Graçanica: Shtatë shekuj mes gurit, fesë dhe popullit

Manastir Gračanica
Burim: Kosovo Online

Ndonëse është e njohur për dhuratën madhështore e të bukur të mbretit Milutin, e cila prej shtatë shekujsh prezantohej si vend shpirtëror e historik, Graçanica është shumë më tepër sesa vend që ruan një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë mesjetare sërbe. Historia e saj është shkruar për shekuj-nga themelet romake e bizantine, përmes prosperitetit mesjetar dhe pushtimeve osmane e deri në epokën moderne, në të cilën u bë qendra administrative, shëndetësore, arsimore dhe kulturore e sërbëve në Kosovën qëndrore.

Shkruar nga: Milena Maksimoviq

Graçanica si vendbanim për herë të parë u përmend në vitin 1303 në kartën e Papa Benediktit IX, ndërsa emri i saj përmes shekujsh u bë vazhdimësi e shpirtërimit dhe trashëgimisë kulturore. Dikur fshat i vogël, banorët e të cilit jetonin kryesisht nga bujqësia, sot paraqet vend në të cilën ndërthuret historia dhe jeta moderne, ndërsa Manastiri i Graçanicës mbetet zemra dhe simboli i saj më i dallueshëm.

E pozicionuar në pjesën qëndrore të Kosovës, jo larg zonës në të cilën në vitin 1389 u zhvillua Beteja e Kosovës-një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë sërbe dhe historinë e Europës Juglindore-Graçanica prej shekujsh ka qenë dëshmitare e përmbysjeve të mëdha historike. E kaluara e saj është e lidhur pazgjidhshmërisht me ngritjet dhe uljet e shtetit mesjetar sërb, pushtimet osmane, por dhe me mbijetesën e popullsisë, e cila, pavarësisht sprovave të shumta, ruajti identitetin dhe vendet e saj të shenjta.

Historiani Aleksandar Guxhiq pohon se Graçanica për herë të parë në burimet ndërkombëtare të shkruara, është përmendur në vitin 1303 nga letra e Papa Benediktit IX ndaj kryepeshkopit katolik Marin të Tivarit, që ishte e lidhur me famullinë katolike në Janjevë dhe koloninë minerare në Kishnicë.

"Në burimet vendase, ajo për herë të parë u përmend në vitin 1321 në kartën themeluese të manastirit të Graçanicës. Mbreti Milutin, kur ndërtoi manastirin, bëri një kartë që nuk është ruajtur në atë version të shkruar në letër apo pergament, por është ruajtur në vetë manastirin në teknikën e afreskut", thekson Guxhiq.

Graçanica e sotme ndodhet në vendin e ish-qytetit romak dhe qytetit bizantin të Ulpianës, që kishte statusin e komunës, shton Guxhiq.

Dhe sa e rëndësishme ishte kjo njësi administrative në periudhat romake e bizantine, e spegon Guxhiq duke thënë se në mbarë territorin e Kosovës egzistonin dy komuna-Graçanica dhe Soçanica.

Për të kuptuar se përse Milutini vendosi për projekte madhështore të ndërtimit të dhjetëra kishave në territorin e shtetit mesjetar sërb, por dhe rinovimin e kishave të shumta në rajon e botë, duhet të kuptohet konteksti i kohës dhe situata e brendshme në Sërbi në shekullin XIII, thekson Guxhiq duke kujtuar se në atë moment pushteti ushtrohej njësoj nga mbreti Dragutin, mbreti Milutin dhe Jelena Anzhujska.

"Në këtë raport, pozita e Milutinit është sigurisht e keqe. Pra, marrëveshja e vitit 1282 në Dezhevë parashikonte se pas vdekjes së Milutinit, pushteti mbi të gjithë territorin e shtetit sërb, do pasohej tek i biri mbretit Dragutin", rrëfen Guxhiq.

Moment kyç për Milutinin, sikurse shton, ishte martesa me mbretëreshën Simonida, kur ai fitoi konsideratë dhe reputacion në shtetin sërb.

