Fshirja e cirilishtes si presion identitar ndaj sërbëve: Çka mund të bëjnë organizatat ndërkombëtare?

Zamenjene ćiriličke table, ilustracija
Burim: Kosovo Online

Shembujt e degradimit të cirilishtes në Kosovë, prej kohësh nuk janë më përjashtim por rregullore, ndërsa ekspertët e gjuhës sërbe shprehen se shkatërrimi i identitetit kombëtar nisi më herët nga gjuha dhe e shkruara. Tabelat rrugore dhe tabelat me emrat e vendeve dhe institucioneve të shkruara në cirilisht, autoritetet kosovare intensivisht i zëvendësojnë me ato latine për të cilën Këshilli për Gjuhën Sërbe i rekomandoi Qeverisë së Sërbisë të ndërhyjë tek UNMIK dhe institucionet e tjera ndërkombëtare. Tek rrezikimi i gjuhës sërbe dhe të së shkruarës, organizatat ndërkombëtare qëndrojnë të verbëra por shpresojnë se duhet të egzistojë, shprehen bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn.

Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq

Këshilli për Gjuhën Sërbe, i cili u themelua nga Qeveria e Sërbisë në vitin 2023 detyra e të cilit është të analizojë situatën në fushën e përdorimit të gjuhës sërbe në jetën publike dhe zbatojë masa për të mbrojtur alfabetin cirilik si gjuhë amtare, i përcolli Qeverisë së Sërbisë rekomandim për të ndërhyrë tek UNMIK dhe institucionet e tjera ndërkombëtare në lidhje me zëvendësimin e emërtesave publike në gjuhën sërbe me gërmat latine në territorin e Kosovës.

Dyert në të cilat mund të trokasë Beogradi, sugjerojnë bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn, mund të jenë Këshilli i Europës dhe UNESKO.

Neni 10 i Kushtetutës së Sërbisë thotë se në Republikën e Sërbisë në përdorim zyrtar është gjuha sërbe me të shkruar në alfabetin cirilik.

Që Kushtetuta e Sërbisë, megjithatë, për autoritetet në Prishtinë nuk është akt ligjor relevant, është e qartë qysh prej vitit 2008, kur u shpall njënshmërisht pavarësia, por egziston dhe Ligji rreth përdorimit të gjuhëve i miratuar nga deputetët në Kosovë, në të cilën thuhet se "gjuha shqipe dhe gjuha sërbe dhe të shkruarit e tyre janë gjuhë zyrtare në Kosovës" dhe se kanë status të barabartë tek institucionet e Kosovës.

“Gjithçka që gjenden nga vendkalimet administrative deri, të themi, në pjesën veriore të Mitrovicës së Kosovës, janë ndryshuar tabelat cirilike në ato latine çka është e papranueshme. Këtë e kemi vërtetuar të gjithë ne që kemi qëndruar në hapësirën e Kosovës e Metohisë në periudhën e mëparshme, kjo është pjesë e mirë e anëtarëve të Këshillit për Gjuhë Sërbe. Kjo është në kundërshtim direkt edhe me atë që është shkruar në ligjet e të ashtuquajturit shtet i Kosovës. Fakti është që dhe aty është e përcaktuar ligjërisht përdorimi i gjuhës sërbe dhe cirilishtes si një paketë standardizimi” thotë për Kosovo onlajn Aleksandar Millanoviq, profesor i Fakultetit Filologjik në Beograd dhe kryetar i këtij Këshilli.

Në Kosovë, shton ai, nuk rrezikohet jo vetëm e shkruajtura zyrtare e Republikës së Sërbisë dhe e shkruara amësore e qytetarëve të Sërbisë dhe sërbëve të Kosovës, por njëkohësisht rrezikohet dhe gjuha sërbe

“Nëse jo në ndonjë mënyrë tjetër, kjo përmes ndryshimit të emërtesave të vendeve sërbe dhe antroponimeve dhe toponimeve sërbe dhe gjithçkaje që në fakt është gjurmë e kulturës sërbe që transpozohet në gjuhën shqipe në përputhje me atë çka Këshilli për gjuhën sërbe sipas fjalëve të tij, pret nga Qeveria e Sërbisë të pranojë rekomandimin e tyre dhe që sa më parë të ndërhyjë me synim mbrojtjen e gjuhës sërbe dhe cirilishtes në hapësirën e K&M.

"Besojmë se akti publik i shtetit tonë, pra përcjellja e letrës zyrtare konkrete UNMIK-ut dhe të gjitha institucioneve të tjera ndërkombëtare, në fakt do të ngjallte një lloj alarmi në Këshillin e Europës, pasi jemi të vetëdijshëm se 'shteti i Kosovës' ka aplikuar tek Këshilli i Europës të gjitha përfitimet e mundshme, përfshirë anëtarësimin në KE. Dhe, meqenëse Këshilli i Evropës pret që të gjitha pakicat dhe për këtë arsye të drejtat gjuhësore të pakicave, duhet të respektohen, ideja jonë është që të reagojmë jo vetëm tek UNMIK-u, çka zakonisht mbetet gërmë e vdekur në letër, por që një lloj presioni i ushtruar nga Këshilli i Europës dhe instancave të tjera në Europë, mund të ndikojë që ajo që përcaktojnë ligjet e të ashtuquajturit shtet të Kosovës, të zbatohet edhe në praktikë", thotë bashkëbiseduesi ynë.

Përmes bisedimeve me sërbët që jetojnë në hapësirën si në veri apo në jug të Ibrit, shton se u arrit në përfundimin se të gjithë reaguan shumë dhunshëm ndaj heqjes së cirilishtes, pavarësisht nivelit të tyre të arsimimit, orientimit të tyre politik apo ndonjë gjëje tjetër.

"Ata e përjetojnë si lloj presioni identiteti, në mënyrë të caktuar. Vetëm për këtë është plotësisht e qartë se presim që kërcënimi ndaj të drejtave të pakicës kombëtare sërbe në krahinën tonë në një mënyrë adekuate të zgjidhet", ka thënë Millanoviq.

Duke komentuar rekomandimet e Këshillit për Gjuhë Sërbe përcjellë Qeverisë së Sërbisë, Zhivojin Rakoçeviq gazetar dhe shkrimtar nga Graçanica, thotë për Kosovo Onlajn  se çdo veprim që ndërmerret është i çmueshëm, pasi ofron siguri për fëmijët që në rrugë kanë frikë të thonë “Dobar dan“.

“Të gjitha institucionet përgjegjëse, çdo shtet, organizatat joqeveritare ndërkombëtare, çdo media duhet të ndjejë frikën e sërbëve kosovarë nga përdorimi i gjuhës amë. Duhet të shihet diskrimini madhështor që ndodh në këtë fushë dhe të kuptojë se ndonëse në të gjitha dokumentacionet thuhet se sërbishtja dhe shqipja janë gjuhë të barabarta, kjo absolutisht nuk vlen” shprehet Rakoçeviq.

Rreth rrezikut të gjuhës sërbe në Kosovë shumë pak flitet.

"Nëse egziston kërcënim i përsosur në Kosovë e Metohi, atëherë ky është kërcënimi i gjuhës sonë. Nuk ka asnjë prej nesh që jeton në Kosovë e Metohi që të paktën një herë në javë pyet veten: 'Mundem të them diçka në gjuhën time’? Gjuha jonë tek ne është aq e frikësuar, e kërcënuar dhe në zhdukje saqë kjo është situatë e frikshme. Gjuha është mjet identifikimi dhe ne ndodhemi në atë pozitë fatkeqe ku ju tradhtoni gjuhën tuaj pasi shikoni se si ndaj jush sillet polici, nëpunësi, si sillet shitësja, dikush në rrugë, nëse flisni gjuhën tuaj amtare. Jemi të dënuar me frikën e përdorimit të gjuhës amtare", thotë Rakoçeviq.

Unmik, thekson ai, në fillim të misionit të vet, vendosi të mbrojë të paktën emrat e vendeve, të fusë përdorimin e detyrueshëm si të shqipes dhe të sërbishtes dhe disa zyrtarë provuan të bënin diçka, por thotë se gjithçka u shemb dhe gjithçka mbeti në guaskë.

“Tani UNMIK është guaskë e guaskës. Fuqia e tij është pothuajse inegzistente dhe organizatat e tjera ndërkombëtare mbyllin sytë ndaj të gjitha këtyre. Për herë të parë në historinë e këtyre viseve, fjala e gjuhës sërbe u bë shkas për t'u zhdukur” shprehet i zemëruar Rakoçeviq.

Në Kosovë, thotë ai, gjatë këtyre viteve kanë ndodhur mijëra riemërtime vendesh, kështu që emërtesa në hartë e "Hanit të Elezit" në vend të Gjeneral Jankoviq, ishte "fitore e madhe kombëtare".

"Nëse thua Metohi, juve jeni të nxjerrë nga jeta. Ju nuk mund të bëni asgjë këtu. Dhe kush e di se çfarë do të mendojë administrata më pas për të të dënuar, sepse kur dënon gjuhën tuaj, dënon intimitetin tuaj më të thellë, mendimet e tua më të fshehta, të drejtën tënde për të folur gjuhën  amtare. Shumica dërrmuese prej nesh nuk dinë, le të themi, frëngjisht, por askush në Paris nuk ka frikë se nuk di frëngjisht. Këtu ne frikësohemi sepse na thuhet: 'Ju duhet të flisni shqip'. Juve polici në ndonjë vendkalim të thotë: 'Kjo është Kosova, ti duhet të dish shqip', dhe ju paguani taksat dhe ai polici paguhet për të thënë 'Mirëdita' në gjuhën sërbe. Kjo është temë mjaft e thellë që prek shtresat më intime psikologjike gjuhësore dhe atë jetë banale, shoqërore, të përditshme, të thjeshtë që thotë: 'A duhet të hyj në këtë dyqan, të marr dhe të hesht apo duhet të them diçka në gjuhën time amtare'", thotë Rakoçeviq.

Profesori në Fakultetin e Mësuesisë të Prizrenit me seli në Lleposaviq Boshko Millovanoviq thotë se Këshilli për Gjuhën Sërbe është njohur me momentin mjaft serioz të cënimit të të shkruarit në cirilisht në Kosovë e Metohi.

“Këshilli i përcolli kërkesë qeverisë që të reagojë për të ruajtur identitetin. Kur dikush shemb toponimet, emërtesat e vendeve, hidronime, emrat e lumejve, emërtesat e institucioneve, ai direkt ndikon tek identiteti kulturor i një populli. Shembja e identitetit kombëtar fillimisht nis nga gjuha e më pas nga e shkruara” thekson  Millovanoviq për Kosovo Onlajn.

Për çështjen e ruajtjes së cirilishtes në Kosovë, sipas opinionit të tij, duhet t’i drejtohesh Unesko dhe Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strazburg. Sikurse bëhet e ditur kur qeveria e një kombi i drejtohet Unesko, atëherë kjo kërkesë i përcillet më tej Këshillit të Europës për t’a shqyrtuar.

“Duhet t’u trejtohesh atyre sepse pikërisht janë ata që kanë dëgjuar të drejtat e shqiptarëve në Kosovë e Metohi para vitit 1999 dhe jam i sigurt se nëse sërbët do të kërkonin të drejtat e veta në Kosovë që kishin shqiptarët para vitit 1999, ata nuk do t’a pranonin kurrë sepse do të ishte absolutisht vlerësim të identitetit kombëtar të atij populli. Këto dy institucione janë adresa e duhur për arsye se egzistojnë mekanizma që monitorojnë vendimet e tyre, pavarësisht faktit se ato më vonë mund të jenë negative për ne. Por, sikurse do të thoshte Njegoshi: 'Koha është zgjidhja mjeshtërore' dhe koha do të tregojë se kishim të drejtë sepse besojmë tek e vërteta që përherë është në anën e të shtypurve” bën të ditur Millovanoviq.

Ky i fundit thekson se toponimet janë diçka të padukshme dhe se autoritetet kosovare kanë ndryshuar mjaft, kështu që Vuçiterna quhet Vushtrri, ndërsa Anëmoravës Kosovare i është ndryshuar emërtesa e vendit të lindjes së Princ Llazarit të Priljepit që tashmë etiketohet Prepelnice.

“Janë më pak të dukshme të gjitha vendimet të cilat sërbët kërkojnë para gjykatave të Kosovës dhe të gjitha institucioneve kosovare, të cilat na drejtohen me shkrim latin. E kemi për detyrë të mbrojmë identitetin tonë kombëtar përmes të shkruarës, sepse për sa kohë që e shkruara jonë egziston këtu, ky është konfirmim i identitetit tonë dhe i vazhdimësisë së një populli në këto vise dhe jam i bindur se ajo që ata imagjinuan nuk ka perspektivë” thotë Millovanoviq.

Ndërkaq përveç profesor Aleksandar Millanoviqit, në Këshillin për Gjuhë Sërbe janë dhe Sreto Tanasiq, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve i Republikës Sërbe të Bosnjës, profesor Millosh Kovaçeviq bashkëpunëtor i lartë shkencor Vlladan Jovanoviq, bashkëpunëtorja e lartë shkencore Marina Spasojeviq, profesori i jashtëzakonshëm Aleksandar Millanoviq, shkrimtari Vladimir Pishtalo, Sellimir Radulloviq, Zoran Avramoviq dhe Miodrag Kajtez.