradinajt hodhi vezë ndaj Kurtit, është shuplakë serioze për Kurtin.
"Ajo konsiderohet, në rrethet e tyre shqiptare, si dikush që ka qenë në UÇK, si dikush që ka disa merita në luftërat e tyre çlirimtare dhe gjithçka tjetër. Ajo është fort e rëndësishme për ta. Kështu që vetëm një shuplakë për Albin Kurtin, ndonëse ai përgjatë gjithë kohës përpiqet të marrë mbështetjen e atij krahu të fortë të UÇK. Çfarë do t'i bënit më keq se kaq dhe t'a godasësh me vezë” tha Nikoliq.
Kjo e fundit shtoi se politikë e tillë e Kurtit u ndëshkua edhe nga Uashingtoni çka SHBA ngrinë dialogun strategjik me Prishtinën dhe se ky është mesazh i qartë nga SHBA se Albin Kurti nuk e ka mbështetjen e tyre të plotë.
"Kështu që Uashingtoni është fort i fuqishëm dhe sigurisht është vendi i parë që njohu zyrtarisht atë shtet fals dhe që ka absolutisht çdo ndikim të mundshëm në skenën politike dhe gjendjen politike. Opozita i beson SHBA dhe mbështetet diku te SHBA, ndërsa Albin Kurti vendosi që traseja politike e mbështetjes që ai në të vërtetë ka dhe ajo rrugë shkon në vendet e Bashkimit Europian", vlerësoi Nikoliq.
Sikurse tha, nëse ata vërtet duan t’a zgjidhin atë krizë, SHBA me ndikimin e tyre të madh politik të sigurisë në hapësirën e Kosovës, mes shqiptarëve, këtë munden si vende të BE.
"Bashkësia ndërkombëtare mund t’a kushtëzojë sjelljen e Prishtinës pikërisht me ndonjë ndihmë financiare e kështu me radhë. Kështu që ata kanë mekanizma kur duan diçka, por thjesht i lënë të vetvriten", vlerësoi Nikoliq.
Kjo e fundit theksoi se politika e terrorit e Kurtit nuk pranohet as nga elita në Kosovë, por jo sepse ata kujdesen për popullin sërb.
"Ata janë thjesht unikë kur bëhet fjalë për sërbët. Por problemi këtu janë shqiptarët. Problemi është kriza që është mes tyre. Ka shumë papunësi, jetojnë me donacione. Shumë njerëz kanë braktisur territorin e K&M. Në dy vitet e fundit, 20% e sërbëve janë larguar, për shkak të terrorit të Albin Kurtit, por edhe shumë shqiptarë, për shkak të politikës së stomakëve të uritur dhe shitjes së mjegullës te populli", theksoi Nikoliq.
Ajo tha se Kurti beson se me çdo sulm ndaj sërbëve, rritet rejtingu dhe konkludoheet se, nëse do të ishte vërtet kështu, ai sot mund të ishte në gjendje të formonte me lehtësi qeverinë dhe do të besohej nga partnerët e vet politikë.
0 komentet