A do të përfshihet direkt Amerika në dialogun për të përshpejtuar marrëveshjen përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës?
Marrëveshje përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës nuk do të ketë pa përfshirjen direkte të Amerikës në dialog, vlerësim që mund të dëgjohet shpesh nga analistë dhe politikanë të caktuar nga Prishtina, megjithatë bashkëbiseduesit e Kosova Onlajn tregojnë se SHBA tashmë është prezent në këtë proces negociues dhe se është e diskutueshme nëse Uashingtoni do të dëshironte të merrte zyrtarisht stafetën e negociatave nga Brukseli.
Procesi aktual i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian, është nisur në bazë të rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të datës 9 shtator 2010 e cila "përshëndet gatishmërinë e Bashkimit Europian për të lehtësuar procesin e dialogut mes palëve”. Qysh atëherë, përfaqësues të ndryshëm të SHBA disa të ekspozuar para opinionit publik e disa pas kuintave, të paktën e kanë mbikqyrur këtë proces.
Profesori universitar Muhamet Kelmendi vlerëson në fillim të kësaj jave se pa përfshirjen e SHBA në procesin e dialogut, nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare mes dy palëve, duke theksuar se me ndërmjetësit e BE Zhozef Borelli dhe Mirosllav Llajçakun, asnjëherë nuk do të ketë “marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke”.
Sipas vlerësimit të Igor Novakoviqit drejtor hulumtues në Fondin ISAC, edhe tani egzistojnë kordinime direkte mes SHBA dhe BE, si dhe mbështetje të Uashingtonit në procesin e dialogut që kryhesohet nga Brukseli, sipas të cilës ai nuk shikon se çfarë do të ndryshojë nëse SHBA
në letër do të konsiderohej si negociatori kryesor. Siç thekson ai, tani situata është shumë më ndryshe nga periudha kur ndërmjetësuese ishte Federika Mogerini pasi ndikimi i Amerikës ishte shumë aktiv.
“Nuk e di se çfarë është kjo që analistët kosovarë e shikojnë si moment kyç të ndryshimit nëse SHBA do të udhëheqin dialogun, a do munden të mendojnë për ndonjë konferencë ndërkombëtare si zgjidhje. Amerika tashmë është e përfshirë në dialog dhe fakti që dikush nga SHBA do të ulej bashkë me Bislimin dhe Petkoviqin, pra me Kurtin dhe Vuçiqin në të njëjtën hapësirë, më duket se nuk do të kishte rëndësi më të madhe sepse sigurisht që kemi zotin Eskobar që pak e nga pak, kështu që këtu ai bisedon direkt me ta. Është e mundur kur palën kosovare e potencon Amerika, të mendojnë edhe për faktin se politikanët lokalë do t’a kenë më të lehtë të justifikojnë koncesione të caktuara prej të cilave do të vijnë, sepse “këto i kërkon SHBA” thotë Novakoviq.
Sipas fjalëve të tij, deri në negociatat efikase udhëhiqet nga rrethanat dhe formati, në kuptimin se egziston ndonjë limit kohor për negociata, pra rrethana mjaft të qarta që “shtyjnë” të dy palët.
“Ndonjë paralele mund të jetë Dejtoni, ku pati një seri të tërë zhvillimesh që çuan direkt në pranimin e asaj që të dy palët pranuan atë që dimë se pranuan dhe ku kishte mjaft pragmatizëm amerikan për të kuptuar se cilat janë momentet kyçe të palës sërbe dhe asaj boshnjako-kroate për të pranuar” përmbyll Novakoviq.
Analisti Nexhmedin Spahiu thotë për Kosova Onlajn se me përfshirjen e Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Sërbisë, sigurisht do të përshpejtohej ky proces, pasi siç thekson ai, presioni i SHBA mund të jetë më i fortë se presioni i Bashkimit Europian, por ai nuk beson që Amerika dëshiron të marrë përsipër ndërmjetësimin përmes dialogut.
“Ndërmjetësimi sigurisht që nuk do të largohet nga BE. Amerika mund të jetë pak a shumë e përfshirë në dialog dhe në fakt ka qenë përherë e pranishme, por mandati i dhënë nga Kombet e Bashkuara për ndërmjetësim, mbetet tek BE” thotë Spahiu.
Ky i fundit thotë se nëse SHBA do të merrte përsipër ndërmjetësimin e dialogut, ky proces nuk do t’i ngarkohej me faktin se Uashingtoni e njohu Kosovën, sepse siç thekson ai, statusi i Kosovës nuk diskutohet në dialog.
“Në dialog nuk negociohet për statusin e Kosovës, këto negociata janë zhvilluar në Vjenë në vitin 2005 dhe 2006. Tashmë po negociohet për atë se çfarë duhet të bëjë Kosova për t'u njohur nga Sërbia. Fakti që Amerika e njohu Kosovën, nuk ka lidhje me dialogun. Do të ishte njësoj sikur të themi, Kina që nuk e njohu Kosovën, të ishte ndërmjetësuese” thotë Spahiu.
