Shërbesë përkujtimore në Livadica: Thirrja që e vërteta të mësohet ngelet e kotë

Parastos stradalima u Livadicama
Burim: Kosovo Online

Në kishën e martirit të shenjtë të së Premtes në Llapllaselë është organizuar shërbesë përkujtimore për nder të udhëtarëve të vrarë në sulmin ndaj autobuzit “Nish Ekspres” më 16 shkurt të vitit 2001. Pas meshës familjarët dhe miqtë janë mbledhur në varrin e Mirjana Dragoviqit.

Jelena Stojanoviq, motra e Mirjanës, thotë se ndonëse vitet ikin, pret që drejtësia të jetë e kënaqur.

“Më duket se flasim kot për drejtësi pas kaq vitesh dhe tentativa të pasuksesshme që të arrihet deri tek drejtësia, jo vetëm për viktimat tona, por për të gjitha viktimat në Kosovë e Metohi. Im at vdiq drejtësinë që priste nuk e pa. A duam që t’a presim ndonjëherë, është çështja. Shpresojmë për drejtësi” ka thënë Stojanoviq.

Poeti Ratko Popoviq ka thënë se para 24 vitesh ndodhi një akt torture në tokën sërbe duke shtuar se thirrja që të ketë drejtësi-mbetet e kotë.

“Ne në këtë kishë po përcjellim lutje këtu e 13 vite, kërkesë për komunitetin ndërkombëtar për të gjetur autorët, kriminelët dhe për t'i dënuar në mënyrë adekuate për krimet që kanë kryer, jo vetëm në Livadice, por në mbarë Kosovën e Metohinë. Thirrja jonë mbeti e kotë, gërmë e vdekur në letër. Ne me lutjet tona dhe aktet e ngjashme të tubimit, do të përpiqemi që drejtësia të dihet njëherë e përgjithmonë, të thuhet e vërteta që njerëzit që kanë vuajtur pafajësisht të mund të gjejnë më lehtë paqe për shpirtrat e tyre në këtë botë", tha Popoviq.

Në këtë përkujtimore asistoi dhe kryetarja e Komunës së Graçanicës, Liljana Shubariq, e cila theksoi se ndonëse bashkësia ndërkombëtare dhe policia kosovare heshtin, sërbët nuk duhet t’a harrojnë këtë krim.

“Humbën jetën 12 persona, ndërsa për krimin askush nuk u përgjigj. Komuniteti ndërkombëtar heshti, heshti policia kosovare por ajo çka është e rëndësishme është që të mos heshtim më ne. Ne jemi këtu që në këtë ditë të vizitojmë varret e tyre, t'i kujtojmë” tha Shubariq.

Ky krim, nënvizoi, ka mbetur thellë i ngulitur në vetëdijen e të gjithë sërbëve.

“Dhe kështu duhet të jetë. duhet të jetë e skalitur edhe në ndërgjegjen e brezave tanë, që ata që humbën të ngelen të paharruar. Që t'i kujtojmë, pavarësisht se askush nuk i intereson. Jo vetëm për këtë krim, autorët e të cilit mbetën të pazbuluar, por për të gjitha krimet e ndodhura në Kosovë e Metohi” ka thënë Shubariq.

Agresorët e autobuzit në Livadica nuk janë zbuluar. I vetmi i dyshuar Florim Ejupi, Gjykata e Lartë e liroi nga akuzat ndonëse në shkallën e parë të gjyqësorit u dënua me 40 vite burg.

Në shpërthimin e ndodhur në Livadica humbën jetën Zhivana Tokiq, Sllobodan dhe Nenad Stojanoviq, Sunçica Pejçiq, Mirjana Dragoviq, Milinko Кragoviq, Velko Stakiq, Dragan Vukotiq, Llazar Milkiq, Nebojsha, Snezhana dhe Danillo Cokiq, ndërsa u plagosën 43 sërbë të shpërngulur që ishin në përkujtimore në Graçanicë për të shkuar në Nish.