Zyra e BE në Kosovë: Ndërprisni urgjentisht shembjen e mëtejshme të shtëpive në Ujman dhe largimin e detyruar

mehanizacija na Gazivodama, rušenje vikendica
Burim: Kosovo Online

Zyra e BE në Kosovë shprehu keqardhjen për shembjet e djeshme të shtëpive në zonën e liqenit të Ujmanit e cila u krye ndërsa banorët e prekur kishin nisur procedurat ligjore në harkun 15 ditor të parashikuar në njoftimet e ndërmarrjes publike Ibër-Lepencit rreth braktisjen dhe pastrimin e tokës, njoftohet nga ky institucion.

BE në një postim në Fejsbuk shprehu shqetësim për mosrespektimin e procedurës ligjore në të, si dhe në disa raste të tjera më parë në veri të Kosovës nga shkurti i këtij viti.

Në deklaratë bëhet thirrje për pezullimin urgjent të të gjitha shembjeve të mëtejshme, largimin e detyruar apo marrjen e pronave derisa shqetësimet në lidhje me procesin e rregullt ligjor, proporcionalitetin, të drejtat e pronës, të drejtat e njeriut dhe mjetet efektive ligjore të adresohen në mënyrë adekuate.

"Pushteti pa vonesë duhet të vendosë kontakt me banorët dhe komunat e prekura dhe të shqyrtojnë zgjidhjet ligjore. Roli i Policisë Kosovare në operacione të tilla duhet të mbetet rreptësisht në kuadër të mandatit të saj ligjor, të bazohet në kërkesa apo vendime të qarta të organeve kompetente dhe të dokumentohet me rregulla", bëhet e ditur në deklaratë.

Sikurse shtoi, masat e pakthyeshme të zbatimit në kontekstin e procedurave në vazhdim dhe pretendimeve të diskutueshme të pronës, ngrenë shqetësime serioze në këndvështrimin e sundimit të ligjit.

"Në përputhje me rrugën europiane të Kosovës, BE pret që pushteti të reagojnë urgjentisht dhe në mënyrë transparente ndaj këtyre shqetësimeve dhe të sigurojnë që veprime të ngjashme të mos përsëriten", thuhet në deklaratë.

Dje në mëngjes nisi shembja e objekteve dhe shtëpive në Liqenin e Ujmanit dhe sipas fjalëve të kryekomunarit të Zubin Potokut, Millosh Peroviq, Komuna e Zubin Potokut për këtë nuk dha leje dhe shembjet u kryen pa vendim gjykate.

Me këtë rast, UNMIK tha për Kosovo Onlajn se po ndiqen me kujdes ngjarjet në lidhje me shembjen e objekteve në liqenin e Ujmanit dhe është në kontakt me të gjitha palët relevante, përfshirë dhe personat e prekur, për të kuptuar më mirë situatën.

Thanë se inkurajojnë të gjitha palët përkatëse të angazhohen konstruktivisht, në përputhje me parimet e proporcionalitetit dhe mosdiskriminimit, nën respekt të plotë dhe zbatim të vazhdueshëm të kuadrit ligjor aktual.