Sërbia dhe SHBA-kapitull i ri
Egzistojnë momente në diplomaci ku në pamje të parë nuk duken spektakolare, por në kohë afatgjate ndryshojnë rrjedhën e marrëdhënieve dypalëshe. Nisja e Dialogut Strategjik mes Republikës së Sërbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, paraqet një prej këtyre momenteve.
Pas 145 vitesh marrëdhënie diplomatike, Sërbia dhe SHBA për herë të parë krijojnë kornizë institucionale përmes së cilës do të shqyrtohen në nivelin më të lartë çështjet më të rëndësishme politike, sigurie, ekonomike e teknologjike. Kështu, marrëdhëniet dypalëshe hyjnë në fazë të re ku e ardhmja e partneritetit nuk do të ndërtohet përmes iniciativave të herëpas’hershme politike, por përmes dialogut të rregullt, projekteve të përbashkëta dhe planifikimit strategjik afatgjatë.
Ky format nuk është i rezervuar për numër të madh shtetesh. Dialogu strategjik tregon se SHBA e shikojnë Sërbinë si partner me të cilin dëshirojnë të planifikojnë në vazhdimësi të ardhmen e marrëdhënieve dhe jo të bashkëpunojnë vetëm kur shfaqen sfida apo kriza. Për Sërbinë kjo është e rëndësisë së veçantë, duke pasur parasysh historinë komplekse të marrëdhënieve dypalëshe dhe faktin se vetëm disa dekada më parë ky nivel besimi politik dukej pothuajse i paimagjinueshëm.
Ky moment nuk erdhi rastësisht. Angazhimi i vazhdueshëm i presidentit të Republikës Aleksandar Vuçiq për përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA nën punën intensive të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Sërbisë e veçanërisht Ambasadës së Republikës së Sërbisë në Uashington, e cila përmes kontakteve të përditshme me institucionet relevante dhe përfaqësuesit e administratës amerikane punoi aktivishëm në realizimin e kësaj iniciative si dhe me mbështetjen e partnerëve të shumtë në SHBA, kontribuoi se idea e Dialogut Strategjik është bërë pjesë e agjendës së politikës së jashtme të të dy vendeve. Kështu, jo vetëm që u organizua një takim, por u krijua mekanizëm i përhershëm që do të mundësojë vazhdimësinë e konsultimeve politike dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta.
Vlera më e madhe e Dialogut Strategjik nuk është tek emri i tij, por tek përmbajtja. Për herë të parë në historinë e marrëdhënieve dypalëshe, axhenda politike e dy vendeve nuk përcaktohet kryesisht nga çështje të hapura të së kaluarës, por energjitika, investimet, zhvillimi teknologjik, mbrojtja dhe arsimi. Deklarata e përbashkët e miratuar pas takimit të parë tregon qartë se pikërisht këto fusha janë bërë shtylla kurrizore e bashkëpunimit të ardhshëm mes Sërbisë dhe SHBA. Pra marrëdhëniet dypalëshe orjentohen drejt temave që ndikojnë tek zhvillimi ekonomik, përparimin teknologjik dhe sigurinë afatgjatë të të dy shteteve.
Vend të veçantë zë energjitika. Me nënshkrimin e Memorandumit për Zhvillimin e Infrastrukturës Energjitike dhe Sigurisë Rajonale të Energjisë, u çel mundësia për përfshirje intensive të institucioneve dhe kompanive amerikane në zhvillimin e sektorit energjitik sërb. Në deklaratën e përbashkët u theksua veçanërisht projekti “Gjerdap 3”, ku institucioneve financiare ndërkombëtare dhe investitorëve, i’u përcoll mesazh i qartë se pas këtij projekti qëndron mbështetja politike e të dy qeverive.
Për Sërbinë, kjo do të thotë siguri më e madhe energjitike, zhvillim i përshpejtuar i infrastrukturës dhe lidhje më e fortë me tregun rajonal të energjisë. Për kompanitë amerikane çelet hapësirë për prani afatgjatë në një nga sektorët më të rëndësishëm të infrastrukturës së Europës Juglindore.
Për investitorët, stabiliteti politik, parashikueshmëria dhe mekanizmat e besueshëm institucionalë shpesh janë po aq të rëndësishëm sa treguesit ekonomikë. Ndaj, ky mekanizëm bashkëpunimi përcjell sinjal të fortë se çështjet e hapura do të zgjidhen përmes dialogut dhe institucioneve dhe jo përmes vendimeve politike ad hoc. Kornizë e tillë në praktikë shpesh përfaqëson nxitje për cikle të reja investimesh dhe prani afatgjatë të kompanive në treg.
Që ky lloj opinioni nuk është i pranishëm vetëm në qarqet politike, konfirmohet dhe fakti që në fund të vitit të kaluar, Oda Amerikane e Tregtisë në Sërbi (AmĆam Serbia) përcolli letër tek anëtarët e Kongresit, Departamentit të Tregtisë dhe Departamentit të Shtetit, në të cilën theksohet rëndësia e vendosjes së një dialogu strategjik me Sërbinë. Në letër theksohet që kornizë e tillë institucionale do të kontribuonte në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike, rritjen e investimeve amerikane dhe krijimin e mjedisit të biznesit të parashikueshëm. Pikërisht mbështetja e komunitetit amerikan të biznesit, paraqet konfirmim më tepër që Dialogu Strategjik nuk është vetëm iniciativë diplomatike, por përgjigje ndaj nevojave konkrete të ekonomisë dhe interesit të përbashkët të Sërbisë dhe SHBA.
