Grupi ndërkombëtar i krizave: Prishtina të tërheqë njësitë speciale policore nga veriu i Kosovës
Prishtina duhet të tërheqë njësitë e saja speciale nga veriu i Kosovës ku jeton shumica e popullsisë sërbe, ndërsa derisa t’a bëjë këtë, duhet t’i dislokojë në koordinim me forcat e Kfor. Gjithashtu Kosova duhet të përmbushë nevojat e pakicës sërbe në Kosovë, me ose pa kornizë formale për autonomi, thekson raporti i fundit i Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG).
Thuhet dhe se BE dhe SHBA duhet të vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj Prishtinës për heqjen e ndaljes së importit të ushqimeve dhe ilaçeve prej Sërbisë, ashtu sikurse dhe ndalimin e përdorimit të dinarit sërb.
"Prioriteti kryesor është demilitarizimi. Kosova duhet të tërheqë njësitë e veta speciale policore nga rajoni me shumicë sërbe dhe derisa t’a bëjë këtë, duhet t'i dislokojë ato "me kursim" dhe vetëm me koordinim me forcën paqeruajtëse të KFOR të cilën sërbët në veri e shikojnë si më të besueshme, duke pasur parasysh përkushtimin e tyre ndaj neutralitetit. Për të rritur ndjenjën e sigurisë së Prishtinës, KFOR duhet të ndihmojë Kosovën të kontrollojë kufirin e vet, të parandalojë kontrabandën e mëtejshme të armëve të rënda dhe gjejë furnizimet e hershme që kanë ardhur" thuhet në raportin e titulluar "Veriu i Kosovës konfirmim i sovranitetit përmes besnikërive të ndara”.
Nga ana e vet Sërbia duhet të ndalë të "mbështesë aktivitetet paraushtarake" dhe të procesojë penalisht ata që janë përfshirë në vrasjen e oficerit kosovar "në masën në të cilën janë nën juridiksionin e vet".
“Në mungesë të zgjidhjes gjithëpërfshirëse politike, barra do të jetë mbi BE, SHBA dhe NATO për të mbajtur paqen dhe ndalë eskalimin deri në përgatitjen e kushteve për marrëveshje. Kjo do të nënkuptojë dhe presion ndaj Prishtinës për tërheqjen e policisë speciale dhe ndaj Beogradit që të ndërmarrë hapat që janë përmendur, nën mbajtje dhe nëse është e nevojshme, forcimin e pranisë paqeruajtëse të NATO”, thuhet në MKG.
Si prioritet i dytë bëhet e ditur është sigurimi i nevojave të pakicës sërbëve kosovarë-me dhe pa kornizën formale për autonomi.
Tregohet se sërbët në veri varen nga shkollat, universitetet dhe institucionet shëndetësore të cilat drejtohen nga Sërbia, ndërsa shumica e popullatës është e punësuar në vendet e punës, të cilat paguhen direkt apo indirekt nga Beogradi, ndërsa shumë përfitojnë sigurime sociale, në dinarë sërbë, përmes rrjeti postar dhe bankave që Prishtina dëshiron t'i mbyllë.
"Diskriminimi etnik dhe barrierat gjuhësore i mbajnë të gjithë sërbët kosovarë jashtë tregut të punës, përveç disave. Nëse humbin qasje në punët dhe përfitimet sërbe, shumë do të emigrojnë. BE dhe SHBA duhet të garantojë se këto shërbime kyçe të Sërbisë të mbeten të pandryshuara. Gjithashtu duhet të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Prishtinën që të heqë ndalimin e importit të ushqimeve dhe ilaçeve nga Sërbia, si dhe përdorimin e dinarit sërb. Në të gjitha këto gjera, Kosova duhet të ndjekë shembullin e BE dhe SHBA”, thuhet në raport.
Bëhet dhe e ditur se pakicës sërbe i duhet zëri, pasi e humbi besimin tek përfaqësuesit e vet. "Humbën besimin tek përfaqësuesit e tyre politikë që pati vendosur partia qeverisëse sërbe SNS dhe që shikoheshin si liderët e tyre. Shumë i tremben Prishtinës dhe ndjehen të tradhtuar nga Beogradi, ndërsa ndihen të injoruar nga Brukseli dhe Uashingtoni. Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Kosovës që të vendosë institucione të qëndrueshme demokratike pjesëmarrëse për pakicën sërbe. Në vend të kësaj, Prishtina ngadalshëm shkon drejt zgjedhjeve të reja në komunat veriore. Zgjedhjet e reja duhet të mbahen më së voni deri në verën e këtij viti”, shton MKG.
Tregojnë se Brukseli dhe Uashingtoni, edhe pse i ndjekin këto qëllime, duhet të vazhdojnë të diskutojnë me Prishtinën rreth asaj nëse ajo mund të pranojë kushtet e marrëveshjes së propozuar nga Be për normalizim përfshirë krijimin e Bashkësie së Komunave Sërbe.
