Ambasada e Gjermanisë për shembjen e shtëpive në Ujman: Ndërprisni aksionin, nevojitet zgjidhje ligjore
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë deklaron se ndan shqetësimin që u shpreh nga Unioni Europian për shembjen e shtëpive në liqenin e Ujmanit dhe bëri thirrje për ndaljen urgjente të të gjitha veprimeve.
Nga Ambasada informohet se sundimi i ligjit është kyç për rrugën europiane të Kosovës dhe bëri thirrje për gjetjen e zgjidhjeve ligjore për çështjen e shtëpive në Ujman.
"Respektimi i procedurave të përcaktuara dhe sundimi i ligjit, siç përcaktohet nga Kushtetuta e Kosovës, janë të rëndësisë thelbësore për rrugën europiane të Kosovës. Bëjmë thirrje për ndërprerjen urgjente të aktiviteteve të tilla dhe gjetjen e zgjidhjeve transparente e ligjore", bëhet e ditur në deklaratën e Ambasadës së Gjermanisë në Fehsbuk.
Zyra e BE në Kosovë bëri thirrje për ndërprerje urgjente të të gjitha shembjeve të mëtejshme, largimin e detyruar apo marrjen e pronave derisa shqetësimet në lidhje me procesin e rregullt ligjor, proporcionalitetin, të drejtat e pronës, të drejtat e njeriut dhe mjetet efektive ligjore të adresohen në mënyrë adekuate.
"Pushteti pa vonesë duhet të vendosë kontakt me banorët dhe komunat e prekura dhe të shqyrtojnë zgjidhjet ligjore. Roli i Policisë Kosovare në operacione të tilla duhet të mbetet rreptësisht në kuadër të mandatit të saj ligjor, të bazohet në kërkesa apo vendime të qarta të organeve kompetente dhe të dokumentohet me rregulla", bëhet e ditur në deklaratë.
Dje në mëngjes nisi shembja e objekteve dhe shtëpive në Liqenin e Ujmanit dhe sipas fjalëve të kryekomunarit të Zubin Potokut, Millosh Peroviq, Komuna e Zubin Potokut për këtë nuk dha leje dhe shembjet u kryen pa vendim gjykate.
Anëtari i Kryesisë së Listës Sërbe, Igor Simiq, tha se shembja e djeshme ilegale e objekteve sërbe në Ujman tregon se Albin Kurti vijon dëbimin e sërbëve nga Kosova sipas recetës së provuar ku pa vendim gjykate e pa vendim nga Komuna u shembën shtëpitë sërbe që njerëzit i kanë ndërtuar me aq mund në atë hapësirë.
Misioni i OSBE deklaron se çdo veprim që ndikon në të drejtat e pronës, përfshirë shembjen e paigjshme të objekteve të ndërtuara, duhet të kryhet rreptësisht në përputhje me kornizën ligjore në fuqi, nën respekt të plotë për procedurave të përcaktuara dhe se zbatimi selektiv i ligjit, mund të shkatërrojë besimin e publikut.
Për këtë rast UNMIK i tha Kosovo Onlajn se po ndjek me kujdes zhvillimet në lidhje me shembjen e objekteve në liqenin e Ujmanit dhe se është në kontakt me të gjitha palët relevante, përfshirë dhe personat e prekur, për të kuptuar më mirë situatën.
Thanë se inkurajojnë të gjitha palët përkatëse të angazhohen konstruktivisht, në përputhje me parimet e proporcionalitetit dhe mosdiskriminimit, nën respekt të plotë dhe zbatim të vazhdueshëm të kuadrit ligjor aktual.
0 komentet