Njëkohësisht, është e rëndësishme të kuptohet se vendosja e Dialogut Strategjik nuk është vendim politik i njëanshëm i marrë vetëm në favor të Sërbisë. SHBA në Sërbi shikojnë partner që mund të kontribuojë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, sigurinë rajonale të energjisë dhe zhvillimin e zinxhirëve të besueshëm për furnizim. Për këtë arsye, në deklaratën e përbashkët në plan të parë u vendosën energjitika, siguria, shkenca, teknologjia dhe arsimi, fusha që përfaqësojnë themelet e partneritetit strategjik modern. Parë nga kjo perspektivë, kjo kornizë institucionale nuk është vetëm format diplomatik, por instrument përmes të cilit të dy shtetet realizojnë interesat e tyre kombëtare, duke ndërtuar raport bazuar në besim të ndërsjelltë dhe projekte të përbashkëta.
Vetë fakti që Sërbia mori këtë lloj mekanizmi bashkëpunimi flet në favor të asaj që në administratën amerikane njihet si partner me të cilin dëshiron dialog politik të rregullt e përmbajtësor. Kjo njëkohësisht, i përcjell sinjal të fortë institucioneve financiare ndërkombëtare, kompanive amerikane dhe investitorëve se marrëdhëniet dypalëshe hyjnë në fazë stabile dhe të parashikueshme.
Bashkëpunimi në siguri përbën shtyllën e dytë të partneritetit të ri. Deklarata e përbashkët parashikon vazhdimin e zhvillimit të bashkëpunimit ushtarak, përmirësimin e ndërveprimit dhe forcimin e mëtejshëm të Programit të Partneritetit Shtetëror mes Ushtrisë së Sërbisë dhe Gardës Kombëtare të Ohajos që prej dy dekadash paraqet një nga modelet më të suksesshme të bashkëpunimit të SHBA me një shtet europian që nuk është anëtar i NATO.
Njëkohësisht, vazhdimi i mbështetjes amerikane për çminimin humanitar dhe pjesëmarrja e përbashkët në misionet ndërkombëtare të paqes tregojnë se bashkëpunimi nuk bazohet vetëm në komponentin ushtarak, por edhe në kontribut të përbashkët në sigurinë ndërkombëtare.
Një nga pjesët më të domethënëse të deklaratës së përbashkët lidhet me shkencën dhe teknologjinë. U përshëndet vendimi i Sërbisë për t'u anëtarësuar në marrëveshjen "Artemis" me anë të së cilës vendi ynë bëhet pjesë e bashkësisë ndërkombëtare që së bashku me SHBA formëson rregullat e aktiviteteve të ardhshme hapësinore civile. Çka çel mundësi të reja për bashkëpunim mes universiteteve, qendrave kërkimore dhe kompanive teknologjike.
Zgjerimi i programit Fulbrajt do të thotë investim tek brezat e ardhshëm dhe lidhje afatgjata mes dy shteteve të cilat shpesh mbeten rezultati më i qëndrueshëm i marrëdhënieve diplomatike.
Pjesëmarrja amerikane në Ekspo 2027 në Beograd është një tjetër tregues i besimit që është ndërtuar mes dy shteteve. Vendimi që SHBA të marrin pjesë në ekspozitën e parë të specializuar botërore në Ballkanin Perëndimor, çel hapësirë më shumë për forcimin e lidhjeve ekonomike e teknologjike.
Megjithatë, domethënia e vërtetë e Dialogut Strategjik nuk do të matet nga vetë krijimi i tij. Vlera e tij do të reflektohet në rezultatet që do të sjellë: investime të reja, projekte infrastrukturore, partneritete shkencore dhe bashkëpunim më intensiv ekonomik.
Njëkohësisht dialogu konfirmon se Sërbia zhvillon politikë të jashtme të bazuar në hapjen për bashkëpunim, mbrojtjen e interesave të veta kombëtare dhe gatishmërinë për të diskutuar të gjitha çështjet me interes të përbashkët me partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtarë.
Ndaj, vendosja e Dialogut Strategjik do të thotë shumë më tepër sesa një ngjarje diplomatike. Ajo çka shënon hyrjen e marrëdhënieve mes Sërbisë dhe SHBA në fazë të re, në të cilën zhvillimi, investimet, energjia, inovacioni, siguria dhe arsimi, bëhen temat qëndrore të bashkëpunimit dypalësh.
Historia tregon se asnjë dialog strategjik në vetvete nuk i ndryshon raportet mes shteteve. Ndryshohen nga rezultatet që rrjedhin prej tij. Pikërisht ndaj suksesi i këtij procesi matet jo në numrin e takimeve të mbajtura apo dokumenteve të nënshkruara, por nga numri i projekteve të përbashkëta, investimeve të reja, partneriteteve teknologjike dhe iniciativave politike që do të pasojnë. Nëse do të zhvillohet në frymën në të cilën u nis, Dialogu Strategjik jo vetëm që do të përfaqësojë etapë të re në marrëdhëniet mes Sërbisë dhe SHBA. Ai mund të bëhet një nga mekanizmat më të rëndësishëm të politikës së jashtme për tërheqjen e investimeve, forcimin e besimit politik dhe pozicionimin afatgjatë të Sërbisë si partner i besueshëm i SHBA.
Shkruar për Politikën Dragan Shutanovac ambasador i Sërbisë në SHBA
0 komentet