Zëri i Amerikës: Rastet e shkeljeve të të drejtave të qytetarëve në Kosovë

Gračanica
Burim: Kosovo Online

Një sërë hulumtimesh dhe raportimesh tregojnë se e drejta e përdorimit të sërbishtes e cila sipas Kushtetutës së Kosovës është gjuhë zyrtare krahas shqipes, përditë shkelet si nga ana e përfaqësuesve të institucioneve më të larta kosovare, ashtu dhe nga zyrtarët vendorë, përfaqësues të enteve publike, por edhe nga ata që kanë për detyrë vendosjen e rendit dhe të ligjit, transmeton Zëri i Amerikës.

“Shkelja e të drejtës së gjuhës është problem për të gjitha komunitetet në Kosovë” shprehje kjo që gjendet pothuajse në të gjitha raportimet e organizatave apo institucioneve vendase apo ndërkombëtare.

Një nga shembujt e fundit ndodhi dy ditë më parë në Llapllasellë dhe Graçanicë ku kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ndërmori aksionin e heqjes nga rrjeti për konsumatorët që kanë fatura të papaguara ndaj saj.  

Punëtorët dhe inspektorët e kësaj kompanie, të shoqëruar nga policia, disa media shqiptare dhe zëdhënësja e kësaj kompanie, hynë pa paralajmërim në oborret e qytetarëve dhe kryen aksionin e tyre, i cili shkaktoi vëmendje të madhe të opinionit publik shqiptar. Në një sërë mediash shqiptare dhe në rrjetet sociale veçanërisht, gjatë aksionit është theksuar sjellja e policëve kosovarë të cilët kërkonin nga qytetarët sërbë të flisnin “shqip” dhe “vetëm shqip”.

Ljubinko Karaxhiq nga fshati Llapllasellë njëri prej të cilëve është shkëputur nga rrjeti i ujësjellësit, aksionin e ndërmarrë nga Ndërmarrja Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, e vlerëson si “performancë të mirëinskenuar për publikun dhe shfaqje të muskujve të përfaqësuesve të institucioneve kosovare”.

“Nuk kishin as përkthyes, erdhën me kamera, me pesë-gjashtë ekipe gazetarësh, të gjithë gazetarë shqiptarë. Nuk kishte përkthyes, askush nuk donte të fliste sërbisht. Unë u bëra thirrje se kam të drejtë nëse vijnë të kryejnë ndonjë ndërhyrje, ku sipas ligjit të Kosovës, kam të drejtë të kem përkthyes. Nuk i’u bazuan fare kësaj, kërkuan prej meje të flisja shqip” tha Karaxhiq për Zërin e Amerikës.

Pamjet në të cilën policët kosovarë “urdhërojnë” Karaxhiqin që të flasë me titullin “O fol shqip, vetëm shqip”, qytetarëve sërbë nuk u lejohet të flasin sërbisht, në më pak se 24 orë, më shumë se 100 mijë persona në rrjetet sociale sidomos në ato shqiptare e kanë ndjekur. Këtu janë më shumë se 500 komente, shumica e të cilave mbështesin anëtarët e policisë.

“Bravo polici, vetëm shqip”, “Respekt për policinë e Republikës së Kosovës”, “Ky polic quhet trimosh, bravo të qoftë o trim”, janë disa nga komentet në Fejsbuk tek disa mediave shqiptare.

Mirëpo, mes komenteve të qytetarëve, ka edhe nga ata që deklarojnë se bëhet fjalë për shkelje të Kushtetutës dhe ligjit nga ana e zyrtarëve policorë.

“Polici kosovar i duhet sërbishtja apo ndonjë përkthyes me të. Është e drejtë e sërbëve që të flasin me autoritetet shtetërore në gjuhën e tyre amtare. Nëse mendoni ndryshe, atëherë mos u çuditni përse sërbët e veriut, dëshirojnë të shkëputen dhe do të shkëputen prej Kosovës”, thuhet në një koment.

I dyti thotë “Respekt për policinë, por duhet kuptuar se shteti nuk mbahet me emocione por me ligje. Ju pëlqen apo jo, sërbishtja është gjuhë zyrtare sipas Kushtetutës, e cila u jep të drejtë sërbëve të flasin sërbisht. Kjo është njësoj sikur polici gjerman në Zvicër t'i thotë qytetarit të mos flasë frëngjisht, ndonëse aty të dy gjuhët janë zyrtare".

Krahas disa qytetarëve, në rrjetet sociale, shkeljen e Kushtetutës dhe Ligjit kur është fjala për gjuhën ssrbe në këtë rast e thekson edhe komisioneri për gjuhët në Kosovë, Sllavisha Mlladenoviq.

Ky i fundit në një reagim të shkruar për Zërin e Amerikës, thotë se kjo sjellje e policëve por edhe e zyrtarëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” është e papranueshme.