"Atëherë, reputacioni i tij mes fiseve, mes fisnikërisë sërbe, u rrit. Dhe pikërisht ky ishte momenti kyç kur Milutini vendosi të tregonte fizikisht superioritetin e vet ndaj pretendentëve të tjerë për fronin sërb. Atëherë vendosi të ndërtonte kishën. A ishte në atë kohë e komplikuar pozita gjeopolitike e Sërbisë? Sigurisht që po. Ai nga njëra anë ishte, veçanërisht në fillim të shekullit të XIV aleat i perandorit bizantin Andronik II-dhëndrit të tij. Por nga ana tjetër, duhej të përllogariste dhe vendet e Perëndimit që patën aspirata territoriale ndaj Bizantit. Këtu para së gjithash mendoj normanët që sundonin në Italinë jugore dhe në Siçili. Milutinit u desh të përdorte aftësi të jashtëzakonshme diplomatike sesi në ato momente të ruante shtetin mesjetar sërb, çka i’a arriti", thotë Guxhiq.

Presioni mbi mbretin Milutin erdhi edhe nga shtetet mongole.

"Falë aftësive diplomatike, Milutini arriti të ruante shtetin e vet. Ai në një moment, i’u desh që birin e vet, pasuesin e Stefan Deçanskit, t’a dërgonte në oborrin e tyre si garantues të paqes me mongolët. E gjithë kjo flet për Milutinin, i cili nuk ishte vetëm udhëheqës ushtarak i aftë dhe bamirës i madh, por dhe diplomat i zoti. Kështu që ai ishte një personalitet i gjithanshëm, sundimtar i gjithanshëm që hodhi themelet e shtetit mesjetar sërb që pas disa dekadash do të bëhej perandori”, tha Guxhiq.

Është e qartë, sikurse thotë se përse mbreti Milutin vendosi të ndërtonte manastirin pikërisht në Graçanicë. Vendi kishte pozitë të rëndësishme gjeografike, pranë rrugës që në Mesjetë lidhte Prishtinën, si qendër tregtare, me qendrën më të madhe sërbe të minierave në Novobërdë.

"Pjesa përreth Graçanicës është jashtëzakonisht e pasur me miniera dhe depozita minerare. Në afërsi të menjëhershme ndodhen minierat e Ajvalisë, Kishnicës, Janjevës dhe Novobërdës. Kjo është hapësirë e pasur me burime natyrore ndaj ishte atraktive si për Mark Ulpius Trajanin i cili themeloi Ulpianën, ashtu edhe për mbretin Milutin, i cili këtu ndërtoi manastirin”, spegon Guxhiq.

Ardhja e osmanëve reflektoi si në strukturën demografike, ashtu edhe në atë konfesionale-fetare të kësaj zone. Sikurse spegon Guxhiq, me ardhjen e osmanëve erdhi dhe religjioni i privilegjuar i Perandorisë Osmane-Islami, e kështu gjatë asaj periudhe fillestare, si dhe më vonë, u shkua në proces islamizimi.

"Osmanët kishin praktikën që para fitores vendimtare të territoreve që synonin, të dërgonin njësi gjysmëushtarake-sot do t'i quanim formacione paraushtarake-pra elementët më problematikë të shoqërisë së tyre. Kjo i dha Perandorisë Osmane përfitim të dyfishtë: hoqën qafe elementët problematikë në shoqërinë e tyre dhe futën shqetësime e trazira në radhët e armiqve. Kështu që ajo hapësirë gradualisht u boshatis dhe në të pushtuesit nga veriu më vonë vendosën popullsi të besuar. Sigurisht nuk ishte e huaj për ta marrja e popullsisë kristiane e në këtë rast të sërbëve për t’i zhvendosur në zonën e Anadollit. Kjo politikë zhvendosëse por dhe marrja e popullsisë kristiane nga Ballkani dhe shpërngulja në Anadoll, ishte e zakonshme për osmanët”, thekson Guxhiq.

Megjithatë, banorët e Graçanicës arritën që këtë vend, por dhe manastirin t’a ruajnë nga armiku.

