Shtabi i Krizës: Albin Кurti përhap gënjeshtra rreth sulmeve ndaj KFOR me qëllim të tërheqë sërbët në konflikt me të
Shtabi i Krizës ka deklaruar se si pasojë e serive dizinformuese të përhapura nga Prishtina si pjesë e luftës hibride kundër popullit sërb, se nuk është ky i fundit ai që sulmon КFOR dhe EULEКS, pasi këto misione shikojnë vetë represionin e regjimit të Kurtit dhe forcave specialeve të tij.
"Albin Кurti përhap gënjeshtra rreth sulmeve ndaj KFOR me qëllim që të tërheqë sërbët në konflikt me kwtw mision i cili është formacioni i vetëm legal konform rezolutës 1244. Refuzimi i KFOR-it dhe EULEКS-it për t'u vënë në shërbim të regjimit diktatorial antiswrb të Albin Kurtit, është arsyeja përse Kurti po tenton të shpikë sulme ndaj këtyre organizatave përmes përhapjes së gënjeshtrave”, thuhet në deklaratën e Shtabit të Krizës.
Siç u tha, përfaqësuesit politikë të popullit sërb dhe anëtarët e Shtabit të Krizës përherë kanë bërë thirrje publike qytetarëve që të bashkëpunojnë me KFOR-in dhe EULEX-in pasi sic theksohet, këto misione ndërkombëtare janë të pranishme në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare që janë nënshkruar të cilat Shtabi i Krizës i respekton.
"Shtabi i Krizës në emër të popullit sërb, i bën thirrje KFOR dhe EULEКS të shtojnë vigjilencën. Kemi dyshime serioze se Kurti është i gatshëm të organizojë sulme ndaj përfaqësuesve të këtyre misioneve dhe që më pas të akuzojë sërbët", thuhet nga Shtabi i Krizës.
komentet