Siç shton ky i fundit, dialogun mund t’a udhëheqë vendi që e njeh apo jo pavarësinë e Kosovës.
Spahiu beson gjithashtu se Amerika mund të kërkojë kompromise të ndryshme nga Prishtina, si negociator kryesor, por në asnjë rast nuk do të kërkonte prej qeverisë kosovare të tërhiqej nga “shtetësia".
“Amerika mund të kritikojë qeverinë e Kosovës, mund të përpiqet të ndryshojë qeverinë, por Amerika është vend më tepër se serioz për të “ç-njohur” vendin që e ka njohur tani. Kjo nuk mund të ndodhë. SHBA mund të kërkojë prej Kosovës kompromise të vogla apo të mëdha, por nuk mund dhe nuk dëshiron t’a nxisë Kosovën të heqë dorë nga pavarësia e saj” përmbyll Spahiu.
Gazetarja dhe njohësja e shkëlqyer e çështjeve ndërkombëtare Liljana Smajlloviq thotë për Kosovo onlajn se Amerika momentalisht nuk dëshiron asnjë problem në Kosovë. Ndërmjetësimi amerikan mes Beogradit dhe Prishtinës në këtë moment, nuk duhet të jetë katastrofal për interesat sërbe.
“Natyrisht që Amerika, në të njëjtën kohë, është plotësisht e përkushtuar ndaj qëllimit të vet për t’a bërë Kosovën të pavarur dhe sovrane. Kjo këto ditë na kujton në mënyrë eksplicide ambasadorin amerikan në Kosovë. Që do të thotë se momentalisht shkon në favorin tonë që Amerika nuk dëshiron problemet që asaj po i krijon Kurti duke krijuar sjellje agresive ndaj minoritetit sërb dhe pretendimin se ai është Zelenski ballkanik të cilin Sërbia gjoja po përgatitet t’a sulmojë ushtarakisht. Kjo si aty dhe këtu njihet si skenar që Prishtina zyrtare e dëshiron fshehtas. Mendoj se Kurti ka llogaritur gabim edhe kur bëhet fjalë për sanksionet amerikane ndaj qeverisë së tij. Kjo është arsyeja përse Uashingtonit nuk duket aspak si Zelenski i tashëm apo i ardhshëm. Në fakt, për atë që ai injoron sanksionet amerikane sikur të mos egzistonin, Kurti më shumë ngjason me "Putinin e vogël" sesa rivali në Beograd, të cilit ai po përpiqet pa sukses t'i vendosë këtë etiketë, duke e kontaminuar pakthyeshmërisht në sytë e Perëndimit” vlerëson Smajlloviq.
Siç thotë kjo e fundit, ndërmjetësimi amerikan mes Beogradit dhe Prishtinës nuk duhet të jetë katastrofik për interesat sërbe në këtë moment, pasi Uashingtonit në Ballkan nuk i nevojitet asnjë “Zelenski”, asnjë përmbysje, asnjë destabilitet.
“Ka kuptim që sërbët të kundërshtojnë Albin Kurtin në çdo milimetër të hapësirës politike dhe gjeografike në Kosovë, pavarësisht se sa katastrofike kanë qenë ndërhyrjet amerikane për ne në të kaluarën. Natyrisht që Amerika këtu nuk është me “status neutral”, por as edhe Europa. Të gjithë e mbajmë mend sesi zonja Merkel gjatë vizitës me Boris Tadiq tregoi se ishte irrituar nga kujtimi i kësaj sintagme të cilën BE e pranoi si gjethe fiku, madje koncesion formal për të respektuar pesë anëtarët e BE që nuk e njohin Kosovën. Është e vështirë për mua të kujtoj kur herën e fundit dikush me peshë në BE në përgjithësi e përdori këtë term. Por shteti përherë luan me letrat që ka fituar, jo me ato që ka dëshiruar” shton bashkëbiseduesja jonë.
Smajlloviq tregon se Amerika momentalisht nuk dëshiron asnjë problem në Kosovës dhe për këtë Albin Kurti e llogariti herët kur tentoi të përdorte luftën në Ukrainë për të nënshtruar sërbët e pabindur në veri të Kosovës.
“Me gjithë respektin ndaj kritikëve të Listës Sërbe, siç është Marko Jakshiq, mendimin e të cilit e respektoj përherë, do të thosha se sërbët në veri të Kosovës, u treguan kockë më e fortë për Kurtin sesa mbarë opozita prishtinase. Në ndryshim nga sërbët në veri, kjo opozitë ka ndihmës në Bruksel dhe Uashington dhe gëzon mbështetje, sado të madhe, në qendrat e fuqive perëndimore. Ose të paktën kështu më duket mua nga Beogradi” përmbyll Smajlloviq.



0 komentet