Brukseli vlerëson Kosovën si më të keqen në rajon, larg nga statusi i kandidatit

EU i Kosovo
Burim: Periskopi

Komisioni Europian ishte mjaft kritik ndaj Kosovës në raportin e sivjetshëm nën vlerësimin se në fusha kyçe si-gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe më tej shqetësuese janë marrëdhëniet me komunitetin sërb që janë "dukshëm të përkeqësuara". Megjithatë përfaqësuesit e qeverisë kosovare ankohen se padrejtësisht kanë kaluar më keq se të gjithë në rajon, pohojnë se nuk është e drejtë që Bosnjë-Hercegovina tashmë ka marrë statusin e kandidatit, dhe tani rekomandim për fillimin e negociatave, ndërsa Kosova ende "pret". Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi shkoi një hap më tej, duke pretenduar se për statusin e kandidatit nuk është e nevojshme që Kosova të njihet nga pesë shtete anëtare të BE.

Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn thonë se minuset që KE i “shkruante” qeverisë së Albin Kurtit janë një formë tjetër presioni ndaj Prishtinës për të arritur përfundimisht progres në dialogun me Beogradin, ndërsa “optimizmin” e Bislimit e shikojnë ekskluzivisht si mesazh për publikun vendas.

Bislimi, megjithatë, ndër sukseset e qeverisë së Kosovës numëron rritjen e fitimit buxhetor dhe punësimin, uljen e nivelit të borxhit publik dhe përmirësimin e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rezarta Krasniqi, ka thënë se Kosova është e fundit në procesin e integrimit në mesin e dhjetë vendeve që aspirojnë anëtarësimin në BE, duke vlerësuar se është shumë e vështirë të kuptohet përse Bosnjë-Hercegovina meriton statusin e vendit kandidatit, ndërsa Kosova jo.

Në Komisionin Europian kanë pasur një tjetër këndvështrim për progresin e Kosovës, ndaj është konstatuar “progres i kufizuar” (çka në gjuhën e KE paraqet notë të keqe) në gjyqësor, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa vlerësohet se marrëdhëniet e qeverisë së Kosovës me komunitetin sërb janë "rënduar dukshëm". Është thënë se liria e mediave është veçanërisht shqetësuese në veri të Kosovës, ku jeton shumica e popullsisë sërbe. Gjithashtu theksohet se dialogu me Sërbinë mbetet vendimtar për përparimin në rrugën europiane.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, thotë se në 133 faqet e raportit të Komisionit Europian për Kosovën, fjala korrupsion përmendet 99 herë dhe thekson se Kosova dominohet nga “korrupsioni institucional, pasurimi i civilëve. nëpunësve, varfërisë civile dhe regresionit të shtetit”.

Hulumtuesi nga Instituti për Studime Europiane, Petar Millutinoviq, thotë se raporti i fundit i Komisionit Europian për Kosovën, në të cilin është vlerësuar si më i keqi në rajon, me një “minus” të madh për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve prej dialogut me Beogradin, objektivisht tregon gjendjen e punëve dhe se autoritetet prishtinase duhet t’a çmojnë nëse duan përparim drejt BE.

Millutinoviq për Kosovo onlajn tregon se raporti është i qartë se Kosova nuk e ka arritur atë që duhet të bëjë për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin. 

“Kjo do të thotë se përfundimisht duhet të nisë implementimi i marrëveshjes nga Brukseli të këtij viti. Shikojmë se autoritetet prishtinase nuk janë të interesuar për këtë, por fatkeqësisht duan të plotësojnë formularin në mënyrë declarative ndërsa përmbajtja të mos jetë çështja kryesore” thotë ai. 

Pyetjes nëse kjo e vërteton tezën se pikërisht kjo është arsyeja përse kryeministri kosovar Albin Kurti po shkakton kriza të panumërta politike dhe të sigurisë në veri, për të mbuluar dështimet në fushat kyçe të reformës, Millutinoviq thekson se “ai është një politikan i aftë që kërkon të fitojë besimin e votuesve të tij sepse duket se i vjen fundi karrierës politike, ndaj është shumë i interesuar të bëjë lëvizje edhe më radikale”.

"Ato nuk janë në frymën e mirë të bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Kjo është diçka që është gjithashtu imperativ i rëndësishëm që mbarë ky rajon të jetë i fokusuar gjeopolitikisht në anëtarësimin drejt BE. Është e një rëndësie e klasit të parë formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe, në të cilën insiston SHBA, e kjo është tashmë në terrenin e Albin Kurtit, Vetëvendosja e tij, që më në fund të mbledhë Listën Sërbe, t'i kthejë sërbët në institucionet, legjislative dhe gjyqësore, të sigurisë, për të takuar më pas Beogradin në formimin e BKS, me mbajtjen e zgjedhjeve në katër komuna në veri”, tregon bashkëbiseduesi ynë.

Ky i fundit thotë që Bislimi nuk ka të drejtë kur thotë se Kosovës për fitimin e statusit të kandidatit nuk i nevojiten njhjet nga pesë shtete anëtare të BE.  

“Është e nevojshme që të ketë pajtueshmëri të të gjithë 27 anëtarëve të BE kur është fjala për zgjerimin. B&H mori statusin e kandidatit vitin e kaluar në Këshillin e Europës i cili mbledh krerët e shteteve dhe qeverive. Për tani, Kosova mori liberalizimin e vizave, i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar, si një lloj 'karrote' para marrjes së statusit kandidat. Sigurisht, kjo varet nga pesë vendet anëtare të BE që nuk e kanë njohur Kosovën. Spanja, Rumania, Greqia, Qipro dhe Sllovakia duhet që në Këshillin e Eurpës të dalin me qëndrimin që Kosova të marrë statusin e kandidatit. Derisa kjo nuk do të ndodhë, duhet të jenë të kënaqur me liberalizimin e vizave”, thekson bashkëbiseduesi ynë.

Ai thekson se raporti i KE për Kosovën dëshmon ndonjë progres të kufizuar në gjashtë fusha, të cilat tani janë të ndara në grupe sipas metodologjisë së re, ose të rishikuar, të zgjerimit të dakordësuara dhe nga autoritetet prishtinase. 

“Në të gjitha këto fusha dhe në fushën e tregut të brendshëm dhe të marrëdhënieve të jashtme, Kosova ka një progres të kufizuar, çka është notë relativisht e keqe, notë e ulët. Kur shikojmë raportin e KE rreth Sërbisë aty është konstatuar përparim i kufizuar çka është notë e mirë, tregues i mirë i progresit”, thotë Milutinoviq për Kosovo onlajn.  

Kur është fjala për Kosovën, ai thekson se ka ende hapësirë ​​për përparim në një numër të madh fushash, veçanërisht në fushën e reformimit të institucioneve demokratike, luftës kundër krimit, terrorizmit dhe reformës në drejtësi. 

“Ky është kusht i të gjitha kushteve i mbarë procesit të anëtarësimit dhe mbi bazën e të cilit matet më tej përparimi i gjithë shoqërisë. Pra shtetësia siç egziston aty, nuk mundemi të themi se egziston shtet në kuptimin e vërtetë të fjalës, por ndonjë formë funksionon shtetësi e kontestuar. Aty egziston sistem i veçantë politik, me pushtet legjislativ, egzekutiv dhe gjyqësor de fakto, dhe kjo është diçka që i mundëson më tej Kosovës të bazojë sovranitetin e saj, i cili gjithashtu egziston sipas Marrëveshjës së Stabilizim-Asociimit të prillit 2016. Ajo marrëveshje është krejtësisht e ndryshme nga e jona, ajo parashikon dialog politik që duhet të zhvillohet mes shteteve anëtare të BE dhe Kosovës, por edhe rekomandime për reforma” thotë Millutinoviq.

Sociologu dhe analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri, ka theksuar se “progresi i kufizuar” është fjala më e përmendur në Raportin e Komisionit Europian për Kosovën dhe paraqet një lloj paralajmërimi për qeverinë e saj. Ai beson se dialogu me Sërbinë është baza për përparimin e Kosovës drejt BE.

“Raportet e Komisionit Europian tregojnë dy elemente. E para, se janë mjaft realiste, të bazuara në objektivitet dhe është shumë e vështirë t'i përgënjeshtosh. Më pas, dëshmojnë indikatorë për orientimin europian të vendeve të rajonit tonë, kushte që duhet të përmbushen standardet, kriteret dhe korrigjimet, për të ecur në rrugën e tyre europiane.

