Po zgjerohet rruga para postbllokut policor pranë urës Bistricës

Në afërsi të urës së Bistricës në rrugën magjistrale prej Leposaviqit në drejtim të Mitrovicës Veriore, fadromat dhe kamionët po punojnë në zgjerimin e rrugës ku me shumë mundësi pritej të instalohej një postbllok, raporton gazetari i “Kosovo onlajn”.

Fadromat dhe kamionët po zgjerojnë rrugën në afërsi të urës jo shumë larg kryqëzimit për në Banjë dhe kthesës drejt fshatit Bistrica e Shalës. 

Në kodrën aty pranë qëndrojnë të parkuara xhipa dhe kamionë me blloqe betoni, ndërkohë që në një vend te veçuar qëndrojnë efektivët e policisë me dy xhipa. 

Qarkullimi i mjeteve deri më tani parqitet normal, pa ndalesa, por ndërkohë që shoferët duhet të ngadalësojnë shpejtësinë për shkak sinjalistikës së instaluar përgjatë njërit krahë të rrugës. Efektivët e njësisë speciale të policisë kosovare në dhjetor filluan të kontrollonin dokumentacionin e udhëtarëve të cilët lëviznin në këtë pjesë të aksit magjistral, e ndërsa sërbët prej asaj periudhe i trembeshin se pikërisht në këtë vend do të instalohej një postbllok.