“Shkatërrimin e parë Graçanica e përjetoi në vitet e ‘70 të shekullit XIV, kur formacionet e përmendura paraushtarake e plaçkitën manastirin. Gjatë historisë Graçanica përjetoi periudha shkatërruese por dhe rindërtuese. Periudha më e njohur e restaurimit dhe rindërtimit është shekulli XVI kur nisi procesi i rindërtimit të kishave dhe manastireve sërbe në Kosovë e Metohi, të cilin e ndërmori patriarku i parë i Patriarkanës së restauruar të Pejës, Makarije Sokolloviq. Kështu që narteksi në brendësi të tij është pikturuar dhe restauruar pikërisht gjatë shekullit XVI dhe periudhës së Makarij Sokolloviqit”, thekson Guxhiq.

Periudha më kritike për Graçanicën ka qenë gjysma e dytë e shekullit XIX kur në territorin e Kosovës, operonte Jashar Pasha Xhiniq.

“Në atë rast, Jashar-pasha Xhiniq hoqi çatinë prej plumbi të manastirit të Graçanicës për të ndërtuar banjot e tij dhe Graçanica u ekspozua ndaj mungesës së rreshjeve shumëvjeçare-shiut dhe borës. Çatia u restaurua dhe manastiri u mbrojt falë punës së Risto Gjakës çka ndoshta ilustrohet më së miri nga lidhja mes sërbëve në Graçanicë dhe vetë manastirit. Rista Gjak është paraardhësi i familjes së famshme Popoviq në Graçanicë. Ai falë lidhjeve të tij me Jashar-pasha Xhiniqin, arriti të merrte leje që sërbët në Graçanicë të vendosnin çati dhe gardh të ri pranë portës së manastirit, duke e shpëtuar kështu manastirin nga prishja”, bën të ditur Guxhiq.

Megjithatë, problemet për Graçanicën nuk mbarojnë këtu pasi sulmet ndaj këtij manastiri mesjetar nuk pushojnë as në shekullin e XXI.

“Sot jemi dëshmitarë se Graçanica është një nga manastiret dhe monumentet më të rrezikuara të trashëgimisë kulturore botërore në listën e UNESKO. Fakti që rruga kryesore Prishtinë-Gjilan kalon fill pranë manastirit, që sigurisht dëmton ndërtesën, flet vetë.”

Ky vendbanim periferik, kujton Guxhiq, u bë qendra kryesore administrative, shëndetësore dhe kulturore e sërbëve në Kosovën qëndrore pas luftës së vitit 1999.

“Për shkak të rrethanave, Graçanica pas luftës së vitit 1999, u bë selia e Arqipeshkvisë Rashko-Prizrenase. Arsyeja për këtë ndryshim administrativ është se pas luftës në Kosovën qëndrore, mbeti përqendrimi më i madh i sërbëve. Ndaj, peshkopi, kleri dhe murgjit e sotëm e konsideruan më të mençur të zhvendosnin selinë e peshkopit nga Prizreni në Graçanicë”, spegon ai.

Popoviqët, Kostiqët, Sekuliqët, Maksimoviqët, Todoroviqët, Zdravkoviqët, Qirkoviqët... janë vetëm disa nga mbiemrat që lidhen me këtë vend, rendit mësuesi në pension Ljubomir Maksimoviq, duke kujtuar dhe krahasuar jetën e tij të kaluar dhe të sotme.

"Graçanica është një nga vendet që në Kosovë e Metohi kanë gravituar kohët e lashta. Unë jam vendas i vjetër-nga gjyshi, stërgjyshi dhe stër-stërgjyshi im. Ne këtu erdhëm në vitin 1836 nga fshati Dobrotin dhe me origjinë jemi nga fshati Kovaçicë poshtë Vushtrrisë. Nëse gjyshi im i ndjerë, Bogoljubi, e kishte të saktë, ky ishte vend shumë strategjik dhe vendasit e vjetër jetonin nga bujqësia. Toka ishte e klasit të pestë ose të gjashtë, zakonisht ndodhet në rrugën për në Lapllasellë, Livadh dhe Sushicë. Njerëzit jetonin me bujqësi, rrallë dikush kishte punë shtetërore në atë kohë, madje edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Jetonin në harmoni në familje me shumë anëtarë, festoheshin festat e mëdha fetare: Krishtlindjet, Festën e Emrit, Kuvendit të Virgjëreshës Mari më 28 gusht. Mbretëronte harmoni të madhe, një njeri drejtonte familjen dhe nuk kishte mendime kontradiktore, sepse i tillë ishte zhvillimi ekonomik i Graçanicës dhe zonave përreth", bën të ditur Maksimoviq.

