Mesha në Stari Gracko përkujtohet 27 vjetori i vrasjes së kositësve: U vra shpirti i një fshati
Me meshën para pllakës përkujtimore në Stari Gracko sot u shënua 27 vjetori i vrasjeve të 14 kositësve sërbë. Peshkopi Ilarion në fjalimin pas shërbesës fetare, tha se nuk mund të heshtet ndaj asaj ku prej 27 vitesh u ka ndodhur sërbëve në Kosovë dhe se gënjeshtra nuk mund të pranohet si e vërtetë.
"Sot erdhëm që të lutemi për ata që u kositën kur u larguan, në mënyrë që ndërgjegjja e tyre të lehtësohet plotësisht, ata të mund të vazhdojnë jetë normale dhe të mbledhin të korrat e tyre, të korrin punën e duarve të tyre, duke bërë llogaritë: jetuam me ndershmëri, nuk i bërëm askujt të keqe, çfarë e keqe mund të na ndodhë? Por në këtë botë, u ndodhin gjëra të këqija dhe atyre më të pafajshmëve dhe atij që nuk mëkaton vuajti tmerrësisht për shpëtimin tonë. Ne lutemi që shpirtrat e të gjithë atyre për të cilët u lutëm sot të gjenden në afërsi të Krishtit, le të jenë së bashku me Zotin Krisht. Dhe lutemi për t’i lehtësuar. Erdhëm këtu sepse e dimë që askujt nuk i bëjmë keq dhe të keqen nuk e mendojmë. Dhe do të doja dhe juve t’ju lutesha që të lutemi dhe për armiqtë tanë dhe për xhelatët, që Zoti t'i çojë në rrugën e pendimit dhe të vërtetës", tha Ilarioni.
Megjithatë, tha ai, nuk mund t’a pranojmë gënjeshtrën si të vërtetë.
"Ndonëse lutemi për ndërgjegje të pastër dhe për ata që na duan dhe për ata që na urrejnë, ne nuk mund t’a pranojmë gënjeshtrën si të vërtetë. Nuk mund t’a harrojmë. Nuk mund t’a harrojmë se Dragana Dimiq u vra nga bomba e NATO-s, kjo nuk duhet harruar. Dhe duhet thënë se 89 fëmijë, si sërbë dhe shqiptarë, u vranë nga bombat e NATO-s. Dhe ashtu sikurse nuk duhet t’i mohojmë krimet e kryera nga bashkatdhetarët tanë dhe t’i zvogëlojmë e minimizojmë, përkundrazi, duhet t’i pranojmë, njësoj ashtu nuk mund të heshtim për atë çka i ndodhi popullit tonë për 27 vite në tokën tonë të premtuar”, tha peshkopi.
Pas meshës u vendosën kurora në pllakën përkujtimore nga ndihmësdrejtoreshat e Zyrës për Kosovë e Metohi Milena Parlliq e Milica Dakiq, përfaqësuese të Listës Sërbe dhe institucioneve vendore.
Milena Parlliq ndihmësdrejtoreshë e Zyrës për K&M theksoi se të gjithë të pranishmit janë kronikanë të së kaluarës.
“Të gjithë ne të pranishmit këtu dimë që rjedha e jetës nuk varet nga ne. Por gjithashtu e dimë se ngjarjet tragjike, kujtimi i ngjarjeve tragjike, kujtimi i viktimave dhe martirëve tanë varen në masë të madhe nga vetë ne. Dhe ne këtu të gjithë e konfirmojmë me praninë tonë. Mbetemi kronikanë besnikë të së kaluarës, duke i lënë kështu të tashmes dhe të ardhmes të vërtetën-se viktimat e pafajshme janë simbol i vuajtjeve të popullit sërb, të sërbëve tanë në Stari Gracko, por dhe që janë simbole të pandëshkueshmërisë së krimeve", tha Parlliq.
Pyeti nëse e drejta ndërkombëtare është më pak e rëndësishme kur viktimat janë sërbë.
"Është më e lehtë dhe më e thjeshtë të harrosh të vërtetën, por jam e lumtur që ne sot jemi mbledhur në numër kaq të madh për të kujtuar martirët tanë. Dhe të gjithë mësuam të drejtën ndërkombëtare dhe deklaratat na mësuan se të drejtën për të jetuar e ka çdo njeri se kjo e drejtë nuk varet nga kombësia. Epo, sot me të drejtë dhe pyesim: a është më pak e vlefshme dhe e rëndësishme kur viktima është sërbe? A është më pak e rëndësishme kur bëhet fjalë për nënë sërbe, fëmijë sërb", tha ajo.
Sikurse shtoi, ky krim përherë do të jetë plagë për të gjithë sërbët.
"Derisa e drejta ndërkombëtare të mos ketë trajtim të barabartë pavarësisht përkatësisë nacionale, derisa çdo viktimë me emër e mbiemër të marrë drejtësi, ky krim do të mbetet përgjithmonë plagë për të gjithë ne. Dhe jo vetëm ky krim, por edhe vuajtjet e sërbëve në Hoçën e Madhe, vrasjet fëmijëve në lumin Bistrica, vrasjet e vëllezërve Simiq, familjes Stoliq, familjes Shutakoviq dhe shumë viktima të tjera. Dëshiroj që Zoti t'u japë forcë familjeve të viktimave, të mbetemi të denjë për viktimat tona, të dëshmojnë dhe kujtojnë se viktimat tona nuk vdiqën si kriminelë, por si viktima të pafajshme", tha Parlliq.
Përfaqësuesi i Listës Sërbe, Dalibor Jevtiq, tha se drejtësia do të pakësojë dhimbjen e familjeve të viktimave.
"27 vjet, vit pas viti, në këtë ditë, ne përsërisim të njëjtën pyetje dhe të njëjtën kërkesë. Dhe ajo ka lidhje me drejtësinë. Drejtësi për ata që vdiqën pafajësisht 27 vjet më parë. Drejtësi që në një farë mënyre do të pakësojë dhimbjen e familjeve dhe banorëve të fshatit Stari Gracko. Dikush 27 vjet më parë, me krimin që kreu atëherë, dëshironte të dëbonte sërbët nga ky vend, por dhe kudo ku atëherë jetonin sërbët. Ajo çka është mesazh dhe sot është mesazhi i të gjithë këtyre 27 viteve-rreth kësaj nuk arritën”, tha Jevtiq.
Sikurse shtoi, krimi u luajt para syve të bashkësisë ndërkombëtare.
"Para syve të atyre që erdhën këtu për të garantuar paqen për të gjithë njëlloj. Është e trishtueshme që edhe sot nuk ka përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar këtu për t'i bërë nderimet e tyre viktimave dhe që ata të jenë garant që ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Ndonëse hetimi është mbyllur zyrtarisht, ne nga drejtësia dhe kërkesa nuk do të heqim dorë dhe ata që kryen krimin të dalin përpara drejtësisë dhe këtë e themi qartësisht sot. Jetojmë në kohë ku është vështirë të jesh sërb në territorin e Kosovës e Metohisë, por edhe në këto kohë ne nuk heqim dorë nga jeta dhe mbijetesa në këto vise. Dhe derisa sot sërbët paraburgosen dhe burgosen pa asnjë provë, ata për të cilët kemi dëshmi se kanë kryer krime, vazhdojnë të jenë të lirë”, tha ai.
Millosh Surlliq, banor i Stari Grackos, tha se çdo kujtim i viktimave është trishtim i madh dhe duhet pranuar me respekt, pavarësisht në atë se kujt popull i përkasin viktimat.
“Megjithatë, është e dhimbshme që kujtimi i viktimave tona shpesh nuk gjen jehonë të vërtetë as mes nesh, e aq më pak mes atyre me të cilët ndajmë këtë hapësirë. Nderim pa përjashtim si nga pala sërbe ashtu edhe nga ajo shqiptare që kuptojnë se asnjë viktimë e pafajshme nuk duhet harruar dhe se vuajtjet e të tjerëve nuk i pakësojnë tonat. Të tjerë, thonë, kanë dëshmitarë, pretendojnë se e dinë se kush ka kryer krime ndaj viktimave të tyre dhe kërkojnë drejtësi. Ne megjithatë, ende nuk kemi përgjigje të plota se përse janë vrarë kaq egërsisht kositësit tanë. Ngelen pyetje të cilave askush nuk u është përgjigjur dhe plagët vazhdojnë dhe koha nuk i ka shëruar”, tha Surlliq.
Sikurse shtoi, në Stari Gracko nuk u shuan vetëm disa jetë njerëzore, por u vra shpirti i një fshati të bukur.
"U vranë njerëz përfshirë edhe ata që nuk lindën. U shua shpresa se do të mbijetojmë të lumtur dhe në paqe në vatrat tona. Na është marrë vullneti dhe mundësia për të vazhduar të zhvillojmë atë që nisën gjyshërit dhe baballarët tanë, të ruajmë traditat dhe për të ndërtuar bukurinë e atdheut tonë. Krimi nuk na lejoi as të kishim tre breza që të jetonin vazhdimisht së bashku në këtë fshat, duke krijuar themelet mbi të cilat do të ndërtonin brezat që do të vinin. Sepse vetëm kështu lind ajo dashuri ndaj atdheut. Vetëm kështu formësohen ritet dhe veçoritë e një vendi. Kështu ndërtohen miqësitë dhe lidhjet familjare afatgjata. Kështu ndahen gëzimet e përbashkëta dhe personale në festime, në rritjen e fëmijëve dhe në të gjitha gjërat e mira që Zoti i ka dhënë njeriut", shtoi Surlliq.
Banorët e Stari Grackos, tha ai, as sot nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për gjithçka që kanë humbur.
"Nuk jemi të vetëdijshëm për gjithçka që na është marrë dhe gjithçka që na është mohuar përgjithmonë. Nga dhimbja prej kohësh jemi bërë të mpirë. Humbëm dëshirën dhe na pengohet të jetojmë jetën tonë të plotë dhe të marrim frymë me gjithë mushkëritë", tha ai.
Banorja e Stari Grackos Momirka Çankoviq, theksoi se jeta në këtë vend në 27 vitet e fundit është në hijen e krimit.
"Jeta është në hijen e asaj që ndodhi 27 vjet më parë. Sado që na duket se kemi ecur përpara me jetën dhe se jeta po ecën përpara, çka është e vërtetë deri diku, një pjesë e jona nuk ka dalë kurrë nga ajo natë. Nuk ka ditë që nuk i kujtojmë, nuk ka ditë që nuk i përmendim. Stari Gracko në 27 vite jeton në hijen e banorëve të saj të vrarë”, tha ajo.
Si sot në korien e fshatit Stari Gracko u vranë Millovan Jovanoviq, Jovica dhe Rade Zhiviq, Andrija Odalloviq, Novica, Sllobodan, Mile dhe Momir Janiqijeviq, Stanimir dhe Boshko Dekiq, Sasha dhe Ljubisha Cvejiq, Nikolla Stojanoviq dhe Miodrag Tepsiq. Vrasja e tyre konsiderohet si një nga krimet më të mëdha pas konfliktit në Kosovë në vitin 1999, për të cilin askush nuk mbajti përgjegjësi.
EULEKS në vitin 2017, pezulloi përgjithmonë hetimin ndaj shtatë të dyshuarve ish pjestarë të UÇK me arsyetimin se nuk kishte prova të mjaftueshme për të ngritur padi.












0 komentet