“Me rastin e kryerjes së detyrës, zyrtarët policorë janë të detyruar që të mundësojnë komunikimin me qytetarët në çfarëdolloj gjuhe zyrtare. Sipas Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, është detyrim edhe për shoqëritë publike dhe atyre komunale që të ofrojnë shërbimet e tyre në të dyja gjuhët zyrtare. Në rastet kur punonjësit e policisë nuk janë në gjendje të komunikojnë në të dyja gjuhët zyrtare, ata janë të detyruar të sigurojnë përkthyes. Në videon që më dërguat, mund të dëgjonim një polic duke i thënë një qytetari se duhet të flasë shqip, por sipas ligjit, detyrimi i dygjuhësisë është i institucioneve dhe jo i qytetarëve, kështu që polici ka shkelur Ligjin rreth përdorimit të gjuhëve” tha Mlladenoviq.

Zëri i Amerikës pyeti Inspektoratin Policor të Kosovës nëse do të nisin hetime në lidhje me aksionin e djeshëm të policisë, i cili kërkonte që Ljubinko Karaxhiqi të fliste shqip, por përgjigja nuk erdhi.

Ndihmës Avokati i Popullit kosovar Sërgjan Sentiq, thekson se në këtë rast ka elemente të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe se institucioni i Avokatit të Popullit do të iniciojë procedurë sipas detyrës zyrtare.

“Institucioni i Avokatit të Popullit sipas detyrës zyrtare do të kërkojë nga organet kompetente që të iniciojë procedurë për të konstatuar nëse ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut, pra nenit 5 i Kushtetutës së Kosovës, i cili është shumë i qartë-gjuha shqipe dhe sërbe, janë gjuhë zyrtare në Kosovë dhe se kanë status të barabartë”, tha Sentiq.

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” Arjeta Mjeku konfirmon përmes deklaratës me shkrim për Zërin e Amerikës, se gjatë aksionit në Graçanicë dhe Llapllasellë, nuk ka pasur përkthyes në terren, si dhe se procesverbali rreth përjashtimit për arsye teknike, mbeti në gjuhën shqipe dhe se herës tjetër sigurisht që do të jenë në sërbisht.

Avokati i Popullit Kosovar me këtë rast, do të pyesë nëse janë respektuar procedurat ligjore lidhur me heqjen e qytetarëve nga rrjeti i ujësjellësit.

“Pra, a janë informuar qytetarët, a janë paralajmëruar qytetarët përpara se të përjashtoheshin nga rrjeti i ujësjellësit, a janë respektuar procedurat ligjore-sepse duhet të paralajmëroheshin e pakta pesë ditë pune përpara heqjes nga rrjeti. Nëse nuk ka ndodhur një gjë e tillë, kemi shkelje të qartë të të drejtave të njeriut”, tha ndihmës Avokati i Popullit Sërgjan Sentiq.

Ljubinko Karaxhiq shprehet se tek ai nuk ka mbërritur ndonjë njoftim apo paralajmërim përpara ndërprerjes së ujit. Ai thotë se matësi i ujit është në emër të babait të tij të ndjerë dhe se është një borxh i trashëguar qysh nga koha kur askush nuk paguante për shërbimet e ujësjellësit në Kosovë.

“Konkretisht më kanë ndërprerë ujin për gjoja borxhin e vjetër që mbahet në llogaritë e ujësjellësit, i cili është inekzistent sepse edhe kur e kanë futur këtë borxh të vjetër, nuk ka rënë dakord me bilancin e konsumit të ujit. Para 20 vitesh, ky borxh ishte vendosur përafërsisht në llogari dhe ndonëse shkova të flisja me ta disa herë që t’a fshinin, ata nuk donin sepse kërkonin të nënshkruaja një kontratë zyrtare dhe mesa di me nënshkrimin e kontratës, pranohet borxhi dhe ndaj nuk kam dashur t’a bëj”, thotë Karaxhiq.

Nga ana tjetër, nga Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” konfirmohet se bëhet fjalë për një borxh të vjetër, se janë ndjekur procedurat lidhur me ndërprerjen e ujit dhe se Karaxhiq është njoftuar disa herë, por për të paguar.

“Afati i borxhit në të cilin konsumatori është i detyruar të paguajë, është prej qershorit të 1999 e  deri në korrik 2023, gjithashtu sipas rregulloreve të lartpërmendura, konsumatorit i janë dërguar pesë njoftime me shkrim për të paguar-njoftimet janë dërguar në sërbisht/sipas informacionit prej Njësisë Operative e Ujësjellësit të Graçanicës”, thuhet në reagimin me shkrim të Mjekut. Sipas të dhënave të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, shuma totale e faturave të papaguara për ujin e shfrytëzuar në Kosovë është 45 milionë euro. Nga këto, 40 milionë euro janë borxh nga konsumatorët shtëpiakë dhe më shumë se pesë milionë nga ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha.