Zyra për K&M: Ripërtërini hetimet e sulmit në autobuzin “Nish ekspres" pranë Podujevës
Sulmi ndaj autobuzit “Nish ekspres” në Livadic pranë Podujevës 24 vite më pare, pasqyron dhe dështimin para së gjithash të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë e cila ka dëshmuar jogatishmëri dhe mosinteresim që t’u ofronte siguri sërbëve në Kosovë dhe drejtësi për të gjitha viktimat.
“Sot mbushen plot 25 vite nga një prej krimeve më monstruoze të kryer nga ana e terroristëve shqiptarë në Kosovë e Metohi kur u sulmua autobuzi “Nish ekspres" në Livadic afër Podujevës duke shkaktuar vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e 43 të tjerëve të gjithë sërbë të shpërngulur të cilët nën vëzhgimin e KFOR shkuan në Graçanicë për t’u falur në Ditën e Shpirtërave. Nga sulmi humbën jetënː Sunçica Pejçiq, Zhivana Tokiq, Sllobodan Stojanoviq, Mirjana Dragoviq, Velko Stakiq, Nenad Stojanoviq, Milinko Kragoviq, Llazar Milkiq, Dragan Vukotiq dhe Nebojsha, Snezhana dhe Danillo Cokiq të cilët ishin jo më shumë se 2 vjeç” kujton në njoftim Zyra për Kosovë e Metohi.
Thuhet se as pas çerek shekulli për këtë krim nuk janë gjetur përgjegjësit dhe as autorët, as porositësit e tyre, ndërsa familjet e viktimave janë ende në pritje të drejtësisë për të dashurit e tyre.
“Është dështues fakti se ky rast u mbyll ndërsa i dyshuari i vetëm Florim Ejupi i dënuar në shkallë të parë me 40 vjet burgim, në vitin 2009 Gjykata e Lartë e Kosovës, e liroi për mungesë provash. Si sot kemi për detyrim të kujtojmë faktin se, ashtu sikurse organizmat ndërkombëtare dhe institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë nuk janë në gjendje të gjejnë dhe ndëshkojnë nxitësit dhe autorët e këtij sulmi terrorist, e njëjta është se dhe sot askush nuk e di se kush janë vrasësit e fëmijëve sërbë në Gorazhdevc, 14 korrësit në Stari Gracko, familja Stolliq në Obilliq, kush janë përgjegjës për fushatën e përditshme të organizuar të heqjes së të drejtës, frikësimit dhe terrorit ndaj sërbëve” bëhet e ditur nga Zyra për Kosovë e Metohi.
Në njoftimin e Zyrës pyetet se nëse është e mundur që misioni ndërkombëtar në krahinë nuk mundet apo nuk do që të shikojë që historia e sundimit të ligjit në Kosovë është fjalë boshe në letër dhe se politika prishtinase bazohet ekskluzivisht në krimet ndaj popullit sërb, pronës dhe vendeve të tij të shenjta.
“Pikërisht për këtë, ky krim paraqet edhe pasqyron dhe dështimin para së gjithash të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë e Metohi, e cila është dëshmuar të jetë e papërgatitur dhe e painteresuar për të garantuar sigurinë për sërbët në K&M dhe drejtësi për të gjithë viktimat, veçanërisht pasi ky krim ndodhi në prani të forcave ndërkombëtare të sigurisë” shtohet në njoftim.
Zyra për Kosovë e Metohi do të vazhdojë të kërkojë, në radhë të parë nga bashkësia ndërkombëtare, që të ripërtërihet hetimi për këtë dhe të gjitha rastet e tjera të sulmeve ndaj sërbëve, që të gjitha krimet e pazbardhura të zbardhen ndërsa autorët dhe urdhëruesit e tyre direktë të dënohen.
“Derisa kjo të mos bëhet, Kosova e Metohia do të vazhdojnë të jenë strehë dhe zonë e sigurt për kriminelët dhe terroristët”, thuhet nga Zyra për Kosovë e Metohi.
0 komentet