Ristanoviq: Ujmani i trashëguar nga RSFJ, nuk u ndërtua me fondet e Kosovës
Bashkëpunëtori shkencor i Institutit për kulturë sërbe në Lleposaviq dr Petar Ristanoviq thotë për Kosovo onlajn se pretendimet e politikanëve nga Prishtina që Ujmani u ndërtua me fondet e Kosovës janë thelbësisht të pasakta, pasi Sërbia vazhdon të paguajë kredinë e marrë nga Banka Botërore në vitin 1972.
Ristanoviq sqaron se ky hisdrosistem në Ibër u ndërtua pas përgatitjeve të gjata si një projekt krucial për zhvillimin e Kosovës.
"Idea ka qenë që të bëhet sistem i madh Ibër-Lepenac, që duhej të prodhonte energji elektrike, të siguronte furnizim me ujë për pjesën më të madhe të Kosovës dhe sigurisht të sillte përfitime ekonomike në krahinë. Kështu që në vitin 1972 u tërhoq kredia nga Banka Botërore dhe nisi ndërtimi i projektit. Pas 12 vitesh përfundoi vetëm një pjesë. Lepenaci, gjysma e ngelur, kurrë nuk u ndërtua", bën të ditur bashkëbiseduesi ynë.
Ai shton se domethënia e Ujmanit sot për Kosovën është thelbësore, pasi bëhet fjalë për një nga objektet me rëndësi strategjike.
“Pa ujin e Ujmanit, një pjesë e mirë e Kosovës qëndrore nuk do të kishte furnizim me ujë. Dhe akoma më e rëndësishme me ujin e Ujmanit ftohen termocentralet Kosova A dhe Kosova B, pa të cilin Kosova faktikisht nuk do të kishte sasinë e mjaftueshme të korrentit për përdorim. Në fund, Ujmani është i rëndësishëm dhe për ndonjë aspekt ekonomik të rëndësishëm, megjithëse ai në mbarë këtë situatë është më i pakti” bën të ditur ai.
Pretendimeve të anëtarëve të Vetvendosjes se Ujmani është i shqiptarëve pasi ua kanë “lënë trashëgimi të parët”, Ristanoviq përgjigjet se ai është “liqen në trashëgimi që është lënë nga ish Jugosllavia” pra qeveria federative e cila garantonte kreditë Bankës Botërore.
“Politikanët e Kosovës shpesh shprehen se Ujmani, ose që hidrosistemi i Ibrit është paguar me fondet e Kosovës, çka formalisht është e saktë, por thelbësisht është e pasaktë. Fondet u kaluan tek ndërmarrjet që u themeluan në Kosovë, në Prishtinë, por këto fonde kanë qenë të Bankës Botërore të cilat garantoheshin nga qeveria federative. Me aq sa dihet, Sërbia vijon ende të paguajë disa pjesë të fundit të këtij krediti” thotë ai.
Në mënyrë konstante ribëjnë historinë si dhe me rastin e Ujmanit, Ristanoviq e shikon si model sjelljeje të regjimit në Prishtinë me në krye Albin Kurtin.
“Mendoj se kjo njehësohet në një mënyrë me sjelljen e qeverisë aktuale në Prishtinë dhe konkretisht Kurtit dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët bëjnë kërkesa maksimale, pa asnjë vullnet për bisedime dhe negociata. Deri tani janë mësuar të marrin atë që kërkojnë, ndaj vazhdojnë në këtë drejtim. Deri kur do të zgjasë, do t’a shikojmë” thotë Ristanoviq.
0 komentet