Kos: Para nesh janë javë dhe muaj vendimtarë për Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt BE-së
Burim: Kosovo Online
Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi sot, para fillimit të Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit, se javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Para nesh janë javë dhe muaj me momente vendimtare. Për Malin e Zi do të jetë thelbësore përmbyllja e negociatave të anëtarësimit. Për Serbinë vendimtare do të jenë zgjedhjet e ardhshme, ndërsa për Shqipërinë ruajtja e ritmit të përparimit në rrugën drejt BE-së. Për Kosovën vendimtare do të jetë zgjedhja për të vazhduar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit”, theksoi Kos.
Ajo tha se pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme që liderët e rajonit janë mbledhur sot në Mal të Zi, vend të cilin, siç u shpreh, e ka vizituar më së shpeshti gjatë këtij viti.
“Gjithmonë më vjen mirë kur kthehem në këtë vend, i cili është i vendosur të bëhet anëtar i BE-së”, shtoi Kos.
0 komentet