Inxhinieri etnike në veri të Kosovës-a kanë sërbët arsye për frikë nga shqiptarizimi?

Severna Mitrovica u doba korone
Burim: Kosovo Online

Komunat sërbe në veri të Kosovës prej më shumë se një viti drejtohen nga kryekomunarët shqiptarë ku pushtetin e kanë marrë me pothuajse 3% të votave. Planet e Qeverisë së Kosovës janë që ky raport do të mund të ndryshojë por jo nga kryekomunarët që punojnë për të fituar besimin e shumicës së popullsisë, por përkundrazi me inxhinieri etnike, paralajmërojnë bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn.

Shkruar nga: Petar Rosiq

Në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Lleposaviq dhe Zveçan në plan është ndërtimi i 200 shtëpive të destinuara për pakicat etnike, deklaroi në mes të muajit ministri i administratës dhe pushtetit vendor Elbert Krasniqi.

Halil Kastrati, kryetari i shoqërisë "Siroçad Ballkan" i cili me ministrinë ndan shpenzimet prej gati 4 milionë euro, ka thënë për mediat se qëllimi i projektit është të mbështeten dhe forcohen pakicat kombëtare që jetojnë në veri të Kosovës, përfshirë dhe shqiptarët, boshnjakët, turqit.

Marrëveshja është nënshkruar tre ditë pasi Policia Kosovare ndaloi punimet në vendbanimin e të kthyerve “Lugina e Diellit” në veri të Kosovës. Ky vend është investim i qeverisë së Sërbisë në Komunën e Zveçanit nisur qysh më vitin 2016, ndërsa autoritetet kanë deklaruar se arsyeja për ndaljen e punimeve ishte se "punonin pa leje".

Në fillim të muajit policia kosovare bastisi dhe mbyli nëntë filjale të Postës së Sërbisë në katër komuna në veri të Kosovës ndërsa për sot është njoftuar se në Mitrovicën e Veriut çelja e zyrave e shërbimeve të Postës së Kosovës, për herë të parë qysh kur sistemi kosovar operon me atë institucion.

Reklama e Postës së Kosovës është vendosur në një objekt tek shëtitorja në afërsi të urës qëndrore mbi Ibër, ndërsa tek vetë lokali shihen punëtorë të cilët janë duke punuar në përgatitjen e objektit për çelje.

Në të njëjtën kohë Agjencia Kosovare e Privatizimit, lokalet të cilat më herët i shfrytëzonin sërbët në veri, nisën t'u linin vendin permes tenderave biznesmenëve shqiptarë.

Një lokal i tillë është çelur dje në Mitrovicën e Veriut. Godina e cila më parë ka qenë mishtore dhe market Llaziq, tashmë është market "Meridian Expres", në pronësi të shqiptarëve.

Ndonëse drejtori Anton Gashi thotë se do të japë gjithçka nga vetja që myshterinjtë e tij të jenë të barabartë, banorët e qytetit në Ibër për Kosovo onlajn theksojnë frikën nga zbatimi i këtyre vendimeve, të cilat sikurse thonë, portretizojnë artificialisht bashkëjetesën ndërsa në fakt është presion më shumë ndaj sërbëve.

Ndërsa disa rrëfejnë rreth ditëve të mira të vjetra kur të gjithë shoqëroheshim, të tjerët janë të shqetësuar për të ardhmen.

“Vështirë është, sesi do jetë, kush e di. Këtu lart tek ne bëjnë shtëpi në kodrën Anka Spajiq. Qëndrojnë tek rruga, nuk do të largohen prej saj. Sidoqë të jetë, kemi frikë. Nuk mundemi t'i lëmë fëmijët të dalin në rrugë", thotë një banore.

Bashkëqytetari i saj pajtohet se situata nuk është e mirë për sërbët dhe thekson se "atë që kanë në mendje, do t’a bëjnë".

“Për ne është negative. Ku do të shkojë populli? Nga ku? Ku po shkojmë? A do të funksionojë? Do dojë të bëjë atë që ka në mendje. Ky është një lloj presioni ndaj sërbëve. Shikoj atë urën poshtë... të shikojmë se çfarë do ndodhë”, tha ai.

Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nemanja Bishevac, nuk ka dyshime se pas planit të qeverisë në Prishtinë për ndërtimin e 200 shtëpive për pakicat, qëndron tentativa për shqiptarizimin e veriut të Kosovës.

“Sigurisht që vendosja dhunshëm e shqiptarëve në hapësirën e veriut të Kosovës do të thotë shqiptarizim i veriut. Megjithatë, jam i sigurt se tentativat e tyre dhe vendosja nuk do t’a detyrojnë popullatën sërbe që të shpërngulet. Ne këtu kemi me shekuj dhe 25 vite me kërcënime konstante nga jugu. Mendoj se populli sërb do rezistojë dhe ajo çka është më e rëndësishme për të gjithë ne, është që të mos braktisim vatrat tona”, thotë Bishevac për Kosovo onlajn.

Ky i fundit bën të ditur se përveç tentativave për ndërtimin e shtëpive dhe vendosjen e shqiptarëve, qeveria kosovare kohët e fundit dhe lokalet në veri, u’a lë biznesmenëve shqiptarë.

“Shpresojnë të ndryshojnë strukturën. Jam i sigurt, edhe pse ata vazhdimisht këtë po tentojnë t’a bëjnë, nuk do të ndikojë tek populli ynë dhe se jemi të vendosur në vendimet tona për të qëndruar në këto vise”, nënvizon ai.

Pyetjes nëse Agjencia e Privatizimit, lokalet që përdornin sërbët po u’a ndan shqiptarëve mund të nënkuptojë se tensioni ndëretnik është ulur, përgjigja është: “Është pikërisht e kundërta”.

“Kjo është një nga mënyrat më të rëndësishme të tyre për dëbimin e sërbëve. Ata dëshirojnë të tregojnë se mbarë veriun e mbajnë nën kontroll dhe sesi dyqanet dhe produktet e tyre thjesht mund t'i shërbejnë të gjitha nevojave e popullit sërb. Populli sërb është mjaft i vetëdijshëm dhe e di mirë se si qëndrojnë gjërat”, tha Bishevac.

Bashkëpunëtori hulumtues i Institutit për Kulturë Sërbe në Lleposaviq, dr Petar Ristanoviq, vlerëson për Kosovo onlajn se tek sërbët në veri të Kosovës, egziston frikë e arsyeshme për shkak të planit të qeverisë kosovare veçanërisht në kontekstin e tensioneve aktuale.

“Mendoj se arsye për frikë tek sërbët egziston nëse vëzhgon gjithçka në kontekstin e ngjarjeve më të gjera. Që situata në atë hapësirë është e zakonshme, se nuk do të kishte tensione, ndërtimi i shtëpive për të varfërit dhe pjesëtarëve e pakicave apo privatizimi i lokaleve të firmave të falimetuara, do të ishte diçka krejtësisht normale dhe e pritshme. Por në kontekstin e ngjarjeve të tashme dhe tentativave aktuale de facto për të detyruar sërbët të shpërngulen, pra të krijohen kushte të tilla jetese që sa më shumë sërbë të vendosin tek shpërngulja nga pjesë të Kosovës ku vazhdojnë të jenë me shumicë sërbe, atëherë këto ngjarje janë pjesë e asaj politike më të gjerë që nuk është zyrtare, por të gjithë jemi dëshmitarë se ajo egziston në terren”, tha Ristanoviq.

Duke komentuar çeljen e firmave shqiptare në veri, Ristanoviq bën të ditur se biznesi përherë ka mirëfunksionuar në Kosovë.

“Si dikush që merret me historinë e Kosovës gjatë periudhës së Jugosllavisë komuniste, kur situata ishte shumë më normale se sot, kam qenë dëshmitar duke biseduar me njerëzit dhe kam dëgjuar shumë herë se si ata kishin vetëm fjalë lavdëruese për biznesin në bashkëpunim me shqiptarët sidomos në sektorin privat. Situatë e ngjashme ka qenë dhe në vitet ’90. Gjendja ishte e jashtëzakonshme, rrethanat gjithashtu, por sërish biznesi funksiononte. Puna funksiononte dhe njerëzit bashkëpunonin dhe në rrethana të jashtëzakonshme”, thotë ai.

