Vigemark: Po ndjekim me kujdes situatën, ende nuk e dimë saktësisht vendodhjen e Dejan Pantiqit si dhe nëse i janë dhënë barnat

Vigemark Euleks
Burim: Kosovo Online

Shefi i Euleksit Lars Gunar Vigemark në një intrrvistë ekskluzive për Kosovo onlajn ka thënë se misioni i BE ka informacione kontradiktore rreth arrestimit të Dejan Pantiqit i cili nuk dihet ende se ku po mbahet.

"Kam informacione kontradiktore. Kam informacione se po merr dhe nuk po bën terapi. Po hulumtojmë situatën në fjalë. Barnat ja kemi dorrëzuar policisë kosovare në Leposaviq dhe kërkuam t'i dorëzoheshin zotit Pantiq i cili po mbahet në një vend ku nuk mund ta konfirmoj zyrtarisht pasi nuk e di se ku ndodhet. Na kanë thënë se barnat do t'i jepeshin. Por egzistojnë informacione kontradiktore nga burime të ndryshme. Tani do ta marrim vesh pasi të dërgojmë njësinë policore në Leposaviq. Është mjaft e rëndësishme që zoti Pantiq të jetë trajtuar kundrejt të gjitha standarteve në qendrën e paraburgimit pasi nuk jam i sigurtë në cilin vend ndodhet në paraburgim dhe nëse ky vend është i përshtatshëm sipas ligjeve kosovare, apo nëse respektohen të drejtat e tij, nëse e ka takuar avokatin apo të takojë familjen. Ai gjithashtu duhet të bashkëpunojë dhe tê japë deklaratën dhe të vihet në dijeni me akuzat. Mesa kuptova masa e arrestit përmes videolinkut, vendosi që ai të qëndrojë 30 ditë paraburgim. Të jeni të sigurtë se po e ndjekim me shumë kujdes këtë rast", ka thënë Vigemark.

Intervistën e plotë me Vigemarkun ku ka folur për temat aktuale rreth situatës në veri, gjendjen e gjyqësorit në Kosovë, policinë dhe tema të tjera të rëndësishme, do ta publikojmë mesditën e nesërme.