“Trepça jug“ kërkon prej përdoruesve të objektit në qendër të Zveçanit që t’a braktisin brenda 10 ditëve
Kompania “Trepça jug“ kërkoi prej përdoruseve të shumë objekteve në qendër të Zveçanit që pa vonesa të braktisin, pra të “lirojnë pronën” për të cilën kjo kompani pretendon se është në pronësi të saj.
Njoftimi me thirrjen për “lirim, largim nga prona pa vonesa” është vendosur në të paktën tre lokale dhe hyrje në një objekt banimi, ndërsa logoja “Trepça jug“ është ngjitur dhe në dritaret e postës kosovare.
Në dokument thuhet se afati për lirimin e ambjenteve është dhjetë ditë nga data e marrjes së njoftimit.
“Bazuar në të dhënat zyrtare nga çertifikata e pronësisë për parcelën numër P-7308051-00233-0 dhe 00226-0, si dhe nga informacionet nga sistemi i tatimeve për pronën, ju njoftojmë se po përdorni pronën që është në pronësi të Trepça a.d., pa marrëveshje ligjore me këtë kompani. Nëse nuk reagoni në afatin e mësipërm, do të jemi të detyruar që të ndërmarrim masa ligjore, përfshirë dhe kërkesën për kompensim dëmesh dhe detyrimet e shkaktuara gjatë përdorimit të paautorizuar të pronës” shkruhet në dokument.
Veç kësaj, përdoruesve u kërkohet që brenda 10 ditëve, të paraqesin dokumentacion zyrtar që vërteton të kundërtën.
Njoftimet u vendosën në ndërtesë banimi në qendër të Zveçanit, ku dikur ndodheshin zyrat e Postës së Sërbisë, si dhe në ambientet ku ndodhej farmacia.





0 komentet