Zveçan: Hiqet gardhi metalik nga ana e hyrjes për në godinën komunale
Gardhi metalik i cili me telat me gjemba u vendos rreth godinës komunale në Zveçan, është hequr jo plotësisht dhe kjo në pjesën anësore të hyrjes për në këtë objekt, në pjesën në të cilën ndodhet shkolla fillore “Vuk Karaxhiq“.
Sikurse informon reporteri i Kosovo onlajn, heqja e pjeshme e gardhit metalik, lehtëson lushtet për banorët e Zveçanit të cilët jetojnë në objektet e banimit që ndodhen pranë godinës komunale sepse tashmë lirshëm mund të lëvizin, të hyjnë e të dalin nga banesat e tyre.
Ka kaluar më shumë se një muaj kur ushtarët e Kfor vendosën barrikada me gardh metalik dhe tela me gjemba përreth godinës komunale pas të cilës sërbët më 29 maj nisën protestat paqësore si pasojë e behjes së specialeve kosovare dhe imponimit të kryekomunarëve shqiptarë ilegjitim të zgjedhur në zgjedhjet në të cilat pjesmarrja ishte rreth 3,5% ku sërbët i bojkotuan.
Në Zveçan godina komunale ruhet nga kontigjenti turk i Kfor ku më herët mbërriti në veri të Kosovës konform vendimit të NATO për të forcuar prezencën pas shpërthimit të krizës.
Protestat paqësore të sërbëve në veri, hyrën në ditën e 34-t e ndërkohë para godinës komunale në Zveçan dhe Lleposaviq të tubuarit vendosën të mos ndalen nga kërkesat e tyre mes të cilave dhe ajo e lirimit të sërbëve që u arrestuan javët e shkuara shpesh me përdorim të panevojshëm dhe të tepruar të forcës.
Në godinën komunale në Lleposaviq vijojnë të jenë forcat speciale kosovare dhe kryekomunari i ri Lulzim Hetemi i cili në zgjedhjet e 23 prillit u zgjodh me vetëm 100 vota. Në sheshin para godinës janë ushtarët hungarezë të Kfor, të cilët i ndajnë me qytetarët që protestojnë, gardhi metalik dhe xhipat e parkuar.

0 komentet