A do t’a drejtojnë fushatën elektorale partitë shqiptare përmes shpinës së sërbëve?

Severna Mitrovica
Burim: Kosovo Online

Qytetarët e Kosovës do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në parlament më 9 shkurt dhe ndonëse fushata zgjedhore zyrtarisht do të nisë pas 7 janarit, konturet e saj janë të dallueshme. Partitë opozitare tashmë kanë nisur qysh tani që të akuzojnë kryeministrin Albin Kurti se po e shfrytëzon për qëllime fushate çështjen e hapjes së urës kryesore mbi Ibër, por dhe deklaratën e papërshtatshme të deputetit të partisë opozitare PDK Bekim Haxhiu rreth vrasjes së policëve sërbë, gjithashtu do të mund të sinjalizojë se politika e luftës mes partive shqiptare do të drejtohet përmes shpinës së sërbëve.

Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq

Tema pa shenjë kombëtare rreth të cilave partitë do të mund të thyejnë shtizat është grusht-prej inflacionit, papunësisë, varfërisë e deri tek mbrojtja e shëndetit, investimet kapitale…por bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn janë më të prirur të vlerësojnë se në fokus ndeshen raportet me Sërbinë dhe sërbët kosovarë dhe se duhet të pritet forcim i retorikës nacionaliste.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë tre ditë më parë se mandati i qeverisë aktuale kosovare u shënua me afera të shumta, stanjacion në të gjitha fushat, mungesë demokracie dhe largim të punëtorëve jashtë vendit, ndërsa partia qeverisëse fushatën e re në prag të zgjedhjeve parlamentare, do ta nisë me insistimin në çeljen e urës mbi Ibër.

“Prej andej do të vazhdojë propaganda politike, ka thënë  Abazi.

Deklaratën e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu që kushdo “që vret polic sërb ka respektin e tij dhe të popullit të Kosovës” në Prishtinë askush nuk e ndoqi, pasi kjo është arsyeja përse egziston frika e justifikuar se prej pikpamjeve antisërbe, nuk do të shmangen në fushatën e ardhshme, veçanërisht nëse kjo sjell ndonjë votë më shumë.

Ish-kryetari i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Nemanja Bishevac, thotë se gjatë fushatës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, por edhe në muajt vijuese derisa fushata ende ska nisur zyrtarisht, pret forcim të retorikës nacionaliste nga të gjitha partitë shqiptare.

“Forcim të retorikës nacionaliste kemi qysh kur Vetvendosja erdhi në pushtet dhe me afrimin e zgjedhjeve, presim që të intensifikohet në çdo vështrim. Presim presion edhe më të madh ndaj popullit sërb. Natyrisht, populli sërb ka arsye të jetë i frikësuar dhe shqetësuar. Ajo retorikë e përforcuar nuk do të vijë vetëm nga Vetëvendosja si parti qeverisëse, por besoj edhe nga të gjitha partitë shqiptare dhe fatkeqësisht besoj se do të vijë edhe nga politikanë të caktuar sërbë të cilët do të tentojnë të rrëmbejnë pikë xhaba politike duke sulmuar shtetin e Sërbisë”, bën të ditur Bishevac për Kosovo onlajn.

 

Ai thotë se partitë shqiptare në Kosovë tek retorika antisërbe shikojnë shancin për pikë të lehta politike por edhe që mund të mos përfundojë gjithçka me deklarata.

"Ata tek kjo padyshim shikojnë disa pika të lehta, të shpejta dhe xhaba. megjithatë, mendoj se përveç deklaratave dhe veprimeve konkrete, përsa i përket veriut, do të tentojnë të shfaqin sesi kanë sundim të plotë të ligjit në veri, duke krijuar atmosferë të keqe për komunitetin sërb dhe kjo fatkeqësisht në veri nuk do të sjellë asgjë të mirë dhe as në mbarë popullin sërb në mbarë hapësirën e Kosovës”, thekson Bishevac.

Sociologu Vlladimir Vulletiq thotë se mund të pritet fushatë në të cilën pasionet nacionaliste do të përforcohen dhe kjo sigurisht nuk do të jetë fushatë që do të lërë gjurmë për normalizimin e raporteve me sërbët.

“Kjo do të thotë se fushata nuk do të orjentohet në kërkimin e zgjidhjeve konstruktive në raportet mes Beogradit dhe Prishtinës. Pra e vetmja çka mund të presim, është se kjo do të jetë fushatë në të cilën pasionet nacionaliste do të përforcohen. Në fund të fundit, mund të themi, dhe fatkeqësisht Kosova ashtu sikurse ata e shikojnë, nuk ka në radhë të parë tema ekonomike, nuk ka në radhë të parë tema të tjera përveç atyre që kanë të bëjnë me nacionalizim dhe çështjet nacionale”, vlerëson Vulletiq për Kosovo Onlajn.

