A do të kontribuojë dialogu i deputetëve në normalizimin e shpejtë të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës?
Dialogu i deputetëve sërb e kosovarë në parlament si mëngë në proçesin kryesorë të negociatave, do të mund të kontribuonte për klimë të mirë të proçesit që rrjedh nën shkopin e Brukselit në nivelin më të lartë, por dilema-nën çfarë kushtesh do të uleshin anëtarët e të dy parlamenteve në të njëjtat kolltuqe apo në të njëjtën tryezë, në start vendos në pikëpyetje realizueshmërinë e kësaj ideje, vlerësojnë bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn.
Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq
Autori i iniciativës për dialog parlamentar, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Teras, beson se bisedimet e deputetëve do të ishin katalizator i mirë për procesin negociator, i cili është i domosdodhëm të shtyhet përpara. Në përmirësimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, Parlamenti Europian do të mund të kishte vendin e vet, beson Teras. Sipas fjalëve të tij, PE tashmë po shqyrton mundësinë e nisjes së bisedimeve mes deputetëve sërbë e kosovarë në të cilën Parlamenti Europian do të ishte ndërmjetës.
Se për cilat tema deputetët e të dy parlamenteve mund të diskutonin, Teras ende nuk e ka preçizuar.
Analistët janë të mendimit se iniciativë e tillë është e mirëpritur, por tregojnë se egzistojnë faktorë të caktuar kufizues në mënyrë që ajo të realizohet suksesshëm dhe të arrijë qëllimin e vet.
Si sfidë të parë, politologu Ognjen Gogiq bën të ditur takimi i deputetëve të dy kuvendeve mund të interpretohet zyrtarisht si akt i njohjes implicide të Kosovës nga ana e Sërbisë. Nëse mënyra për t’a kapërcyer këtë do të ishte që deputetët kosovarë të shënoheshin me yllin dhe fusnotën çka e trajton BE Kosovën në dokumentet zyrtare, çështja është thotë Gogiq, nëse deputetët nga Prishtina do ta pranonin këtë.
“Për Sërbinë dhe deputetët sërbë, kushti do të ishte që takime të tilla të zhvillohen në mjedisin e statusit neutral, ndërsa pala kosovare sigurisht që nuk do t’ia lehtësonte gjërat palës sërbe, por si një nga kushtet, do të kërkonte patjetër që ata të përfaqësoheshin në parime të barabartë”, tha Gogiq për Kosovo onlajn.
Ai shton se mes deputetëve të kuvendeve të Sërbisë dhe Kosovës, ndërkohë, egzistojnë kontakte të tipit joformal dhe se organizata të ndryshme joqeveritare i mbledhin pas dyerve të mbyllura.
"Por, sikurse mund t’i shikojmë, kjo nuk sjell rezultate dhe nuk kontribuon në përmirësimin e dialogut. Egzistenca e kontakteve në vetvete nuk është e mjaftueshme kur nuk ka vullnet politik tek ata që vendosin më shumë për përparimin e gjërave. Megjithatë në përgjithësi, egziston thirrje për ta bërë dialogun më transparent dhe gjithëpërfshirës dhe se numri i madh i aktorëve nga të dy palët të përfshirë në atë proçes, do të mund kontribiuonte në qëndrueshmëri më të mirë të zgjidhjeve që po arrihen dhe në arritjen e zgjidhjeve të reja që nuk ka prej kohësh", thekson ai.
Nëse do të gjendej modalitet për takimet e deputetëve që për të dy palët do të ishte i pranueshëm dhe nëse bisedimet e tyre do të ishin produktive, atëherë, thotë Gogiq, ato do të ndikonin në perceptimin që egziston tek të dy opinionet publike për palën tjetër dhe padyshim do të kontribuonin në përmirësimin e klimës për dialog. Në këtë rast, thotë ai, do të ishte më e vështirë për vendimmarrësit në Beograd dhe Prishtinë të insistonin në një farë ekskluziviteti, por do të duhej të përshtateshin me publikun e tyre.
