OJQ-të nga veriu refuzohen për monitorimin e zgjedhjeve: Çfarë dëshiron të fsheh Prishtina?
Organizatat joqeveritare nga veriu i Kosovës shprehën keqardhje dhe protestë për shkak se u është mohuar e drejta për të pasur vëzhgues të akredituar në zgjedhjet në Mirovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe siç kanë thënë në një komunikatë për media, e kanë vlerësuar këtë vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si diskriminim dhe konfirmim se demokracia dhe transparenca e procesit zgjedhor nuk ekziston në shoqërinë kosovare.
Ky vendim, siç thonë ata, është marrë përkundër faktit se i gjithë dokumentacioni është dorëzuar në rregull për akreditimin e vëzhguesve, ata kanë përvojë në vëzhgimin e zgjedhjeve dhe me punën e tyre i kontribuojnë të gjithë komunitetit shoqëror.
“Si organizata joqeveritare që ekzistojnë me vite dhe punojnë në komunat e Mitrovica e Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, e veçanërisht si organizata joqeveritare që kanë marrë pjesë në ciklet e mëparshme zgjedhore, shprehim keqardhjen dhe protestën që na është mohuar e drejta për të pasur vëzhgues të akredituar në zgjedhjet në komunat e përmendura”, thuhet në njoftim.
Ata vlerësojnë se është krejtësisht e papranueshme në botën moderne, në shekullin XXI, të refuzohen pa asnjë shpjegim organizatat që ndjekin prej vitesh proceset zgjedhore.
Duke qenë se, siç thonë në njoftim, për herë të parë nuk lejohen të marrin pjesë në procesin zgjedhor, pyetjet e tyre i kanë dërguar KQZ-së, si dhe të gjithë ambasadorëve dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar.
“Pse organizatat joqeveritare që kanë marrë pjesë në mënyrë të përsëritur në cikle zgjedhore nuk lejohen të kenë vëzhgues të akredituar? Çfarë duan të fshehin KQZ-ja dhe Prishtina nga sytë e vëzhguesve dhe qytetarëve? A janë zgjedhje të tilla të organizuara në një mënyrë të tillë të çuditshme, më të vërtet legale?”, pyesin organizatat joqeveritare nga veriu i Kosovës.
Ata theksojnë se kanë bërë ankesa në Komisionin Zgjedhor për Peticione dhe Ankesa dhe kanë njoftuar se do të kërkojnë shpjegim për këtë vendim nga KQZ-ja.
“Ne besojmë se lëvizje të tilla nuk kontribuojnë në zhvillimin e demokracisë, dhe refuzimi i organizatave joqeveritare vetëm tregon se demokracia dhe transparenca e procesit zgjedhor nuk ekziston në këtë shoqëri”, thonë nga organizatat joqeveritare.
Kujtojmë se deri më tani në zgjedhje kanë qenë të pranishëm rregullisht vëzhguesit evropianë, OSBE-ja dhe ambasadat, dhe për këto zgjedhje kanë paralajmëruar se do t'i monitorojnë vetëm dy vëzhgues nga ambasada e Britanisë së Madhe.
0 komentet