Ky raport është gjithashtu i mirë sepse pasqyron situatën dhe duhet të jetë motiv i shtuar për qeverinë që të punojë edhe më shumë. Fraza që përsëritet më shumë është “përparim i kufizuar” dhe ky është realiteti. Ndonëse partia e Kurtit pas zgjedhjeve pati avantazh të madh, në kontekstin e shumicës parlamentare, përbërjes së qeverisë dhe presidencës, nuk u arrit asnjë përparim i dukshëm. Por në shumë fusha mund të vërehen zhvillime të caktuara. Ky raport është kujtesë e mirëseardhur për kryeministrin Kurti që të punojë edhe më mirë dhe më dinamikisht në mandatin e ardhshëm”, tha Muhaxhiri për Kosovo onlajn.

Siç tha ai, pa arritur marrëveshje me Sërbinë, nuk do të ketë përparim thelbësor e si pasojë e kësaj është e një rëndësie të madhe që bashkësia ndërkombëtare të motivojë palët duke përdorur metodën shumë të njohur-"karota dhe shkopi".

“Dialogu efikas mes Kosovës dhe Sërbisë është baza e progresit europian dhe kushti dhe parakushti kryesor për të ecur përpara, sepse pa arritur marrëveshje mes Sërbisë dhe Kosovës nuk do të ketë përparim cilësor as në rajon, sepse edhe Kosova edhe Sërbia janë të lidhura politikisht dhe emocionalisht me vendet fqinje: Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Malin e Zi. Efekti i marrëveshjes mes Kosovës dhe Sërbisë do të ishte shumë ndikues në aspektin gjeopolitik, prandaj edhe insistimi i bashkësisë ndërkombëtare-“karotë e shkop” është motivimi i qeverive në Prishtinë e Beograd që të angazhohen sa më konkretisht. Çdo ngadalësim i progresit në rrugë do të jetë shumë i dëmshëm për Kosovën, Sërbinë, por dhe mbarë rajonin” ka shtuar Muhaxhiri.

Pyetjes nëse politikanët kosovarë si pasojë dëshmojnë pakënaqësi për këtë çka Bosnjë-Hercegovina i’u çel drita jeshile për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa Kosova ende nuk ka nisur as negociatat për statusin e kandidatit, Muhaxhiri thotë se situata mes Kosovës dhe B&H krejtësisht të ndryshme.

“Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina nuk mund të krahasohen. Bosnjë-Hercegovina ka avancuar në rrugën europiane, Kosova ka problem me pesë vende të BE që ende nuk e kanë njohur. Bosnjë-Hercegovina është anëtare e Kombeve të Bashkuara, ndërsa Kosova jo, e kështu me radhë. Për këtë besoj se nuk është realiste që Kosova të përparojë me atë dinamikë krahasuese, por është e nevojshme që ajo të angazhohet maksimalisht në dialog. Përfitimi nga dialogu duhet të realizohet në atë mënyrë që pas përfundimit të tij, si Sërbia edhe Kosova të kenë si orientim bazë agjendën e integrimeve europiane, sepse pa këtë nuk do të vendoset normalizimi politik i rajonit tonë”, tha Muhaxhiri.

Bashkëbiseduesi ynë mendon se nuk është reale të pritet që Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE derisa pesë shtetet anëtare të Unionit nuk e njohin pavarësinë e saj, ashtu sikurse çdo përparim drejt BE është i lidhur me procesin e dialogut.

“Mendoj se deklarata e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi nuk është realiste, sepse dimë se sa ngadalë po shkojnë gjërat në procesin e integrimeve europiane. Ideja është që Kosova duhet të përmbushë edhe shumë detyra të tjera, për të përfunduar me efikasitet dialogun, sepse pa përfundimin e dialogut nuk ka diskutime konkrete të mëtejshme për këtë çështje. Dialogu është alfa dhe omega e çdo progresi. Politikanët mund të bëjnë deklarata pompoze dhe pretenduese në lidhje me të ardhmen europiane, por në realitet gjithçka është e lidhur me dialogun. Rruga europiane e Kosovës, por edhe e Sërbisë, nuk do të jetë e mundur pa këtë proces. Sa më shpejt të përfundojë dialogu si fazë shumë e rëndësishme historike, aq më reale do të jetë e ardhmja europiane e dy vendeve”, përmbylli Muhaxhiri.

Analisti Dragosllav Rasheta nga "Rruga e tretë e re" thotë se deklarata e Bislimit se Kosovës për marrjen e statusit kandidat për BE nuk i nevojitet njohja nga pesë shtete anëtare, është mesazh për përdorim të brendshëm dhe thotë se raporti i sivjetshëm i Komisionit Europian rreth përparimit të Kosovës, ishte i pritshëm.  

