Policia e Kosovës shoqëroi disa persona në Gazimestan
Policia e Kosovës shoqëroi disa persona në Gazimestan pas parastosit të mbajtur me rastin e Vidovdanit.
Pas daljes nga kompleksi, pjesëtarët e Policisë së Kosovës ndanë disa persona nga turma dhe i futën në një objekt të vogël të montuar, raporton gazetari i Kosovo online.
Nga turma u veçua edhe një baba me fëmijën e tij, ndërsa mes të shoqëruarve kishte edhe disa vajza.
Një person u arrestua nga njësitë speciale, pasi policët e kishin lejuar fillimisht të kalonte.
Më pas, personat e shoqëruar u transportuan me furgonë dhe automjete policore drejt stacionit të policisë.
Policët, në gjuhën shqipe, u kërkonin të pranishmëve të tjerë të largoheshin sa më shpejt nga kompleksi.
Përndryshe, forca të shumta të njësive speciale të Policisë së Kosovës ishin të vendosura në hyrje të kompleksit.
Gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan nuk u panë flamuj apo simbole serbe, ndërsa u kënduan këngët “Oj, Kosovo, Kosovo”, “Crven cvete” dhe “Vidovdan”.
Policia, para fillimit të parastosit, kontrolloi besimtarët në hyrje të kompleksit dhe u shpërndau atyre një njoftim me shkrim, ku thuhej se nuk do të tolerohej shfaqja e simboleve që nxisin urrejtje etnike dhe fetare.




komentet