Megjithatë, bën të ditur se kur pati rebelim të armatosur, deri në luftë, besnikëria dhe bashkëpunimi u zhduk brenda natës.

“Ato vija ndasish nacionale ishin shumë të dukshme në vitin 1998. Dhe çdo besnikëri dhe bashkëpunim që egzistonte në periudhën e mëparshme, praktikisht u zhduk brenda natës. Ajo çka shqiptarët hapin firma në veri të Kosovës, në disa rrethana normale, do të ishte e pritshme, madje e dëshirueshme, por nëse shikohet në kontekstin e zhvillimeve aktuale, kjo shkakton kujdes dhe dyshim, ndonëse nuk mund të themi se çdo shqiptar që hap firmë ka ndonjë qëllim të keq”, konkludoi Ristanoviq.

Hulumtuesi i Qendrës për Stabilitet Shoqëror Marko Bllazhiq, planin e qeverisë në Prishtinë për ndërtimin e 200 shtëpive në veri, e shikon si tentativë më shumë e Albin Kurtit për të ushtruar “stuhinë e heshtur” ndaj sërbëve.

“Arsye për frikë sigurisht egziston, aq më tepër që Albin Kurti është në krye të institucioneve të përkohshme në Prishtinë. Është e qartë se ai po ndërmerr atë modelin e ‘stuhisë së qetë’ për të arritur qëllimin final, çka është Kosovë e Metohi etnikisht e pastër” bën të ditur për Kosovo onlajn.

Shton se fokusi i Kurtit aktualisht është në veri dhe se njoftimi se do të hapet ura mbi Ibër, është pikërisht në shërbim të “pushtimit të plotë të Kosovës”.

“Bazat ilegale që po ndërtohen, dhe tani po shikojmë shpalljen e ndërtimit të 200 shtëpive për josërbët, sërish në vendbanime sërbe dhe kjo është e gjitha, dhe sërish përmend, në shërbim të pushtimit të veriut për të krijuar atmosferë frike për sërbët dhe se ata në atmosferë të atillë, do të arrinin që të largohen nga vatrat e tyre shekullore dhe se Albin Kurti të arrijë qëllimin e vet dhe kjo është Kosovë e Metohi etnikisht të pastër”, thotë bashkëbiseduesi ynë.

Ky i fundit bën të ditur se kjo është pjesë e diskriminimit që ka për synim ndryshimin e strukturës etnike të këtyre komunave, pra të veriut të Kosovës.

Njëkohësisht vlerëson dhe vendimet e Agjencisë së Privatizimit, ku lokalet që dikur i shfrytëzonin sërbët, përmes tenderave u janë dhënë biznesmenëve shqiptarë në jug të Ibrit.

“Mendoj se ky është një proces i dhunshëm dhe nëse shikojmë, çdo proces shoqërohet me praninë e forcave policore kosovare të ashtuquajturat forcat e sigurisë kosovare të cilat sërish sipas marrëveshjes së Brukselit, nuk duhet të jenë të pranishme në veri të Kosovës e Metohisë pa miratimin e përfaqësuesve të komunitetit sërb”, thotë Bllazhiq.

Ky i fundit shton se lëvizje të tilla tregojnë një farë lloj bashkëjetese artificiale, por që në fakt kanë një qëllim.

“Është kryerja e shqiptarizimit të veriut të Kosovës e Metohisë, okupimi i veriut të Kosovës, sërish si synimi final që sërbët të ikin prej vatrave të tyre shekullore. Dhe çdo hap që shikoni është pikërisht në shërbim të kësaj. Mundemi tani kronologjikisht të kalojmë shumë nga ato lëvizje të njëanshme që ka ndërmarrë Albin Kurti, të gjitha kanë një qëllim final dhe ky është pikërisht largimi dhe dëbimi i sërbëve”, nënvizon ai.