Vuçeviq mbërriti në Rashkë dhe u prit nga gjenerali Mojsilloviq

Vučević i Mojsilović u Raški
Burim: Instagram

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka mbërritur në garnizonin e Rashkës, ku është pritur nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjenerali Millan Mojsilloviq.

Vuçeviq dhe Mojsilloviq zhvilluan një takim me oficerët e lartë të Forcave të Armatosura të Serbisë, në të cilin u diskutua për situatën aktuale të sigurisë.

"Arrita në garnizonin e Rashkës, ku më priti Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Millan Mojsilloviq, për të mbajtur një takim me oficerët e lartë të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe për të diskutuar situatën aktuale të sigurisë", ka thënë Vuçeviq në Instagram.

Vuçeviq gjatë ditës do të vizitojë disa nga njësitet e Ushtrisë Serbe në terren.