Spahiu: Opozita hesht për dialogun me Beogradin sepse kjo nuk i shqetëson, por i brengos marrja e karrikeve

Nedžmedin Spahiu
Burim: Kosovo Online

Analisti Nexhmedin Spahiu thotë për Kosovo Onlajn se dialogu Prishtinë-Beograd nuk përmendet si temë në bisedimet e partive shqiptare për formimin e institucioneve sepse opozita nuk ka vesh për atë proces. Tek negociatat për formimin e institucioneve, opozita, sikurse vlerëson, i intereson vetëm zënia e karrikeve dhe jo për disa gjëra që janë fort të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.

"Ata gjithçka derimë tani, verbërisht bëjnë atë çka u thonë amerikanët. Ndërsa Albin Kurti ka politikën e tij rreth kësaj, pavarësisht nga ajo sesa e saktë ose e pasaktë është. Mendoj se politika e tij nuk është përherë në interes të Kosovës, ndonjëherë punon dhe kundër interesit të saj, por ai ka politikën e vet", tha Spahiu.

I pyetur nëse, partitë opozitare do të kishin mundësi të vendosnin rreth dërgimit në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të draft-statutit europian të BKS, apo nëse do të kishin ndonjë propozim të ri, Spahiu thotë se nëse amerikanët do t'u thoshin të përcillnin draftin, ata këtë do t’a bënin.

Ai beson se opozita për këtë çështje nuk shprehet sepse për të nuk ka veshë dhe ndoshta për këtë amerikanët "nuk u pëshpërisin" se çfarë duhet të thonë.

"Amerikanët përherë punojnë me ata që janë në pushtet, jo me ata që janë në opozitë. Pra, nëse nuk u thonë çfarë të bëjnë, ata nuk dinë çfarë të bëjnë", beson Spahiu.

Rreth temës së dialogut, sikurse shton, opozita hesht sepse nuk i shqetëson.

"Nuk i shqetëson shumë interesat e Kosovës, ndërsa interesi më i rëndësishëm kombëtar është sesi të vendoset përballë Sërbisë dhe si të përqendrojë marrëdhëniet me të. Kjo është gjëja më e lexueshme që duhet të jetë për të gjithë qytetarët dhe për klasën politike të Kosovës dhe kjo nuk i brengos fare. I shqetëson sesi të marrin karriket", mendon ai.