Ai shton se qeveria kosovare me në krye kryeministrin Albin Kurti po shkakton kriza të shumta, politike dhe të sigurisë, për të mbuluar dështimet në shumë fusha të tjera reformuese. 

“Kur shikon se çfarë thotë opozita dhe vetë raporti i Komisionit Europian për Kosovën, egziston vdekje e caktuar kur është fjala për progresin dhe realizimin e standardeve të nevojshme europiane, mbi të gjitha në gjyqësor dhe gjithashtu është e nevojshme reforma e kushtetutës. Por edhe ekonomikisht, shikojmë se qeveria e Albin Kurtit gjatë viteve të fundit ka shënuar rritje modeste ekonomike, gjë që çon në faktin se opozita në Kosovë aktualisht është e fortë. Të dy palët po përdorin metoda lëvizëse sesi të shmangin vëmendjen nga disa probleme të brendshme. Ky është një modus operandi i Prishtinës edhe Beogradit” thekson Rasheta për Kosovo onlajn.

Ky i fundit thotë se Banjska dhe ai 24 shtatori i kujtoi Europës se lehtësisht mund të shkohet deri në ndonjë konflikt të armatosur, pavarësisht nëse në fund vërtetohet se "shteti i Sërbisë kishte kontroll mbi të, ose ndoshta edhe më keq, se nuk e kishte".

“Tani që kemi luftë në Ukrainë dhe shikojmë se çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme, se shumë shpejt Ballkani mund të marrë flakë dhe kjo është arsyeja përse vihet theksi mbi të gjitha në fokusimin para së gjithash në marrëveshjen që u arrit në Ohër dhe se integrimi europian i Kosovës dhe Sërbisë, do të jenë të lidhura ngushtë me progresin që do të arrijnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve” thotë Rasheta.

Ky i fundit nënvizon se “Për Kosovën qëllimi i tanishëm është arritja e liberalizimin të vizave, i cili pritej të hynte në fuqi nga Viti i Ri”.

“Por, pas ngjarjeve në Banjskë, por edhe para kësaj, kemi pasur, ju kujtoj, probleme me targat, egziston rezistencë nga vende të caktuara të BE madje edhe ato që e njohin pavarësinë e Kosovës, si Holanda dhe Franca, që kjo të ndodhë kaq shpejt”, thotë Rasheta.

Ai raportin e Komisionit Europian për Kosovën, në të cilin nuk ka asnjë rekomandim që ajo të marrë statusin e kandidatit, për dallim le të them inga B&H e cila u propozua për fillimin e negociatave për anëtarësim, Rasheta thotë se theksi i madh në document është vënë në përafrimin e politikës së jashtme me Brukselin, që deri diku solli vlerësim pozitiv, por nga ana tjetër u përmendën kritika të shumta. 

“Thuhet se është bërë pak në reformën e ligjeve zgjedhore, në gjyqësor. Këto janë ankesat kryesore si për B&H, ashtu edhe për Kosovën, por kur shikojmë 31 kapitujt, B&H vazhdon të jetë shumë para Kosovës. Dhe vetëm arritja e statusit të kandidatit është më shumë simbolike kur shikojmë rrethanat gjeopolitike në të cilat ndodhet Europa, përshpejtimin e zgjerimit, duke siguruar që Ukraina dhe Moldavia të ruhen gjithashtu. Është rrugë e gjatë nga marrja e statutit kandidat, e deri në fillimin e negociatave, pale më përparimin në ato negociata”, thekson Rasheta. 

Ky i fundit kujton se B&H para 10 vitesh paraqiti kërkesë për statusin e kandidatit dhe këtë të fundit e mori vetëm vitin e kaluar.

"Para Kosovës qëndron rrugë e gjatë. Para së gjithash, është e pamundur sepse vetë procedura e dikton që me rekomandimin e Komisionit Europian, Këshilli Europian, d.m.th. të gjitha vendet të pajtohen njëzëri. Është e vështirë të shikohen rrethanat e sotme që vende si Spanja dhe Qiproja të pajtohen me të, madje edhe disa vende që e njohin Kosovën. Sërbia mund të lobojë edhe tek Hungaria apo disa të tjerë, pasi egzistojnë disa faktorë. Europa mund edhe brenda binarity të vet të mbyllë radhët dhe të bëjë reformë të caktuar mbi të gjitha kur është fjala rreth çështjes së vetos, pasi nuk do të shkohej tek zgjerimi. Kështu që mendoj se Kosova dhe deklaratat si ajo e Bislimit shërbejnë për të rritur tensionet për të detyruar Europën të mos tërhiqet nga liberalizimi i vizave. B&H është shumë përpara Kosovës dhe kandidatët kryesorë më afër përmbushjes së standardeve të kërkuara nga BE janë Mali i Zi dhe pas saj Sërbia” përmbyll Rasheta.