“Kjo marrëveshje do të ishte e mirë për sërbët në veri, por edhe për Prishtinën: lëvizja drejt autonomisë në veri me siguri do të jetë pjesë thelbësore e çdo marrëveshjeje që e sjell Kosovën plotësisht në sistemin ndërkombëtar, ndërsa vetë Kosova ndoshta kurrë nuk mund të marrë ofertë nga kjo. Beogradi mund të hezitonte të pajtohej me pavarësinë e Kosovës, por nëse Prishtina ndërmerr hap kaq të rëndësishëm, presioni ndaj saj për të kthyer pranimin e kushteve të Brukselit pothuajse me siguri do të rritej. Për Prishtinën, rreziku politik është i tolerueshëm, ndërsa rritja potenciale është i madh. Do të duhej të tërhiqet", theksojnë nga MKG.
Në raport mes të tjerave, bëhet e ditur se dhe se zgjidhja e arsyeshme tashmë është në tryezë pasi në dhjetor të 2022 Bashkimi Europian i cili ndërmjetëson mosmarrëveshjet mes Beogradit dhe Prishtinës qysh prej 2011, propozoi marrëveshje të gjerë normalizimi me të cilën Sërbia nuk do t’a njohë formalisht pavarësinë e Kosovës, por do të sillet sikur është, ndërsa në këmbim, Kosova do t'i jepte minoritetit të vet sërb njësi vetëqeverisëse të përbërë nga 10 komuna me shumicë sërbe, sikurse pati premtuar një dekadë më parë, por që ende për nuk është zbatuar.
"Marrëveshja ishte kompromis që të gjitha palëve u dha atë që u nevojitej më urgjentisht. Brukseli dyshohet se bindi Beogradin dhe Prishtinën që t’a pranojnë atë verbalisht, por as nuk mundi t'i detyronte t’a nënshkruanin atë dhe as të pajtoheshin me të gjitha detajet e rëndësishme në lidhje me mënyrën në të cilën duhet të ishte zbatuar”, kujtohet në raport.
Thuhet se një "gur pengese" është njësia autonome sërbe, të cilën Kosova e etiketon Asociacion, ndërsa sërbët Bashkësia e Komunave me shumicë sërbe, dhe se emrat e ndryshëm reflektojnë mosmarrëveshje për shtrirjen dhe kompetencat. “Guri tjetër i pengesës” është njohja faktike e Kosovës nga ana e Sërbisë.
“Marrëveshja e BE është e paqartë për këtë çështje, por Franca, Gjermania dhe Italia këtë e kanë specifikuar në deklaratat e mëvonshme, ndërsa Sërbia me vendosmëri refuzon atë kërkesë. Njohja “defacto” nënkupton trajtimin e Kosovës si shtet i pavarur pa deklaratë formale dhe pëlqim për t’u njohur nga vendet e tjera dhe organet ndërkombëtare, si KB, ta njohin dhe pranojnë si anëtare. Sërbia është e pavullnetshme të përballet me Kosovën një për një, por e vendosur që statusi i saj të qëndrojë i hapur", shtohet në deklaratë.
Gjithashtu thuhet se ka pak shpresë që dialogu me BE mund t'i kapërcejë këto pengesa, ndërsa raportet mes Beogradit dhe Prishtinës me shumë mundësi të ngelen të ngrira.
“Në këtë kontekst aktorët e huaj dhe vendas që dëshirojnë paqe në Ballkanin Perëndimor duhet të drejtojnë politikën e tyre e para në pakësimin e rrezikut afatshkurtër të dhunës, e më pas në arritjen e qëllimeve të cilat mund të inkurajojnë stabilitetin politik në rastin e mossuksesit të marrëveshjes së normalizimit“, thuhet prej raportit të MKG.
Grupi Ndërkombëtar i Krizave konkludon se qeveria kosovare prej incidentit në Banjskë vitin e kaluar, nisi me shpejtësi të mbyllë institucionet sërbe në komunat e veta veriore, çka potencialisht i vendos jashtë mundësive perspektivat për zgjidhje politike të mosmarrëveshjeve të saj të gjata me Sërbinë.
"Në tryezë është zgjidhja-marrëveshja e paraqitur nga BE në dhjetor 2022 për të cilën dukej se palët ishin dakord, të paktën në parim-por asnjëra palë nuk duket serioze për t’a pasuar atë. Duhet t'i hedhin vështrim tjetër-ky mbetet mjeti më i mirë për Sërbinë për të avancuar interesat e pakicës sërbe në veri të Kosovës dhe se Kosova të arrijë statusin ndërkombëtar dhe njohjen që kërkon. Por nëse kjo nuk do të arrihet, palët dhe partnerët e tyre të jshtëm do t’u duhet të zhvillojnë aranzhmane të tjera për demilitarizimin e veriut të Kosovës, t’u ofrojë banorëve shërbime që u nevojiten për të vazhduar me zgjedhjet lokale në mënyrë që të kenë përfaqësim politik. Pavarësisht nëse i merr këto masa në kuadër të dhënies formale të autonomisë, apo në baza 'ad hoc', Kosova duhet të kthehet në qëndrimin mbështetës për komunitetet sërbe në veri. Armatimi i rëndë i mëtejshëm, rrezikon vazhdimin e destabilitetit, përkeqësimin e raporteve me partnerët në Europë e SHBA e aq më keq me Sërbinë fqinje. Prishtina do të mund të zbulojë se në arritjen e qëllimit të saj imediat për të konsoliduar kontrollin mbi territorin e vet-shtyrja e qëllimit gjithëpërfshirës të normalizimit edhe më tej jashtë objektivit. Ky është rezultat të cilin mund dhe duhet të shmanget”, konkludohet në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave.
0 komentet