Në dallim nga Graçanica e dikurshme, e sotmja, sipas fjalëve të Maksimoviqit, është dukshëm më e pasur në infrastrukturë.

"Kam jetuar në atë epokë, por dua dhe mënyrën moderne të jetesës. Sot, në Graçanicë janë ndërtuar shtëpi të mëdha me fasada, çati dhe ambiente të brendshme të bukura. Jetojnë të pasurit, në shtëpi keni ushqime, lindin fëmijë, martohen të rinjtë e të rejat. Tani dhe dasmat janë ndryshe-dikur festoheshin në një dhomë, ndërsa sot në restorante ekskluzive me menu të veçanta”, thotë ai.

Ndryshimin e madh Graçanica e përjetoi pas vitit 1999, shton Maksimoviq.

"Lufta solli tragjedi dhe katastrofë. Prishtina për ne ishte dhjetë kilometra larg dhe njerëzit punonin aty. Shpëtimi është se Graçanica ruajti popullsinë-jo 100% por afërsisht 10,000 deri në 12,000 njerëz jetojnë në të dhe rreth 19,000 sipas regjistrimit në mbarë komunën. Është fat që këtu punojnë institucionet shëndetësore e arsimore dhe njerëzit kanë punë. Këtu tani ka disa institucione të tjera, siç është komuna dhe posta, por kemi ruajtur këto dy shtylla të rëndësisë strategjike. Kemi edhe Shkollën e Lartë Ekonomike në Leposaviq, ishte dhe departamenti i Fakultetit Filozofik dhe shumë studentë shkojnë për të studiuar në Mitrovicën e Kosovës”, spegon ai.

Sytë e popullit sikurse thekson, përqendrohen tek shteti i Sërbisë.

"Shteti i Sërbisë duhet të mbijetojë këtu me të gjitha institucionet e veta sepse kjo është jashtëzakonisht domethënëse për popullin-jo vetëm në Graçanicë, por në mbarë territorin e Kosovës e Metohisë. Ndonëse lufta ka dëmtuar gjithçka, pa e fyer popullin shqiptar, nuk besoj se popullsia do të largohet në masë të tillë, megjithëse ka nisur emigrimi i heshtur, i cili është i rrezikshëm. Nuk dorrëzohemi, kemi shpresë! Le të investojë shteti i Sërbisë në këtë sistem dhe në të gjitha zonat sërbe që popullsia në territorin e Kosovës e Metohisë të mbijetojë", thotë Maksimoviq.

Ai vëren se besimi i ndërsjelltë me shqiptarët është humbur pas luftës, por që mirëkuptimi duhet të egzistojë.

"Nuk duhet të harrojmë vitin 1999 dhe jemi të vetëdijshëm që periudha para luftës nuk do të kthehet më kurrë. Por duhet të ketë të paktën pak mirëkuptim-nuk duhet që të duhemi, por mund të afrohemi. Unë jam pro të ulem me një shqiptar dhe të gjej gjuhë të përbashkët. A mund ta imagjinoni që studenti shqiptar para lufte të studionte në Prishtinë dhe diploma e tij sërbe të njihej kudo në Jugosllavi dhe në Republikën e Sërbisë? Në Kosovë e Metohi përherë ka jetuar populli sërb", qartëson Maksimoviq.

Ndonëse përmes shekujve ka përballuar luftëra, shkatërrime dhe sprova të shumta historike, Graçanica ka mbetur burim i pashtershëm force shpirtërore e frymëzimi artistik. Arkitektura e saj, afresket dhe simbolika prej shekujsh kanë frymëzuar poetë, piktorë dhe shkrimtarë udhëtimesh, duke konfirmuar se shenjtëritë më të mëdha nuk mbijetojnë vetëm në gur, por dhe në kujtesën e popullit. Ndaj, nuk është për t'u çuditur se pikërisht në Graçanicë Desanka Maksimoviq i kushtoi një nga poezitë e saj më të bukura, duke lënë varg që ende jehon sot si paralajmërim dhe lutje: "Graçanicë, sikur të mos ishe prej guri, sikur të mund të ngjiteshe në qiej".