Politikologu Ognjen Gogiq beson se Unioni Europian përmes planit franko-gjerman tenton të sigurojë që Sërbia defakto të njohë Kosovën, por nga kjo siç thotë ai, llogaritë e tyre nënkuptonte gjithashtu se do të njihej nga vendet që nuk e kanë bërë këtë deri më tani, çka do t'i hapte rrugën Kosovës për të negociuar anëtarësimin në BE. Ai vlerëson se raporti i fundit i Komisionit Europian për Kosovën, është mesazh se për shkak të politikës së udhëhequr nga Prishtina, duke konsumuar kreditë e tyre.

“Kur bëhet fjalë për raport-progresin e publikuar nga Komisioni Europian për të gjithë aktorët në rajon që përpiqen për anëtarësim, ato nuk janë gjithmonë dokument autoritativ”, tha Gogiq për Kosova Onlajn duke shtuar se ato jo gjithmonë pasqyrojnë politikën e BE.

Siç thekson ai, më shpesh këto raporte janë zakonisht shumë më pozitive dhe më optimiste sesa shtetet anëtare të BE e shikojnë situatën në këtë rajon të cilit i referohet raporti. Ai spegon se raporti i Komisionit Europian kryesisht tenton të inkurajojë kandidatët në rrugën e tyre drejt BE.

“Kështu që është tregues se raporti i KE i cili për nga natyra është pothuajse gjithmonë optimist dhe pozitiv, është mjaft kritik për Kosovën. Kjo tregon se në mbarë BE dhe organet e saj ka pakënaqësi me politikën e Kosovës. Besoj se raporti në radhë të parë pasqyron qëndrimin e BE lidhur me Kosovën gjatë muajit maj dhe qershor, kur ndodhën sulmet në Zveçan, për të cilat BE faktikisht fajësoi Policinë e Kosovës, si dhe kritikoi veprimin e kryeministrit të Kosovës për dërgimin e policisë speciale në veri. Ato raporte janë bërë shumë më herët sesa i paraqiten publikut dhe pasqyrojnë situatën e krijuar shumë kohë përpara se të prezantoheshin. Ndaj mendoj se i referohet asaj periudhe, sepse aty “u thye gota”. Si SHBA dhe BE patën shumë lëvizje tek qeveria në Prishtinë. Ky është mesazh paralajmërues për Kosovën se nuk ka më kredi, se askush në BE nuk është i gatshëm t'i shikojë ata nëpër gishta”, thotë Gogiq.

Kur është fjala për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE dhe ndryshimet e Prishtinës për shkak se ende nuk e kanë marrë statusin e kandidatit, për dallim le të themi, nga B&H, Gogiq thotë se Kosova këtu gabon dhe tregon se nuk di mjaftueshëm për procesin e anëtarësimit.

“Kosova para disa vitesh nënshkroi Marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit dhe në fakt ishte marrëveshja e fundit që mund të nënshkruante në këtë gjendje që është tani, kur nuk njihet nga pesë anëtarë të BE. Që Kosova të bëhet kandidate për anëtarësim dhe fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE, është e nevojshme që të ketë konsensus të të gjitha shteteve anëtare të unionit. Ky konsensus nuk mund të arrihet derisa të gjitha shtetet anëtare të BE t’a njohin Kosovën si shtet dhe kjo nuk po duket” thotë Gogiq.

Ky i fundit beson se me shumë mundësi që marrëveshja franko-gjermane që po ofrohet dhe që po insistohet për pranimin e saj, është përpjekje për të gjetur mënyrën për të siguruar konsensus në kuadër të BE.

“Besoj se Gjermania dhe Franca, të cilat po e promovojnë atë marrëveshje, në fakt llogaritin se nëse Sërbia e pranon atë marrëveshje, çka nënkupton njohjen de facto të Kosovës, do të pasohet nga njohja e Kosovës nga pesë mosnjohësit-Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipros e më pas të krijohen kushtet që BE të arrijë konsensus në ndonjë hap tjetër për t'i dhënë Kosovës statusin e kandidatit për anëtarësim në BE” përfundon Gogiq.