 

Përsa i përket qëndrimit të cilin e shfaqi Haxhiu dhe a lë të kuptohet ai se cila do të jetë qasja e disa partive në fushatën parazgjedhore, Vulletiq thotë se kjo është "padyshim thirrje për terrorizëm".

“Jetojmë në një kohë kur është fort e rëndësishme të theksohet se ngado duhet të egzistojë zero tolerancë ndaj terrorizmit. Mund të debatojmë se cilat ishin motivet e tij. A është fjala për deklaratë të motivuar politikisht e cila do të duhet që në një farë mënyre të tregojë se ai dhe partia e tij janë më ekstremë në shprehjen e interesave kombëtare të shqiptarëve, apo fjala është thjesht për vapën që i goditi kokën. Por këto janë gjëra që tani nuk janë të rëndësishme dhe do të ishin ndonjë lloj zbehjeje, pra tentativë për të relativizuar atë çka është vetë përmbajtja e saj dhe përmbajtja e deklaratës është vërtet e papranueshme për këdo e veçanërisht për dikë që mban ndonjë post politik”, thotë Vulletiq.

Për deklaratën e Haxhiut, komentatori politik nga Prishtina Fadil Lepaja thotë për portalin tonë se është “budallallëk dhe e paqëndrueshme” dhe është i bindur se qytetarët e Kosovës nuk mendojnë kështu

“Policët sërbë, të cilët në Sërbi kryejnë punën e vet, korrekte dhe profesionale, meritojnë respektin e qytetarëve të Sërbisë, dhe policët e etnisë sërbe që u shërbejnë qytetarëve të Kosovës në kuadër të Policisë së Kosovës, në mënyrë profesionale dhe korrekte, gjithashtu meritojnë respektin e qytetarëve të Kosovës. Profesioni i policit është si çdo tjetër dhe kur është brenda ligjit dhe kodit profesional, meriton respektin e të gjithëve. Policët sërbë që shërbejnë sot në Sërbi dhe ata që dikur kanë kryer krime në Kosovë, janë krejtësisht ndryshe, por nuk është korrekte të përdoren emocione të tilla në lojërat e përditshme politike”, shprehet Lepaja.

Përsa i përket fushatës parazgjedhore, sikurse thekson “nëse njihet dita që në mëngjes, atëherë fushata e opozitës nuk do të merret me ekonomisë dhe problemet reale të qytetarëve”.

“Ata do të tentojnë të rrëzojnë Kurtin dhe Vetëvendosjen me çdo çmim, kryesisht duke luajtur tek karta e marrëdhënieve me aleatët, pra SHBA dhe BE. Gjithashtu, çështja e normalizimit të marrëdhënieve me Sërbinë dhe me sërbët kosovarë do të jetë temë e nxehtë, aq më tepër që shumica e opozitës është më afër ideve për shkëmbimin e territoreve dhe qasjes antiglobaliste të kandidatit presidencial në SHBA, Donalld Tramp, ndërsa opozita insiston në integrimin dhe pjesëmarrjen e serbëve në jetën socio-politike të Kosovës dhe se me Sërbinë të ndërtohen marrëdhënie reciproke bazuar në parime europiane. Fatkeqësisht, një pjesë të madhe të sërbëve, veçanërisht në veri, nuk u pranohen ende të drejtat dhe detyrimet e tyre qytetare në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por mendojnë se dyshtetësia u jep të drejta si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Me të vërtetë shtetësia sërbe u jep të drejta në Sërbi po jo në Kosovë  ku të drejtat e veta në Kosovë duhet të ndërtohen nën bashkëjetesë me qytetarët dhe shtetasit e tjerë të Kosovës dhe të kontribuojmë në marrëdhëniet e mira fqinjësore me Sërbinë” thotë Lepaja.

Ky i fundit thotë se shpreson që sërbët të marrin pjesë në zgjedhje dhe t'i shfrytëzojnë të gjitha të drejtat dhe detyrimet që u jep Kushtetuta e Kosovës.

“Shpresoj që së bashku me ne të ndërtojnë Kosovën tonë, të zhvilluar dhe europiane dhe askush të mos e ndjejë nevojën të shkojë të jetojë diku tjetër. Sa më shpejt të përfshihen sërbët në jetën socio-politike të Kosovës, aq më shpejt do të normalizohen marrëdhëniet mes dy fqinjëve dhe rruga europiane do të hapet për të dy vendet, Kosovën dhe Sërbinë”, mendon ky analist.