"Ky do të ishte mesazh i fortë: nëse deputetët do të mund të takohen dhe flisnin, përse për disa gjëra nuk mund të dakordësohen dhe zgjidhjet të zbatohen në praktikë? Gjithashtu, ky dialog do të ishte i dobishëm nëse do të zhvillohej rreth disa temave të tjera. Nuk është as e nevojshme që ata të përqendrohen direkt tek çështjet e dialogut, por do të mund të diskutojnë rreth çështjeve të integrimit europian apo mbrojtjes së mjedisit, rreth temave më pak kontroverse çka gjithashtu do të ishte kontribut në përmirësimin e klimës për dialog. Por këtu është pyetja e madhe, a do të mund të arrihet në mënyrën e statusit neutral që për Sërbinë do të ishte kusht", thotë Gogiq.
Edhe pse, siç beson ai, deputetët e Kosovës dhe Sërbisë, nën ndërmjetësimin e Parlamentit Europian, mund të japë kontribut dialogut, Belgzim Kamberi, bashkëpunëtor i Institutit "Musine Kokalari" nga Prishtina, vlerëson se problemi më i madh është se dialogu është në krizë tek autoritetet egzekutive tek të dy palët, si dhe tek vetë Bashkimi Europian.
Këto tre adresa, thotë ai për Kosovo Onlajn, do të duhet të tregojnë më shumë vullnet politik për të rinisur dialogun.
"Çdo iniciativë që do të ofronte input për dialogun mes Kosovës dhe Sërbisë nga ana e Bashkimit Europian, do të ishte e mirëpritur, madje edhe përmes deputetëve. Por, problemi më i madh është tek qeveritë dhe tek vetë Europa ku duhet të ishte më efikase dhe e dyta, nevojitet që të kemi qeveri të re në Prishtinë, dhe nuk e kemi as atë dhe as Kuvendin, ashtu sikurse dhe në Sërbi ka më shumë vullnet politik dhe më shumë legjitimitet të autoriteteve për shkak të protestave dhe ngjarjeve lokale", beson Kamberi.
Ky i fundit shton se dialogu i deputetëve mund të bëjë njëfarë presioni tek autoritetet egzekutive, por njëkohësisht thekson se kjo iniciativë dëshmon se vetë Unioni Europian është në një lloj krize përsa i përket dialogut mes Kosovës dhe Sërbisë.
"Duket se jo vetëm SHBA nuk është shumë aktive në Ballkan, por dhe Bashkimi Europian nuk ka vizion përsa i përket dialogut mes Kosovës e Sërbisë. Në dallim nga Shqipëria dhe Mali i Zi, të cilat janë shpallur se do t’i bashkohen Unionit Europian, përsa i përket dialogut mes Kosovës dhe Sërbisë, duket se jemi në një vakum", vlerëson Kamberi.
Lidhur me njoftimin e Teras se mund të nisë dialogu me pesë anëtarët e BE që nuk e njohin Kosovën, që ato të nisin proçesin e njohjes, Kamberi thotë se njohja e Kosovës nga ana e atyre shteteve të BE është gjë e marrëdhënieve dypalëshe dhe vendimit të atyre shteteve sovrane.
“E dyta, disa prej tyre këtë çështje e lidhin me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sërbisë përmes dialogut në Bruksel. Në kontekstin egzistues gjeopolitik, do të ishte surprizuese që të kemi njohje të reja të Kosovës nga ana e pesë shteteve të Bashkimit Europian që nuk e njohën Kosovën. Sidoqoftë, mendoj se është shumë e rëndësishme që normalizimi i raporteve mes Kosovës e Sërbisë dhe dialogu në Bruksel të përparojnë sa më shumë që të jetë e mundur dhe kjo më pas do të mund të ketë efekt në çështjen e njohjes së Republikës së Kosovës nga ana e atyre pesë shteteve”, thotë Kamberi.
0 komentet