Qoriq: Jemi të shqetësuar për njoftimet e masave të reja të Prishtinës për udhëtimet fetare, ky është sulm dhe ndaj KOS

Ivana Ćorić
Burim: Kosovo Online

Ivana Qoriq guida për udhëtimet fetare nga Beogradi, tha se ndryshimet e njoftuara sipas të cilave nga 1 gushti, udhëtimet fetare në Kosovë duhet të shoqërohen nga guidë me licenca nga institucionet e Prishtines, me siguri do të ndikojnë në organizimin e udhëtimeve të grupeve që vizitojnë Kosovën nga Sërbia qëndrore dhe rajoni.

"Këto ndryshime sigurisht ndikojnë në organizimin e udhëtimeve, por ende nuk e dimë saktë se si do të duket zbatimi i këtij vendimi dhe çfarë do të ndryshojë. Udhëtimet tona sigurisht që nuk janë turistike, por fetare dhe nuk duhet të kenë kushtin që të udhëhiqen nga guida turistike dhe ata të licencuar në institucionet prishtinase”, tha Qoriq në deklaratë me shkrim për Kosovo Onlajn.

Kjo e fundit shtoi se besimtarët dhe organizatorët janë të shqetësuar dhe gjithë këtë e shikojnë si një më shumë në serinë e frikësimeve.

"Sigurisht që jemi të shqetësuar, si dhe besimtarët që udhëtojnë me ne, që përherë zgjedhin udhëtimin në grup sesa transport personal për të vizituar vendet tona të shenjta. Kur mësuam vendosjen e masave të reja, u pasua me frikë, shqetësim, por edhe zemërim sepse është e qartë për të gjithë se kjo ka për qëllim seri kërcënimesh, si dhe ndalimin e mbërritjes së grupeve tona, të cilat janë shtuar kohët e fundit. Besoj se kjo do të ndikonte keq dhe tek populli ynë që jeton në Kosovë e Metohi, murgjit dhe klerin për të cilët do të thotë shumë që t'i vizitojmë dhe t'i ndihmojmë", tha Qoriq.

Duke marrë parasysh rekomandimin e Arqipeshkvisë Rashko-Prizrenase që grupet e organizuara fetare sa herë të kenë mundësi, të udhëtojnë të shoqëruara nga prifti ose murgu i cili do të jetë udhëheqësi shpirtëror dhe kishtar i grupit, Qoriq thotë se kjo praktikohet.

"Kleri dhe murgjit tanë tashmë po udhëtojnë me ne, ata janë sigurisht udhëheqësit shpirtërorë të këtyre udhëtimeve, por ka pasur dhe raste kur nga arsye të justifikuara, nuk mundën të udhëtonin me grupet. Kjo tani është goditje për KOS e cila po përpiqet me të vërtetë që me në krye Arqipeshkvinë Rashko-Prizrenase të zhvillojë të gjitha dialogjet e nevojshme, por ata ndihen të shqetësuar për ndryshimet e shpallura. Ndonëse është sezoni i pushimeve, në fundjavat e ardhshme janë njoftuar grupe që do të vijnë për të vizituar vendet e shenjta, kështu që do të shikojmë nëse do të ketë probleme përsa i përket kalimit të tyre në territorin e K&M", konkludon Qoriq.

Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase njoftoi dje se udhëtimet fetare duhet të dallohen nga aktivitetet turistike komerciale, për shkak të njoftimeve se Policia Kosovare shpërndau fletëpalosje me njoftimin se nga 1 gushti, grupet e organizuara që vijnë me guidë turistike të huaj pa licencë kosovare, duhet që gjatë qëndrimit të shoqërohen nga guidë turistike vendase e licencuar në Kosovë.