Kremtohet festa e Manastirit të Kryeëngjëllit të Shenjtë në Prizren, policia në hyrje kontrollon besimtarët
Në Manastirin e Kryeëngjëllit të Shënjtë afër Prizrenit nën praninë e madhe të mjaft besimtarëve u mbajt liturgjia dhe rrotullimi i kulaçit për nder të festës së kishës.
Në hyrje të manastirit është vënë re prani e përforcuar e Policisë Kosovare pjestarët e të cilës kanë kryer kontrolle tek të gjithë ata që hynin në portën e tij.
Policia, grave u kontrollonin çantat, ndërsa sipas dëshmive të frekuentuesve, janë kontrolluar dhe karrocat e bebeve.
Liturgjinë e shërbeu mitropoliti rashko-prizrenas Theodhosi nën shërbimin e priftërinjve të Arqipeshkvisë.
Në predikimin e tij, tha se Kryeëngjëlli Gavrillo gjithçka që bëri, e mori nga Zoti dhe se emri i tij mbart mesazh të rëndësishëm për besimtarët.
"Vetëm emri i tij do të thotë: Zoti është forca ime. Emri i Kryeëngjëllit Gavrillo është mesazh për të gjithë ne të mbledhur brenda mureve të tempullit të rrënuar kushtuar Kryeëngjëjve të Shenjtë. Sot nuk mund të themi asgjë më të madhe e të fortë nga kaq-Zoti është forca ime. Të gjitha shpresat dhe besimet tona janë tek Zoti dhe gjëja më e rëndësishme është që njeriu mos të besojë dhe të mos shpresojë vetëm te vetja. Sot, njerëzit në botë mendojnë se më e rëndësishmja është kur shprehin mendimet e tyre, krijojnë diçka, shkruajnë këngë, apo kur posedojnë forcë, dituri, famë, nder dhe të holla, se kanë arritur diçka me to. Megjithatë kristianët dinë që e gjithë kjo është kalimtare dhe tokësore dhe se e vetmja e drejtë dhe e përjetshme, është ajo që është e Zotit dhe çka marrim prej Tij", tha mitropoliti Theodhosi.
Në kremtimin e festës së tempullit, asistoi dhe ndihmësdrejtoresha e Zyrës për Kosovë e Metohi Milena Parlliq e cila tha se përgjigjja më e mirë ndaj urrejtjes është-tubim lutjesh.
"Ky popull në fakt, flet shumë më tepër se çdo fjalë. Numër i madh besimtarësh, pothuajse tre dekada pas përfundimit të konflikteve të luftës-konflikte që për popullin sërb nuk kanë mbaruar-sot dëshmojnë se kisha jonë, pas asaj kohe, në tempujt e shkatërruar dhe të rindërtuar, kurrë nuk ka pasur shumë besimtarë sesa ka sot në zonat e territorin e Kosovës dhe Metohisë", tha Parlliq.
Kjo e fundit shtoi se mes tubuesve ka patur njerëz nga mbarë rajonet e zonat e Sërbisë, si dhe numër i madh të rinjsh.
"I falënderoj që janë këtu sot, jo vetëm për t’u njohur me trashëgimisë e tyre kulturoro-historike, por edhe për të ngritur ndërgjegjen për rrënjët e tyre, fenë, përkatësinë kombëtare dhe shtetësinë e popullit sërb. Përveç shkeljeve të përditshme të të drejtave të njeriut të sërbëve, populli dëshmoi edhe shkeljen e të drejtave fetare. Numër i madh i pjestarëve të policisë ishin të pranishëm, çdo besimtar u kontrollua dhe çfarë mund të themi në fund? Ne ndaj gjithë kësaj i’u përgjigjemi me kuvendimin tonë. Përgjigja më e mirë ndaj urrejtjes, represionit dhe presioneve të përditshme është tubimi lutës. Që të mblidhemi në besim dhe të jemi sa më shumë. Zoti është ai që do t'i rregullojë të gjitha këto, sikurse tha mitropoliti ynë. U uroj të gjithë besimtarëve ortodoksë, festë të lumtur dhe le të jetë Kryeëngjëlli ynë Gavrilo ai që t’i përcjellë Zotit dashurinë e popullit sërb të Kosovës e Metohisë", tha Parlliq.
Kryetari i Komunës së Bërçkos Sinisha Miliq tha se numri i madh i besimtarëve të mbledhur në festë, dëshmon në atë që objektet e shenjta janë të pathyeshme.
“Jam i lumtur dhe falë Zotit që jam sot këtu me besimtarët nga Bosnjë-Hercegovina dhe Republika Sërbe e Bosnjës në kremtimin e festës së Manastirit të Shënjt Kryeëngjëllit. Numri i madh i besimtarëve që janë të pranishëm sot këtu, dëshmon që objektet tona të shenjta janë të pathyeshme. Rrënja që është e bazuar shumë në besim, frymë dhe identitet, garanton rigjenerimin e jetës dhe festa e sotme këtë e konfirmon” tha Miliq.
Ky i fundit shtoi se asgjë nuk i ndal besimtarët që të tubohen.
"Nuk egziston kaq sakrificë dhe përpjekje e madhe që do të na pengonte të jemi sot këtu me popullin tanë. Dje kalova pesë deri në gjashtë orë në kufirin mes Jarinjës dhe Merdares për shkak të pengesave administrative dhe gjithçka qëllimshëm që të mos isha këtu. Kjo është përgjigja më e mirë pavarësisht gjithçkaje-duhet të mblidhemi këtu dhe jam i sigurt se do të jemi edhe më shumë prej nesh vitin e ardhshëm. Gëzuar festën për të gjithë ata e festojnë", uroi Miliq.
Daniela Tomiq nga Mitrovica e Kosovës theksoi se sa herë që ka mundësi vjen në Prizren.
"Përshtypja është e bukur, si çdo herë që vij këtu në Prizren. Kjo është një lloj ndjenjë e veçantë dhe gjithmonë dua kur mund të vij", tha Tomiq.
Katarina Komarica nga Obrenovaci për herë të parë vizitoi Manastirin e Kryeëngjëllit të Shenjtë dhe theksoi se është kënaqur që ka parë numër të madh besimtarësh të mbledhur.
"Hera e parë që jam këtu. Më vjen mirë që erdha dhe është ndjenjë e papërshkrueshme që jemi këtu dhe që janë mbledhur kaq shumë njerëz", tha Komarica.
Festën e ka kremtuar me koncertin e tij madhështor dhe aktori Millan Vasiq, i cili ka theksuar se për të ka qenë nder i madh të performojë para një numri të madh besimtarësh të ardhur nga treva të ndryshme.
"Është ditë e veçantë për mua. Mendoj se derimë tani kurrë nuk ka pasur më shumë njerëz dhe zemra është me të vërtetë plot për të. Veçanërisht për mua do të thotë se për herë të parë erdhi dhe e gjithë familja ime-im bir, i cili është një vjeç. Zemra ime është e madhe jo sepse mendoj se jam burrë i madh, por sepse jam plot kur shikoj kaq shumë njerëz dhe reagimin e tyre. Shpresoj që gjithçka shkoi mirë dhe që mos të ketë patur ndonjë incident. Faleminderit igumanit, si dhe mitropolitit çka më treguan privilegj dhe nder që më dhanë bekimin që të jem organizator edhe për këtë vit të tretë radhazi”, tha Vasiq.



















0 komentet