Prenkaj për ndryshimin e ligjit dhe çështjen e presidentit: Zgjidhja është në duart e Kurtit

Aljbert Prenkaj
Burim: Dukagjini

Diplomati Albert Prenkaj tha se pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Odat e Specializuara në shikim të parë, egzistojnë dy opsione-ajo që është pranë Albin Kurtit duke kërkuar që të kalohet në zgjedhjen e presidentit apo presedentes, ndërsa PDK kërkon që menjëherë të kalohet në planin e dytë të ligjit e më pas në zgjedhjen e presidentit dhe se kjo pikërisht mund të jetë "gur pengese".

"Mendoj se zgjidhja është në duart e Albin Kurtit. Ai mund t'i sigurojë vendit institucione funksionale ose t’a çojë në zgjedhje", tha Prenkaj për Kosovo Onlajn.

Kur është fjala për deklaratën e kryetares së Parlamentit Albulena Haxhiu e cila tha se po shqyrton mundësinë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kosova nuk zgjedh president me mandat të plotë, Prenkaj vlerëson se qëllimi i këtij veprimi është të fitojë kohë që zgjedhjet të "kohëzohen" kur i përshtatet Vetëvendosjes.

"Sipas kohës, mund të jetë në dhjetor, si vitin e kaluar, kur Kosova u mbush nga diaspora, baza elektorale që vitet e fundit ka mbështetur kryesisht Vetëvendosjen", tha Prenkaj.

Bashkëbiseduesit në analizën e Kosovo Onlajn në lidhje me faktin se Kosova mund të mos zgjedhë president në orët e fundit të afatit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese, theksuan se egzistojnë disa boshllëqe në legjislacion që gjyqtarët mund t'i "arnojnë".