Bishevac: Vendosja me dhunë e shqiptarëve në veri nuk do t'i largojë serbët
Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nemanja Bishevac, planin e qeverisë së Prishtinës për ndërtimin e 200 shtëpive për pakicat në veri e sheh si përpjekje për shqiptarizim, por shton se ajo nuk do ta detyrojë popullatën serbe të shpërngulet.
“Sigurisht që vendosja me dhunë e shqiptarëve në zonën e veriut të Kosovës do të thotë shqiptarizim i veriut. Megjithatë, jam i sigurt se përpjekjet dhe vendosja e tyre nuk do ta detyrojnë popullsinë serbe të shpërngulet. Ne kemi qenë këtu për shekuj e 25 vjet me kërcënime të vazhdueshme nga jugu. Mendoj se populli serb duhet të qëndrojë dhe se ajo që është më e rëndësishme për të gjithë ne është që të mos i lëmë vatrat tona”, thotë Bishevac për Kosovo online.
Ai thekson se përveç përpjekjeve për të ndërtuar shtëpi dhe për të vendosur shqiptarë, qeveria e Kosovës kohëve të fundit po ua lëshon lokalet në veri biznesmenëve shqiptarë.
“Ata shpresojnë të ndryshojnë strukturën. Jam i sigurt, edhe pse vazhdimisht po përpiqen ta bëjnë këtë, nuk do të ndikojë tek njerëzit tanë dhe se ne jemi të vendosur në vendimet tona për të qëndruar në këtë hapsirë”, nënvizon ai.
Në pyetjen nëse Agjencia e Privatizimit po ua ndan lokalin e serbëve shqiptarëve mund të nënkuptojë se tensioni ndëretnik është ulur, përgjigja është: “Pikërisht e kundërta”.
“Është një nga mënyrat më të rëndësishme për të dëbuar serbët. Ata duan të tregojnë se si e mbajnë nën kontroll gjithë veriun dhe se si dyqanet dhe produktet e tyre thjesht mund t'i shërbejnë të gjitha nevojave e popullit serb. Populli serb është mjaft i vetëdijshëm dhe e di mirë se si janë gjërat”, tha Bishevac.
komentet