Benzinato “Vedina“ në Mitrovicën e Veriut mbyllet si pasojë e humbjeve ekonomike
Në Mitrovicën e Veriut sot është mbyllur benzinatoja të cilën Agjencia Kosovare e Privatizimit në fillim të shtatorit të vitit të kaluar ja dha me qera kompanisë “Veda”. Sikurse thonë punonjësit për Kosovo onlajn, arsyeja e mbylljes kanë qenë humbjet ekonomike.
Si pasojë e aktivitetit të dobët dhe humbjeve në vend të përfitimeve financiare, benzinato “Vedina“ në Mitrovicën e Veriut sot është kyçur, kanë thënë të punësuarit në këtë benzinato.
Gjatë ditës së sotme emërtesa e kësaj benzinatoje është hequr ndërsa sipas konfirmimit në vëndngjarje nga ana e gazetarit të Kosovo onlajn, janë hequr dhe instrumentet automatike të furnizimit me karburant.
Punonjësit të cilët i gjetëm në benzinato, kanë thënë se benzinatoja sot është mbyllur si pasojë e aktivitetit të dobët dhe fitimit të paktë. Bëhet e ditur se kjo benzinato është “në minus” pasi klientët nuk vijnë në këtë lokacion por preferojnë benzinaton “Vedina“ në pjesën jugore të Mitrovicës.
Kujtojmë se në muajin korrik të vitit të kaluar, zyrtarët e Administratës Tatimore dhe pjestarët e Ministrisë Kosovare të Tregtisë nën asistencën e Policisë Kosovare, kyçën benzinaton “NIS Petrol“ në dalje të Mitrovicës së Veriut me arsyetimin e mosdisponimit të liçensës së nevojshme për punë në përputhje me legjislacionin kosovar.
Pas mbylljes, benzinatos i’u hoq logoja e “NIS Petrol“, ndërsa Agjencia Kosovare e Privatizimit shpalli konkursin për qera të këtij objekti. Në benzinaton që ndodhet në Mitrovicën e Veriut në kohë të shkurtër u vendos logoja e firmës “Exfis“ nga Prishtina por u hoq shpejt.
Megjithatë, kompania “Veda 3 NTP“ në pronësi të biznesmenit Zymer Myftari mori me qera tre benzinato mes të cilave dhe ajo në Mitrovivcën e Veriut. Agjencia e Privatizimit atëherë njoftoi se benzinatoja jepej me qera për 7.111 euro në muaj.
0 komentet