Tramp: Në javët e fundit zgjidhëm dhe çështjen e Kosovës e Sërbisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Tramp ka thënë se administrata e tij në javët e fundit ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare mes të cilave sikurse tha dhe marrëdhëniet mes Kosovës e Sërbisë.
“Në javët e fundit zgjidhëm Indinë e Pakistanin, Kosovën e Sërbinë. Jemi përfshirë dhe me Kongon e Ruandën-kjo ishte luftë mizore që zgjaste prej kohësh. Kemi bërë edhe dy gjëra përveç kësaj. Askush nuk ka bërë diçka të ngjashme” ka thënë Tramp në konferencën e sotme për mediat gjatë samitit të Nato-s në Hagë.
Tramp javën e kaluar në intervistë për Foks njuz, tha se duhej të merrte çmimin Nobël për zgjidhjen e problemeve mes të cilave dhe atë mes Kosovës e Sërbisë.
“Duhet të më japin çmimin Nobël për Ruandën, a e patë rastin e Kongos? Mund të thoni Sërbia e Kosova. Mund të thoni mjaft nga këto raste. Më e madhe ishte India dhe Pakistani. Duhet të merrja çmimin Nobël katër apo pesë herë” tha Tramp i pyetur nëse do të mund të merrte çmimin Nobël nëse zgjidh problemin mes Izraelit dhe Iranit.
Më parë në rrjetin social “Truth Social“ theksoi se do t’a kthejë dialogun mes Kosovës dhe Sërbisë duke thënë se paraardhësi i tij Xho Bajden shkaktoi dëme në pikpamjet për dialog përmes vendimeve “idiote”.
“Gjatë mandatit tim të parë, Sërbia dhe Kosova u konfliktuan ashpërsisht ashtu sikurse kanë bërë ndër dekada dhe ky konflikt i zgjatur kërcënonte me luftë të përgjithshme. E ndala. Bajden shembi perspektivën afatgjatë me disa vendime mjaft idiote, por që ujnë sërish do t’a rregulloj”, ka shkruar Tramp.
komentet