Radakoviq: Raporti i mëhershëm i UNMIK nuk ishte kaq real, i saktë dhe gjithpërfshirës

1
Burim: Kosovo Online

Drejtori egzekutiv i organizatës joqeveritare Qendra për Përfaqësim të Kulturës Demokratike (ACDC) Dushan Radakoviq vlerësoi se raporti i Unmik i paraqitur në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ishte një nga më gjithpërfshirësit dhe më konkreti derimë sot, sepse përfshinte shkeljen e të drejtave qysh nga marsi e derimë sot, përfshirë dhe zhvillimet në Ujman e Gazimestan.

"Raporti i mëhershëm i UNMIK nuk ishte kaq real, i saktë dhe gjithëpërfshirës. Para së gjithash mendoj për shkeljet e të drejtave nga marsi e deri më sot, përfshirë zhvillimet në Ujman e Gazimestan, veprimet policore dhe torturat në veri, si dhe mbylljen e institucioneve dhe autoriteteve të përkohshme. Mendoj se raporti i mëparshëm i UNMIK, nuk ka qenë kaq gjithëpërfshirës dhe konkret çka më surprizoi këndshëm. Në seancë u cituan dhe raportet e EULEKS, si dhe gjetjet e shoqërisë civile, pra neve që kontribuam përmes iniciativave të ndryshme. Mendoj se Kombet e Bashkuara më në fund paraqitën raport të goditur, të dobishëm e gjithëpërfshirës. Gjithçka tjetër është lojë politike e Konjufcës i cili mbrojti njërën palë, duke e paraqitur si vendin më demokratik në Europë dhe Gjuriq i cili, nga ana tjetër, përfaqësoi qëndrimet e kundërta dhe vuri në dukje shkeljet që ndodhën nga marsi e deri më sot", tha Radakoviq për Kosovo Onlajn.

Duke folur rreth asaj se çka ndryshoi në raport me seancat e mëparshme, Radakoviq vlerësoi se nuk ka ndryshime domethënëse dhe se dallimet në qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare janë ende të pranishme.

"Të jemi të sinqertë, nuk ka shumë ndryshime. Vijojnë të ketë dallime të dukshme në qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare. Para së gjithash mendoj për institucionet amerikane, të cilat dëshirojnë t’a përfundojnë disi misionin e KB ose t’a shndërrojnë gradualisht në mision shumë më të vogël, kryesisht për shkak të krizave në botë dhe mungesës së parave. Nga ana tjetër, Kina, Rusia dhe vende të tjera vazhdojnë të bëjnë thirrje për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, Rezolutën 1244 dhe çështje të tjera. Këto janë tema që përsëriten në çdo seancë. Megjithatë, sikurse thashë, raporti më surprizoi këndshëm sepse ishte gjithëpërfshirës e konkret, me detaje të qarta se ku po shkelen të drejtat kushtetuese dhe ligjore të të gjithë qytetarëve e para së gjithash të pjestarëve të komunitetit sërb në veri", tha ai.

Radakoviq shpreson që pas seancës së djeshme, të shkohet në përmirësimin e pozitës së sërbëve në Kosovë. Pret që bashkësia ndërkombëtare të forcojë presionin mbi Prishtinën, veçanërisht tani që institucionet kosovare janë formuar.

"Shpresoj sinqerisht që do të vijë deri aty sepse, sikurse kam thënë, fjala është për raport serioz e të fortë që u prezantua në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën asistuan të gjitha vendet më të fuqishme të botës. Shpresoj që bashkësia ndërkombëtare, para së gjithash Bashkimi Europian, por dhe institucionet amerikane, më në fund pas dy vitesh, tani që institucionet në Kosovë janë formuar, do të ushtrojnë dukshëm më shumë presion mbi Prishtinën sesi të zbatojnë masa dhe ligje të shumta", theksoi Radakoviq.

Ky i fundit kujtoi se gjatë dy viteve të kaluara, siç tha, nuk kishte qeveri funksionale apo institucione që do të kryenin plotësisht punën e tyre, por punonin në bazë të udhëzimeve administrative.

"Faktikisht, për dy vjet nuk patëm qeveri e as institucione që operonin dhe funksiononin, por punuam në bazë të atyre udhëzimeve të famshme administrative. Tashmë kemi qeveri me kapacitet të plotë dhe president, mbi të cilin bashkësia ndërkombëtare, kryesisht Unioni Europian, mund dhe duhet të ushtrojë presion, si në lidhje me të drejtat e sërbëve, ashtu edhe kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut në Kosovë në përgjithësi, rrugën europiane të saj dhe ligjet e panumërta që duhen miratuar", tha ai.

Radakoviq shpreson se veçanërisht në rast të ndërprerjes së luftës në Ukrainë, mund të shkohet deri në përmirësim e kushteve në Kosovë.

"Shpresoj sinqerisht që, veçanërisht nëse lufta në Ukrainë mbaron, do të shkohet deri në përmbysje të caktuar në Kosovë dhe se mundësitë do të përmirësohen", konkludoi Radakoviq.