Petkoviq me Krois: Prishtina me lëvizjet eskaluese dëshiron të dëbojë popullin sërb
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq u takua sot me përfaqësuesen e sekretarit të përgjithshëm të KB dhe shefen e Zyrës së KB në Beograd Dominik Krois të cilën e njohu sikurse bëri të ditur në deklaratë, me lëvizjet e njëanshme dhe të kundërligjshme të Prishtinës dhe shkeljen e të drejtave bazike të njeriut në Kosovë.
Petkoviq vuri në dukje veçanërisht se me shembjen e objekteve të sërbëve në liqenin e Ujmanit që u krye pa asnjë vendim gjykate, Prishtina tregoi se po shkelte me vetdije dhe rregulloret e veta për të shtypur dhe terrorizuar sërbët veçanërisht ata në veri të Kosovës.
"Ndërsa po i privon përditë të drejtat e votës, Prishtina njëkohësisht me lëvizjet eskaluese dëshiron të dëbojë popullin sërb dhe të krijojë kushte të pamundura jetese", tha Petkoviq.
Ky i fundit bashkëbiseduesin e informoi veçanërisht sikurse tha, me arrestimet arbitrare dhe të motivuara politikisht të sërbëve, të cilat Prishtina i përdor si mekanizëm për të frikësuar dhe dëbuar popullin sërb, ku sipas fjalëve të tij, u tregua me ndalimin e 36 sërbëve në Gazimestan.
"Përgjatë gjithë kësaj kohe, Prishtina u përpoq që të shembë të gjitha arritjet e dialogut në Bruksel dhe për plot 13 vjet refuzoi të formonte Bashkësinë e Komunave Sërbe, që është garantuesi i respektimit të të drejtave kolektive dhe individuale të sërbëve", shtoi Petkoviq.
Beogradi sikurse tha, është për paqen, stabilitetin dhe normalizimin e marrëdhënieve në terren, si dhe për respektimin konsistent të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB.










0 komentet